
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të punës për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025, ka propozuar edhe një rokadë mandatesh mes dy qarqeve.
Sipas KQZ qarkut të Korçës do t'i hiqet një mandat dhe do t'i kalojë qarkut të Tiranës, duke e çuar numrin e mandateve të deputetëve në 37, ndërsa në Korçë ky numër zbret në 10. Sakaq, në zonat e tjera zgjedhore nuk do të ketë ndryshim të numrit të mandateve. Ky propozim do të shqyrtohet nga Komisioni Rregullator ditën e nesërme, i cili pritet të aprovojë ndarjen e re të mandateve për parlamentaret e 2025.

Fieri vazhdon i dyti, me teper banore se Durresi?
Mandatet do te ndahen 6 me 4 ose 7 me 3
I perjetshem qofte kujtimi si deputet i babale salianjit. Dhe kur te dale nga burgu ai nuk do jete me kurre si deputet ne parlament se spiunet dhe shpifesit nuk lejohen ne parlament.
Si i bekan hesapet keta te KQZ-se? Korça me Shkodren me te njetin numer banoresh por Korçes dashkan t'i heqin nje mandat