Gjatë debatit të sotëm në kuvend në lidhhje me projekligjin për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi iu përgjigj akuzave të opozitës, që njëzëri kundërshtojnë pr.ligjin e propozuar nga mazhoranca. Klosi tha se PS do ta votojë këtë ligj, ndërsa me ironi thumboi demokratët se kundërshtimi i tyre është si një parullë që nëse do kthehen në pushtet do ketë vetëm ndërtime pa leje e s’do vendosen gjoba.
"Ju quani sukses ndërtimin e rrethinave të qyteteve ku pushtuan pa urbanizim, pa legalizim pa asnjë rregull. Ne kemi bërë reforma të rëndësishme që kanë kërkuar që qyteteve t’u kthehet normalitet, urbanistika shqiptare të jetë e denjë për BE. Do vazhdojmë të vëmë gjoba, Mos mendoni se është gjë e keqe, një penalitet për ata që ka shkelur ligjin. Është menduar për zona që s’kanë pasur mundësi, të kërkohet pezullim i gjobave. Është një politikë që mazhoranca do ta votojë. Më vjen mirë që bëni këtë debat, jemi kundër faljeve të gjobave. Duhet të ishit ju që të bashkohet dhe të kërkonit më shumë. Nëse mendoni se kjo është parulla, do vimë ne në pushtet s’do vëmë gjoba, do lëmë ndërtime pa leje, qytetarët s’do t’u votojnë. Ne ligjin do ta votojmë. Nëse ju ktheheni në pushtet do ketë prapë ndërtim pa leje, s’do ketë pagesa energjie elektrike, s’do ketë gjoba. PS ka bërë shtet. Ajo që është më kryesorja për ne është se kurrë si kemi parë është i djathtë apo i majtë", tha Klosi.
Kur mundohet dhe ky Klosi te luaje politikanin.Per mua eshte nje humbomen ,i paafte,nje medioker i vertete.Mendoj se eshte pjese e projekteve te inceneratoreve.Cudi qe SPAK e ka harruar.
Kot mundohet qeveria te hedhe karamele elektorale si me shperblimet per vitin e ri, apo faljen e gjobave per ndertimet pa leje. Me lejet e ndertimit korrupsioni ka bere kerdine. Duhet nderhyrje urgjentisht ne ligjin per dhenien e lejeve te ndertimit.Jo vetem jane denuar fakire padrejteisht per nje avlli apo porte, por ka shume te tjere qe kane paguar dhe nuk u jepet leje ndertimi, nderkohe qe boset ngrejne kulla pa asnje pengese . Ne Elbasan psh nuk jepen leje ndertimi, se kerkohet certifikata e pronesise , nga ana tjeter nuk jepet certifikata e poronesise se Bashkia nuk ben azhornimin e tokes!! Shtepine time e ka shembur termeti qysh ne vitin 2019, Emergjencat civile kane pergatitur raportin perkates per kete qellim, por nuk perfitoj lejen e ndertimit falas konfornm ligjit, se token time qe e kam ne pronesi, edhe me Ligjin 7501, nuk eshte azhornuar qe nga 1991, e nuk jam pajisur me Certifikate ? Keshtu shteti e Bashkia tallen duke me sorollatur e nuk bej dot ndertim!!!!!! Hajde shtet leshi hajde e tani fal gjobat kur mua nuk me jepet leje fare per ndertim....... Do ta marresh voten, pasi si puna ime pothuaj jane gjithe banoret e bashkise se Elbasanit...