Mars 2008/ Akuza e rëndë në sallën e kuvendit, Ilir Meta: Ju nuk e dini por Sali Berisha ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë

7 Dhjetor 2024, 09:56Politika TEMA
Mars 2008/ Akuza e rëndë në sallën e kuvendit, Ilir Meta: Ju

“Ju nuk e dini por Sali Berisha ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë”

Ilir Meta ka bërë akuza të rënda ndaj Sali Berishës në Kuvendin e Shqipërisë. Disa prej tyre,  menjëherë pas tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona. Sot, Ilir Meta dhe Sali Berisha janë aleatë të ngushtë, se i bashkon beteja kundër SPAK-ut, por në të kaluarën ata nuk kanë qenë gjithmonë në këtë pozicion. Madje, gjatë periudhës kur nuk ishin në bashkëqeverisje, ata kanë akuzuar rëndë njëri-tjetrin. Në mars 2008, Sali Berisha kryeministër, përpiqej të shmangte përgjegjësinë për tragjedinë e Gërdecit, ndërsa Ilir Meta në opozitë, kryetar i LSI-së, ishte një nga zërat më të ashpër dhe më kritikë kundër kryeministrit Berisha. Tema sjell një episod të këtyre akuzave në parlament.

 

Seancë parlamentare, e mërkurë, datë 19.03.2008

Ilir Meta – Premtoi Shqipërinë në moshën e internetit dhe na riktheu Shqipërinë e Sali Qametit, sepse fëmijët atje u sakatuan dhe u vranë, duke punuar me predha në dorë dhe nuk i pamë duke luajtur në internet. Ky Kryeministër i papërgjegjshëm nuk e jep dorëheqjen për arsye se ka hall të bëjë karta identiteti, sepse ky i ka në zemër zgjedhjet e lira dhe të ndershme në këtë vend. Ky njeri edhe sot nuk jep dot një numër të saktë të njerëzve të vrarë. Dhe ju na mburreni për menaxhimin perfekt të posttragjedisë.

Po kështu, ky ka hall që Shqipëria të hyjë në NATO. Po ç’i duhet NATO-s Sali Berisha që nuk mbron dot si Kryeministër shtetasit e vet, popullin e vet, fëmijët e vendit të vet?! Nuk i duhet fare NATO Sali Berishës, sepse ka qenë edhe kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë, se nuk e dini.

Njëkohësisht, na thotë se do të rrijë Kryeministër që të ndihmojë për zbardhjen e së vërtetës. Po kush do të ndihmojë për zbardhjen e së vërtetës, mor zotëri?! Katër vjet më parë këtu, në janar të vitit 2004, ka qarë më shumë se familjarët e viktimave të Karaburunit dhe ka premtuar se kur të vinte në pushtet do ta zbardhte dhe do t’i vinte përgjegjësit e asaj tragjedie përpara ligjit. Asnjë iniciativë nuk ka ndërmarrë për tre vjet që është në pushtet për zbardhjen e asaj tragjedie. E pra, si të besojmë ne se një njeri që nuk bëri asgjë për të zbardhur një tragjedi për të cilën ai nuk ishte përgjegjës, sepse ishte në opozitë, tani që ka përgjegjësi, që ka firmosur vendime qeverie, do të kontribuojë për zbardhjen e së vërtetës?!

Njëkohësisht, unë dua t’i kërkoj atij të japë dorëheqjen, jo vetëm që të lejojë prokurorinë për të hetuar në mënyrë të paanshme, sepse edhe ai vetë si Kryeministër është dhe duhet të jetë objekt i këtij hetimi. Askush nuk mund t’i mbushë mendjen askujt se prokurorja nuk do të jetë e ndikuar nga fakti që ai vazhdon të jetë Kryeministër i këtij vendi. Jo thjesht për arsyet ligjore, por edhe nga ana morale, sepse do s’do ai, natyrisht, ai nuk e ka me dëshirë, po është identifikuar si një njeri, i cili sjell tragjedi. Ky njeri sa herë del në televizor, të dashur deputetë, do t’ua shtojë dhimbjen atyre, të cilët kanë përjetuar atë tmerr nga afër dhe jo nga televizori. Le ta bëjë edhe për kaq, sepse ai në profesion ka qenë edhe mjek.

Sali Berisha – Zotërinj deputetë,

Nuk mendoj se me britma të këtij karakteri… Është normale të bërtasësh, të qash dhe të vajtosh në zi. Kjo është humane, është njerëzore, është e zakonshme. Por të çirresh dhe të bërtasësh për të fituar kapital politik për zinë, të sjellësh këtu argumente, të pretendosh, të sajosh dhe të stisësh gjëra nga më të pabesueshmet, kjo është absolutisht çnjerëzore. Prisja edhe nga ju këtu, zotërinj, që t’u bënit thirrje qytetarëve shqiptarë, edhe anëtarëve të partisë tuaj që të kontribuonin materialisht në atë krizë. Po, po, sepse atje është një rrënim. Nuk është e vërtetë fare që thua ti se nuk ka bilanc. Nuk fshehim asgjë, nuk fshehim asgjë. Nuk është e vërtetë, pra! Por problemi është, sepse e di si ja bëni ju? Ra kjo tani dhe… Jo, ore zotërinj; grupet janë nisur pardje dhe kanë verifikuar 410 shtëpi. Grupet e djeshme kanë verifikuar 1300 shtëpi të tjera, grupet e sotme kanë verifikuar 1100 shtëpi të tjera. Na thoni ju, zotërinj, është shpejtësi kjo apo jo?

Megjithatë, i nderuar, në qoftë se të duken të ngadalta veprimet, ke qenë edhe Kryeministër, dil jep skemën; cila është skema për t’i kryer veprimet sa më shpejt? Jep skemën. Ah, po, po! Skema është të të lëshoj karrigen. Jo, ore zotëri, se nuk ta lëshojnë të tjerët ty. Prandaj, lëre këtë punë. Jep skemën këtu tani!

Tani del problemi, pse nuk ke hetuar ngjarjen. Unë të them se ti ke të drejtë. Kjo është një pyetje se,absolutisht, kundërshtarit tim, kur shtron ato që janë të drejta, nuk kam për t’ia hedhur kurrë poshtë. Po çfarë të të bëj unë ty, ore zotëri që mbroje Sollakun me fanatizmin më ekstrem, duke mos e kuptuar dështimin e madh me emrin e tij? Edhe unë isha autori i emërimit të tij. Isha nuk e mohoj, por ama me kë të hetoja unë tragjedinë e 9 janarit, me Sollakun që e mbylli dhe e kriposi? Me kë të hetoja unë dosjet? Zotëri, tani ka një prokurori jopolitike. Të duket se nuk do të hetojë? Merr kryesinë e komisionit hetimor, zoti Meta dhe nis hetimin. Edhe unë jam i gatshëm. Më fakto shkaqet dhe unë do të të qëndroj plotësisht. Por, unë nuk mund të jap dorëheqjen, pse, ti kundërshtari im, e kërkon pa asnjë argument.

I nderuar zotëri,

Nuk mund të dalësh këtu të thuash se unë paskam kërkuar mosbombardimin e ish-Jugosllavisë, se nuk ka njeri që ta besojë. Që ta dish ti këtu,  bombardimin e ish–Jugosllavisë e kam kërkuar në shtator të vitit 1992 dhe janë mbushur faqet e shtypit botëror. Por këtu nuk është puna të merrem me historinë e shkuar, se kemi familje ende me varre të hapura në shtëpitë e tyre, sepse nuk kanë gjetur viktimat, kemi viktima në morg të paidentifikuara. Këto janë probleme të tjera. Por edhe një herë të them, a i ke bindje ato që thua? Krijo komisionin hetimor dhe të jesh i bindur që do të vij dhe do të t’i them të gjitha motivet që unë mendoj.

Nuk kam bërë fjalë, kam thënë gabim njerëzor në kuptimin e ndonjë shkëndije, a cigareje. Nuk kam akuzuar njeri. Mund të kem edhe unë shumë motive të tjera për të thënë, por nuk dua të flas se është Prokuroria. Ore zotëri, e di çfarë bëni ju: “Na ishte se ç’na ishte”. Unë jam ky tani, nuk jam ai që isha. Sigurisht, sepse janë rrethana të tjera. Jo, ju lutem, a do të diskutoni për këto probleme apo për ato të tjerat? Më thoni ju.

TemA

13 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    Kane qen akuza politike thote krimineli sali

    Përgjigjjuni
    1. P
      Popull, fillo mitingjet, mos prit Ramen

      Duket se sali qelbesira ka kundershtuar bombardimet sepse ashtu ishe loja, ja ka kerkuar mese gjysma e dardaneve me gjak te perzier serb, shikoni si po kthehet VV nen Serbi duke pritur me padurim kthimin e ushtrise sebe ne Prishtine. Ne shqiptaret duhet ta perzeme me vote plebishitare saliqenin te emigroje ne Prishtine mot. Ose ne burg ndryshe! Populli duhet te mbushe sheshet cdo dite anembane Shqiperise me mitingje anti-sali, mos prese Ramen te beje ujdira me Saliun, sepse ata do kene te dy te njejtin fat qe po e ujdisin vete. Brezi i Ri i PS duhet te revoltohet me Ramen, nuk pret koha, Rama te behet President i PS, por jo me te drejtoje Qeverine, KM mot te behet nje tjeter nga PS, me mire nje femer.

      Përgjigjjuni
    2. H
      Humoristi

      Lajm humoristik.E mbajme mend te gjithe deklaraten e Berishes:”Nenshkrimi i marreveshjes ne Rambuje eshte tradhetu kimbetare!?”Pas deklarate skandalize nuk eshte me fizikusht me Ibrahim Rugiven!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Humoristi ,Saliu ka mbajte anen e Rugoves,i cili edhe kur ishte ne Beograd te Milosheviqi(nuk i merret per te madhe),por edhe ne Itali kur shkoje ,ne internisten per Coriere de la Sera,kerkonte ndalimin e bombardimeve te NATOs pa kushte.Eshte ne shtypin e asaj kohe.Por kosovaret askush nuk e permend?Pse duhet tash Saliu per….

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nul Moka

        Kush nuk e dinte se Sali Berisha ishte kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë e Beograd?...... . Po kjo është e shkruar. Merni gazetën RD të vitit 1999 dhe e keni aty me gërma të mëdha...... PO VRITET POPULLI I PAFAJSHËM SERB, nga Sali Berisha.

        Përgjigjjuni
        1. i
          irritim pa rezultat !

          Shkruani sa te doni dh perserisni ato qe ka thene Sali berisha 32 vjet, ai ato thote dhe sot. More mire drejtesi qe nuk ka pasur e nuk ka e nuk ka per te pasur, por vdekje per kete njeri nuk ka ?! Ne qoftese ne demokraci udheheqin kriminelet dhe hajdutet, me mire shume eshte diktatura qe e provuam 46 vjet dhe ishte shume here me e embel se kjo. Si mund ta lejosh te flase ai qe te qiu, te vrau , te vodhi, te masakroi, te terboi, te largoi nga Shqiperia dhe vazhdon dhe sot? Ku eshte ketu liria dhe demokracia ime?! Ku je o Enver Hoxha se paske qene flori! Te pakten ti te porositje qe po fole kunder mua e ke vendin o ne varr o ne Malin me Gropa. Dhe une jetova mrekulli brenda varferise time sepse s'kisha borç ta gacmoja. Po sot? Sot me mire vdekje se sa jet me kete qe e quajne demokraci apo liri-çthurje. Merreni Belerin dhe bejeni president tani se Evropa ku doni te shkoni e beri udheheqes ligjvenes te saj ! Kjo eshte demokracia dhe liria e kapitalizmit !

          Përgjigjjuni
          1. U
            Una

            Ke te drejte,kur e moren keta "te blute",se komunistet u bene te "roze",dikush tha"Na duhen 46 vite te kthehemi aty ku ishim pra ne 1944,e pastaj te vazhdojme perpara.

            Përgjigjjuni
          2. E
            Etnologu Tropojan.

            Është e vertetë, kjo që ka thënë ky rracqiri Like flori Krraba. Ëështë e vertetë, që kopili i Shiqeres ka kerkuar dhe ka protestuar kunder bombardimeve të NATO-s në Serbi, kunder kryengritjes së armatosur që bënte populli Shqiptar i Kosovës ndaj fashistëve Serb, kunder pavarsisë së Kosovës etj etj, por unë e kuptoj dhe e rrespektoj ketë reagim natyral të Sali Vuk Shiqeres. Pse ! Kur, shteti dhe ushtria fashiste Serbe, vriste, priste, digjte, minonte, bombardonte, dhunonte dhe perdhunonte popullin Shqiptar të Kosovës, të gjithë ata persona apo familje, që jetonin nëpër botë, Shqiptar emigrantë të freskët, apo Amerikanë, Italianë, Francezë, Kanadezë, Argjentinas, etj etj etj, që kishin rrënjët e tyre Shqiptare, qoftë edhe të perpara 500 vjetve, u ngritën dhe protestuan nëpër botë kunder gjenocidit që shteti Serb bënte kunder Shqiptarve të Kosovës. Kjo gjë më duket normal dhe e drejtë. Pse, duhet ta kritikojmë dhe të shajmë Sali Shiqeren, per protesten dhe kundershtimin e tij kunder bombardimeve të NATO-s në Serbi....?!!! Pse ! Duke parë, që Sali Shiqerja, ka bërë ketë kundershtim-protestë, sepse ishte sperma e Shkaut Vuk, kopili i Shiqeres, pra, mbronte gjysmë vellezerit dhe motrat e tij Serbë, gjë e cila është krejt normale. Të rrespektuar komentues, rrespektoni sado pak ndjenjat njerzore dhe lidhjet e gjakut të të tjerve. Kjo nuk është tradheti e Sali Shiqeres, por reagimi i tij, tregon që ky tradhetar, ka ndjenja të thella per gjakun e tij Serb.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kris

              O Mero, Boto disa pjese nga testamenti politik i Edi Rames,Kurbani dhe refleksione qe tu kujtosh pensionisteve per ke votojne

              Përgjigjjuni
              1. o
                o popull dele

                O popull me DEMENSA qe po tallin bythen personazhe politik ktu e 40 vjet qe ju rropen ,ju vran e ju tallin me ne krye kte shpellarin e "pavdekshem" qe esht ber LUGAT i ktij kombi dhe sillet neper kokat tuaj si miz kali e jeni kthyer klloun ne sherbim te tij ! Skeni gjak ,skeni turp, skeni nder e as pik krenarie qe vetem lehni me emrin PRO-DHJEFSHA neper rrug e kafene dhe vazhdoni i ushqeni Ju hudhen hi syve me arestimin e njerit kapohajdut e zbritet nga penxheret e pallatit krye kriminelin ,krye armikun , krye tradhtarin e ktij kombi, ku vazhdoni te jetoni e per shemtim me dimensione galaktike e kthyet ne folen ku organizoi shkaterimin tuaj dhe te femijve tuaj! I dhat kurajo ,i dhat shpresen te vazhdoj cka nisur e te mbroj ato qe gjith kohen ka kurdisur familjarisht per te realizuar enderen shekullore te ktij kombi Do e mbyll duke shprehur falenderimet per nji personazh BURREROR qe me ben te ndjehem krenar e te jet shembull e flamur nderi per kte popull, per guximin dhe diskretitimin qe po ju ben ktyre kriminelobanditeve anti shqiptar ! Te falenderojm te gjith shqiptaret e vertet AVOKAT IDAJET BEQIRI je per ne nje drit ne eresiren e madhe te korupsionit , krimit e tradhetis, AF qe po kalon ky popull sot! AFERIM

                Përgjigjjuni
                1. S
                  SALI UDB-ja

                  Saliu e furnizonte me nafte Miloshevicin dhe parate I shkonin ne llogarite personale ne Krete.Si do kerkonte ai bombardment e Serbise?A vlenin per te kosovaret me shume se dollaret?

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vezhguesi indiferent

                    Jo, o Like, e dime qe c'ke me te dhe nuk e kemi harruar fare qe Saliu ishte kunder bombardimeve te NATO-s ne Serbi, qe Saliu e quajti UCK-ne marksiste-leniniste, qe Saliu e furnizoi me nafte makinerine e luftes se Milloshevicit, qe Saliu e quajti tradhti kombetare nenshkrimin e marreveshjes se Rambujes etj., etj. Te gjitha keto jane te shkruara, e zeza mbi te bardhe, ne shtypin e kohes. Vetem ti, Like, me duket se i ke harruar te gjitha keto, perderisa tani je bere bythe e breke me Salen.

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      a.a

                      kush tha qe nuk e dinim? dime dhe me shume madje... kjo seshte gje fare qe po na thua......

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje