Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pasi kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi kreun e qeverisë në interpelancë urgjente për çështjen 'Becchetti'.
Përmes një reagimi në platformë "X", Rama shkruan se do t’i shkojë në interpelancë Bardhit atëherë kur të ketë dalë rezultati i hetimeve të SPAK për akuzën e Bardhit se vëllai i tij, Olsi Rama, është i përfshirë në grupin kriminal të trafikut të kokainës që ndërtoi laboratorin e drogës në Xibrakë.
“Unë do t’i shkoj në çdo interpelancë Gazmend Bardhit, por vetëm pasi të ketë dalë përfundimi i hetimeve të SPAK-ut për trafikantin e drogës, që ai ka zbuluar në familjen time dhe vetëm nëse Olsi Rama nuk del siç pretendon ky zotëria që vetëm zotëri nuk është”, shkruan Rama ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Më thonë që Gazmend Bardhi më paskërka kërkuar sot urgjent në Kuvend për “100 e kusur milionë Eurot”, se sipas tij i paskërka marrë nga shteti shqiptar ai krimineli italian, të cilin partia e B-ve e ka një nga komerdaret e vjetra, që e nxjerr si rregull përpara se sa të mbytet nga dallga popullore në zgjedhjet e radhës!
Këto “100 e ca milionët” ua treguan me të madhe shqiptarëve, si të marra e të futura në xhep prej italianit në fjalë edhe në 2021-shin, edhe në 2023-shin! Madje prodhuan edhe ca fletushka bakalli, që ua vinin njerëzve në xhamat e makinave, ku bënin thirrje për të votuar kundër meje dhe Partisë Socialiste për inat të “100 e ca milionë Eurove” të humbura për shkakun tim. Dihet se si votuan njerëzit, që qyshse i çuan në opozitë me 1 milionë shpulla dhe i lanë thuajse pa asnjë bashki së fundmi, nuk e kanë ngrënë asnjëherë për djathë sapunin e B-ve të mëdha e të vogla të Partisë Demokratike.
Po pyetja sot është:
A janë vallë kaq injorantë këta sherrxhinj e gënjeshtarë pa din e as iman, sa të mos e dinë që kur nga ky shtet dalin lekë, për çdo detyrim për diçka apo ndaj dikujt, ka dokumenta shtetërorë ku shkruhet shlyerja e detyrimit apo janë vallë kaq të poshtër, sa megjithëse e dinë që në këtë rast nuk ekziston asnjë dokument i tillë, vazhdojnë me avazin e kësaj shpifjeje të vjetër, për të ngritur akuza dhe helmuar popullin për zgjedhjet e reja?! Nuk e di, me shumë gjasë janë të dyja bashkë.
Fakti që s’e luan topi është, se deri në këtë çast që flasim, ai kriminel i dënuar 17 vjet nga gjykata për tërë të zezat, nuk ka marrë akoma asnjë kokërr leku nga shteti shqiptar dhe nuk ka asnjë dokument shtetëror që të provojë të kundërtën! Madje ai ka hyrë tanimë në ca hesape të reja e të vështira shumë me shtetin shqiptar, që e ka denoncuar në prokuroritë e në gjykatat e disa shteteve, për korruptim flagrant të gjykatës së arbitrazhit, ku korrupsioni dhe manipulimi i procesit kundër Shqipërisë është provuar me letra, me zëra e me figura kriminelësh ndërkombëtarë me këmishë dhe kravatë!
Tani këta katranë me bojë dinë vetëm të shpifin, pastaj shpifjen ta përhapin në kanalet e ujrave të tyre të zeza mediatike dhe pastaj të kërkojnë komisione hetimore e intepelanca, për të kërkuar llogari nga ne për shpifjet e tyre! Mirëpo kjo lojë nuk ecën dot fare me ne dhe gjykata e llogarive tona e të tyre do të na dëgjojë e do të na japë hakun në pranverë, kur populli shqiptar, brenda po edhe jashtë kufijve këtë herë, do të vendosë se kush duhet të qeverisë dhe kush duhet të rrijë në opozitë e me kismet, të mësojë se si mund të qeverisë në të ardhmen.
Megjithatë, unë do t’i shkoj në çdo interpelancë Gazmend Bardhit, por vetëm pasi të ketë dalë përfundimi i hetimeve të SPAK-ut për trafikantin e drogës, që ai ka zbuluar në familjen time dhe vetëm nëse Olsi Rama nuk del siç pretendon ky zotëria që vetëm zotëri nuk është. Sepse nëse im vëlla del trafikant nuk do të kem si të shkoj, përkundrazi, nuk do të jem më jo vetëm as kryeministër, po as person publik hiçfare. Por pa u zgjidhur e zbardhur plotësisht nga drejtësia kjo çështje, unë nuk kam sy e faqe të përballem me zbuluesin që pretendon me zë shumë të lartë, se ka hedhur dritë jo vetëm mbi aktivitetin kriminal të vëllait tim, po edhe mbi përfshirjen time kriminale në fshehjen e “personit të paidentifikuar, 45 vjeç, me kapele”, i cili sipas Gazmendit na qenka Olsi Rama dhe unë, duke abuzuar me detyrën dhe madje shpërblyer dy prokurorët e dosjes së laboratorit të drogës në Xibrakë, ia paskam fshehur drejtësisë.
Kam muaj e muaj që pres të vërtetën nga SPAK-u, ku Gazmend Bardhi shkon shpesh për të luftuar korrupsionin e kriminelët e qeverisë sime dhe nuk do lodhem së prituri, përpara se sa të bëj njërën nga të dyja. O të tërhiqem nga politika përgjithnjë, o të paraqitem në interpelancat e Gazmendit dhe pastaj shohim e bëjmë si vete kjo mesele më tutje, në sy të shqiptarëve e në rrugën e mëtejshme të drejtësisë, ku o do gjykohet im vëlla, o do gjykohet Gazmend Bardhi!
Me nje fjale Rama do te shkoje ne interpelance Kur te qethen delet
Ç'është kjo hata që bëni, shoku Edi, duke zënë në gojë dorëheqjen!! As të mos të shkojë ndër mënd një akt i tillë, kjo do të ishte një gjëmë e shkuar gjëmës! Të lutem shumë, mos e thuaj prapë, se nuk durojë dotë, më rrënqethet mishtë e bëhet kokrra kokrra! Kij pak mëshirë, të lutem, se jam dhe me zëmër të sëmurë, mos më merr më qafë, pasi nuk e duroj dotë mosqënien tënde në krye të Partisë! Më rruaç!
Ç'është kjo hata që bëni, shoku Edi, duke zënë në gojë dorëheqjen!! As të mos të shkojë ndër mënd një akt i tillë, kjo do të ishte një gjëmë e shkuar gjëmës! Të lutem shumë, mos e thuaj prapë, se nuk durojë dotë, më rrënqethet mishtë e bëhet kokrra kokrra! Kij pak mëshirë, të lutem, se jam dhe me zëmër të sëmurë, mos më merr më qafë, pasi nuk e duroj dotë mosqënien tënde në krye të Partisë! Më rruaç!
sporti i rende per ty ,mere qete ,shku kungoju nen dritaren e Saliut e mund te kaloje shqetesimi
Vajç poshtë dritares, siç më këshillon, po më vajti mundimi kot, aty më tha njëri që vazhdonte të qëndronte poshtë penxheres se shoku Sali nuk del më sepse e liroi Edi Rama. Ankohej dhe vajtonte i ziu, duke thënë se, si rezultat i këtij vendimi që kishit marrë ju, ai dhe disa të tjerë kishin mbetur në ditë të hallit, "nuk kishin me kë të tallnin organet e qejfit". I kishe marrë në qafë, o shoku Edi, edhe mua më vajti mundimi kot.
Berisha nuk eshte me i ngujuar, gjeje kush e nxori nga ngujimi, para zgjedhjeve. Gjeagjeze?======== 1- E nxori se i zuri spoliatroza besniket e Berishes? 2- Rama e di shume mire qe Berisha si drejtues i PD-se nuk mund te mbahej ne kafaz per fushate se njashtu e ka demokracia? =============== Pra, a eshte Rama dhe politika qe akoma bejne ligjin ne Shqiperi!
Po 100 milion euro te Agjencisë se Trafikut Ajror Shqiptar e cila eshte prone e shtetit shqiptar pra edhe parate jane te shtetit shqiptar sikur i perlau përmbaruesi i Beketit apo jo o Figure. Ti po na thua tani te presim se ke paguar para te tjera per hetime private dhe nga pranvera bazuar ne keto hetime mund të kemi vendim tjeter qe tu ktheje parate shqiptarëve Tani na sqaron këtë pune o Figure jo kur do shkosh e kur nuk do shkosh per interpelancë ne vartësi te ceshtjes se Vëlla Olsit.
Thone qe Gazmend Bardhi ka mik nje prokuror te Spakut qe po e ngaterron keq Gazin me informacione te dyshimta .Ky prokuror militant i PD furnizon me sekrete hetimore PD.
Shkurt: fajin e ka Saliu. Ah medet qe voton nje idiot partie si ty, vdekte Saliu e marrte mw vere te gjithe ato si ty qe iu ka bo partia larje e shplarje.
Mire e ke gjetur Edo, Kur Spak te mbylle hetimin per vllaun tend, Bardhi do shkoje te Salianji dheju s'keni pse te shkoni ne Kuvend, shih ounet e shtetit ti, mos pirdh se c'thote Bardhi dhe kush e ka pjelle ate; pjelle e salimutit asht ai klloun gay.
Bravo i tha dhe drejtori Rames gruas tende kur mbaroje punë. Se keni per gje ju te partise te jepni grate e motrat.
E pur si muove. Sulltan, falju gravitetit te mban fizikisht ne toke se trute e tua dhe 120m euro te popullit po i gezon Becheti. Bile ca nga spiroshtrydhet rrotull teje flasin poshte e lart qe i keni ndare.
Keto te pd edhe sikur ta shohin te shkruar te zezen mbi te bardhe nuk e besojne prap e kane parim politik
Na i kthe ti 110 mln euro qe humbi Shqipëria fhe nuk ndihemi ne, edhe lekët qe cuni Meros mori ne Amerika ia bejme hallall.
Hiç mos ça byth o lider rajonalo-boteror, ku ka si ty, kush ta fut ty mor aman, vazhdo perpara pa ça byth deri sa te te futet huri.
legen burre dhe i paburre. jep llogari per leket e popullit qe ti i trajton si personale legen. popullit si plas per ty dhe per Olsin tend por per humbjet miliona euro ne arbitrazhe bvetem nga vendimet personale tendet. i peshtire njeri.
Realist mund të kesh të drejtë por mos fol në emër të popullit se ti je vetëm 1. Do apo nuk do ti ka 12 vjet që shumica e popullit është me PS. Gjasat janë që do jenë edhe 4 vjet të tjera.
Nuk ka asnje lidhje Beccheti me Olsin,PSE do presim qe Olsi te hipi kalit kurse ne ti hipim baltes. Nuk jam me Bardhin por pergjigja jote per arbitrazhe apo gjykata le shume per te deshiruar si K/min. Rama asnjehere nuk u pergjigja per asnje pyetje.
Ka frike i gjati.
Ka frike i gjati.
Ate gjoben 110 milion Euro te Becchettit do ta mbash tere jeten mbi kurriz e do ta vene edhe si Gur mbi varr! Ajo eshte dhe Kartela e Psikopatise tende, bashkangjitur me ate qe te ka botuar Mero Baze dikur.
tema, nje pacavure, qe rama e perdor per te fshire bythen, sa here ja bejne pis keq lexuesit e saj, ketij piktori te semure, qe nuk ka per ta njohur veten kurre.
Mashtrues dhe lolo cirku, lere SPAK se edhe ai do te kthehjet e te bjere ne koke ty e sorollopit tend bythelepires, shko ne interpelance dhe jep llogari per 110 milion eurot qe Beccheti i ka fituar ne Gjyq Nderkombetar, per pordhet e tua qe i mbylle TV Agon. Burgu vetem per kete veprim banditesk per ty eshte pak, do marre zvarre nga Bunkeri i Surrelit dhe te hidhesh ne sheshin Skenderbej. Olsi vellai yt eshte tjeter histori "suksesi" ne qeverisjen tende, gjendet ne dosjet e disa vendeve te BE si koke e trafikut nderkombetar te droges .Shqiptaret nuk kane pse te paguajne pislliqet e tua.
Goxha informacione te sakta paske,Po shko e denancoji kur ke kaq sigurira te mara nga llogorja e Berishizmit.mos u lodh kot
S’ia mban bytha Rames te perballet! Eshte i nxire katran nga llumi ku eshte futur dhe nuk llogjikon me! Ai s’di te debatoje dhe te lidhe mendimet, vetem batuta te mbledhura lart e poshte di!
Te dy perverle.
Beccheti eshte denuar nga te gjitha shkallet e gjyqesorit shqiptar dhe Gjykata e Strasburgut. Me marifetet e veta si mashtrues i rafinuar ai arriti te rrembeje nje vendim demshperblimi tek nje gjykate ne Holande. Nuk ka shans qe qeveria shqiptare te dali mbi vendimin e ketyre gjykatave. Ata qe fajesojne "te gjatin" per kete ceshtje, "te gjatin" kane per te mare kur t'i vij fundi kesaj historie.
mirela, po ketu qenke fshehur mer qerrata? Te gjatin e ke mare ti me kohe se 110 milion eurot fluturuan nga llogaria e AlbTransportit.