Zbardhet drafti i PS: Falen të gjitha gjobat e ndërtimeve pa leje të vendosura nga viti 2015! Ja kush përfiton

5 Dhjetor 2024, 15:10Politika TEMA
Zbardhet drafti i PS: Falen të gjitha gjobat e ndërtimeve pa leje

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend draftin për t’u shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar në Parlament falja e gjobave të ndërtimeve pa leje në fshat. Drafti u firmos nga 40 deputetë dhe u bë objekt debati të ashpër në seancën e sotme parlamentare ku demokratët akuzuan PS-në se në 12 vite ka vënë gjoba të pafajshmëve. Nga ana tjetër qeveria garantoi se ligji do të miratohet brenda dhjetorit.

Në Pr/ligj parashikohet që të anulohen të gjitha masat administrative të paekzekutuara, të vendosura nga data 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024 në zonat rurale për sa i takon masave administrative vendosur nga Inspektoriatet Vendore të Mbrojtjes së Territorit, Inspektoriatit Qëndror i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu përcaktohet dhe se kush përfiton:

- Të gjitha subjektet të cilët kanë bërë ndërtime dhe ndërhyrje në shtëpi banimi në zonat rurale, ndërtime dhe ndërhyrje në objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit, magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, mbajtjes të mjeteve të punës e inputeve bujqësore dhe blegtorale.

 -Të gjitha subjektet që merren me aktivitetin e prodhimit, përpunimit, ruajtjes, tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale.

-Të gjithë individët dhe subjektet në territorin e Republikës së Shqipërisë që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës Covid-19 gjatë periudhës së pandemisë.

Procedurat e zbatimit të anullimit së masave administrative të papaguara miratohen nga Këshilli i Ministrave me vendim të posaçëm brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi të këtij ligji.

 

Dokumenta bashkëngjitur

3 Komente

  1. J
    Jugu

    Ju jeni qelberire se bashku me Ramovicin. Po njerezit qe i paguan tashme gjobat dhe u futen ne burg, cfare ndodh? Kjo eshte vetem per te mbuluar gjobat qe po ju falni ndertuesve oligarke dhe doni ta mbuloni me gjoja po falni dhe gjobat e fshatit dhe zonave rurale. Po kur do i falnit, perse i gjobitet dhe burgoset? YYYYYT. Hajudte me cizme dhe qelbesira te pa pare.

    Përgjigjjuni
    1. M
      MEMEDHETARI

      Pra,kush ishte i ndergjegjshem karshi Ligjit,pagoi... Kush nuk pagoi,ta gezoje!... Ju lumte!... O na hengesh mune moj Qeveri!...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shtet hale me CEO Edvin Kristaq Ramen.

        Ok, falen te gjitha gjobat e ndertimeve pe leje qe ka vene Ripjellja prej vitit 2015, por me pare u duhet kerkuar esap ketyre kelysheve qe kane lene 9 vite pa i vjele keto gjoba ne cilin ligj lejohet kjo zvaritje ne vite. Sa eshte afati qe keto gjoba duhej te ishin likujduar dhe te beheshin derdhje ne Buxhetin e Shtetit qe nuk eshte me thes por tub, sic hyjne dhe dalin per llogari te oligarkeve te Rames dhe te gruprve kriminale qe i sigurojne votat ne "fitoret" e zgjedhjeve.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje