Deputeti i PD-së Dashnor Sula, i ftuar në News 24, u pyet se a do të marrë pjesë në protestën e Partisë së Lirisë përpara SPAK, që pritet të zhvillohet nesër.
Sula deklaroi se ai vetë personalisht nuk do të marrë pjesë në këtë protestë. Deputeti demokrat shtoi se nuk ka një vendim nga grupi i PD për të marrë pjesë në protestën e PL për lirimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Megjithatë, Sula shtoi se qytetarë të ndryshëm mund të dalin në protestë dhe kjo është diçka normale në demokraci.
“Nga nesër, nis një lëvizje e madhe, teksa PD do të ketë kontakte me çdo qytetar. Do të trokasim në çdo derë të qytetarëve shqiptarë. Sa i përket pyetjes suaj se a do marr pjesë në protestën e PL para SPAK, di të them se personalisht nuk do marr pjesë në këtë protestë. Nuk ka një vendim nga grupi parlamentar i PD për të marrë pjesë në protestë përpara SPAK. Ne nuk na kërkoi vetë Berisha, që të protestojmë para SPAK, edhe pse lideri demokrat qëndroi në “arrest shtëpie” shumë kohë.
Unë gjithmonë kam qenë në mbështetje të institucioneve të drejtësisë. Në këtë vend, në çdo institucion ka probleme dhe ne thjesht kritikojmë, kur gjërat nuk shkojnë siç duhet. Nëse do dalin qytetarë të protestojnë para SPAK, jemi në demokraci dhe çdokush ka të drejtën e protestës. Do iu bëja thirrje qytetarëve mos ta paragjykojnë opozitën. Mund të kemi problemet tona, që janë të zgjidhshme, por nuk krahasohemi asesi me këtë maxhorancë, e cila po na çon në shkatërrim”, tha Sula.
Lidhur me zhvillimet e sotme në Kuvend, Sula tha se maxhoranca është mësuar të thyejë rregulloren. Ai akuzoi deputetin e PS Erion Braçe se ka bullizuar një zonjë, deputeten Ina Zhupa.
“Nuk e kuptoj se përse kanë rënë në këtë derexhe. Vendimi për Olta Xhaçkën nuk po zbatohet. Këto janë mësuar që të thyejnë rregulloren e Kuvendit. Ne kemi kërkuar që të vetëdeklarohen deputetët që kanë përdorur Sky Ecc. Kanë frikë se janë zhytur deri në fyt. Është e tmerrshme se ku shkojmë. Këto nuk duan t’ja dinë për njezërllëk, për rregullore të parlamentit. Interpelanca për vdekjen e një adoleshenti do të bëhet.
Jemi i vetmi vend në Europë që nuk kemi aparate për personat me sëmundje të rënda dhe kjo është dramatike. Në këtë vend është varur një person në burg për ca të holla. Erion Braçe ofendoi një zonjë në parlament, ishin ngacmime seksuale që i bëhen një femre, ka kaluar hendekun e bullizmit. Gjobat për ndërtimet pa leje po falen para zgjedhjeve. Grupet kriminale kanë ndihmuar maxhorancën për të blerë zgjedhjet. PS dhe Rama kanë kuptuar se këto janë momente kritike”, u shpreh Sula.
Në fund, Sula foli edhe për përcaktimin e datës së zgjedhjeve, që është vendosur më 11 maj. Ai tha se kjo ishte datë e paracaktuar, duke thënë se presidenti Begaj është qartësisht i njëanshëm në vendimet që merr.
“Presidenti nuk meriton respekt. Nuk ka këllqe, është i tredhur. E ka emrin Bajram, por duhet ta kishte haram. Presidenti është kthyer në vegël të qeverisë. Shpalli datën 11 maj për zgjedhjet, për interesa të Ramës. Është një shërbëtor, që nuk e respektojmë. Presidenti i vendit është i njëanshëm. Jetojmë në një vend ku antivlerat po na shiten si vlera”, përmbylli Sula.
Bravo rosaku peqinit, kujdes pisqollen,
.Me qe keni vendos te trokisni ne cdo dere, une pres vetem Zhupen e Tabakun, tu shkoj ndonje tegel. Te tjeret do I kap me dru.
AJDE O GJELI I PEQINIT SA MEND PASKE DHE NUK DINIM.LAVDERO SA ME SHUME TE DASHURIN SHPIRTEROR SALI HAJDUTIN SE BASHKU ME FAMILJEN E TIJ DHE E KENI SIGURUAR NJE VEND PER DEPUTET.PO KAQ GOMERE JENI O TE MALLKUAR NGA POPULLI QE DILNI DHE MBRONI NJE VRASES SI SALI BERISHA.
Kur hiqet i zgjuar ky shëmtaraqi që nuk vlen as për pastrues halesh e jo për deputet
Po Ike o kerric Sula,po na cane kerrin neper tv,na e heq veten si I ndershem dukesh sa novel ke per deputet kur shprehesh per Presidentin me ato fjale po Salehi qe ti do shume kur ishte President,Kryeminister cfarre burri ishte apo se u vrane e u varosen Shqiptare dhe persegjalli nga ana e tije dhe ti beje leke me pisdheqe o HETUES legen qe brithje me kobure ne dore per te vrare albitrat pra ti je ai burri I ndershem qe po kerkon te rrishe prape ne karriken e deputetit I servilosesh Salihit me shprehjet tuaja se Sala eshte me njerzori o palco deputet.
O Dash antipatiku po vertet mendon se perbindeshi i vicidolit mund te kaloje ylberin e te vije ne pushtet me 11 maj 2025. Besoj se ben shaka Dasho se nuk dukesh aq trushplare si Gon ghekmut lafshgjeli ti.
Ik ore karagjos se po le nam e je kthyer ne nje karikature te neveriteshme vetem e vetem qe idhulli yt shpirteror te fusi emrin ne listen e kandidateve per deputet. Spurdhjak i peshtire.
Nuk eshte problemi i shemtires fizike ,por eshte problemi i shemtires ne mendjen e shemtuar ,qe te ben te ndjekesh prosopullen e nje populli nga pas ,per ti plotesuar atij pikturen me karikature politike per 33 vite me radhe.
Eshte turp qe merreni me kete rural origjinal , te pa perpunuar fare . Lereni te perpelitet ne moçalin e vet , ne vend qe te ndyje faqet e gazetave dhe ekranet e tv me surratin dhe mendimet e tij te anakronike . Edhe kur te del perpara surrati i tij , te prish oreksin .