VIDEO/ Shfaqja e së enjtes, përplasjet në foltoren e kuvendit

5 Dhjetor 2024, 15:57Politika TEMA
VIDEO/ Shfaqja e së enjtes, përplasjet në foltoren e kuvendit

Me afrimin e datës e zgjedhjeve, deputetët e dy krahëve përpiqen të bëhen sa më të dukshëm në publik dhe vendi më i mirë është salla e kuvendit.

Kanë nevojë të bëhen të dukshëm jo më shumë për publikun, elektoratin që i ka zgjedhur, por për liderët e tyre, për të siguruar vendin në listën fituese të kandidatëve për deputet.

Më të nevojshme këtë shfaqje e kanë deputetët e opozitës, pasi janë ende të paqartë nëse i kanë shërbyer liderit, aq sa ai t'i rikandidojë. 

Shfaqja e se enjtes është ndër më spektakolaret. Shihni disa nga situatat, përplasjet në sallën e kuvendit të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje