Agjentë të BKH, "kontroll personal dhe të banesës" për të afërmit e kryebashkiakut Veliaj

6 Dhjetor 2024, 10:56Politika TEMA
Agjentë të BKH, "kontroll personal dhe të banesës"

Agjentë të BKH kanë shkuar sot në banesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërkohë që ai gjendet jashtë Shqipërisë në një udhëtim zyrtar.

Ata kane kontaktuar zonjen e tij Ajola Xoxe, dhe kane kerkuar te bejne "kontroll personal dhe te baneses" per te dhe vellain e Veliajt, Arber Veliaj.

Është e paqartë ende se për kë çështje po kryhen kontrollet e banesave dhe zyrës se vellait te tij.

Veliaj është njoftuar se ka një procedurë të kontrollit të pasurisë për të dhe familjarë të tij nga prokurori Olsi Dado.