Komisioneri i Politikës së Jashtme: KE mbështet objektivin e anëtarësimit të Shqipërisë në 2027

8 Dhjetor 2024, 12:33Politika TEMA
Komisioneri i Politikës së Jashtme: KE mbështet objektivin e

Vendet që plotësojnë kushtet e nevojshme mund të anëtarësohen në BE e nuk kanë nevojë të presin për një datë të caktuar. Komisioni Evropian ka siguruar mbështetjen për ambicien e Shqipërisë që të arrijë anëtarësimin brenda vitit 2027 përkundër plotësimit të kushteve.

Pyetur nga RTSH pas fjalës së komisioneres së Zgjerimit, Komisioni Evropian ka rikonfirmuar datën që e afron me 3 vjet afatin e deklaruar nga administrata e kaluar evropiane, një parashikim që ishte konsideruar atëherë tepër optimist.

“Shqipëria sinjalizoi synimin e saj për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027. Komisioni është i gatshëm të mbështesë këtë objektiv ambicioz. Vendet që plotësojnë kushtet e nevojshme mund të anëtarësohen, nuk ka nevojë të presësh për një datë të caktuar”, u shpreh Piotr Cichoki, Zyrtar i BE-se për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë.

Ndërsa kujtojnë se çdo kandidat duhet të anëtarësohet kur të jetë gati, Komisioni Evropian veçon se çfarë është më e ndjeshme për Shqipërinë.

“Është thelbësore që autoritetet shqiptare të intensifikojnë më tej ritmin e reformave të orientuara nga BE, veçanërisht në sundimin e ligjit, duke konsoliduar historikun në zbatimin e ligjit, në luftimin efektiv të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe promovimin e të drejtave themelore, duke përfshirë lirinë e medias, të drejtat pronësore dhe pakicat”, tha Cichoki.

Në kushtet kur Komisioni Evropian e konstaton zgjerimin të rikthyer si prioritet për BE-në, Këshillin, Parlamentin, si dhe për atë vetë referuar Udhëzimeve Politike 2024-2029, sipas tij janë vetëm meritat ato që të anëtarësojnë.

“Çdo kandidat duhet të anëtarësohet kur të jetë gati, kur të plotësojë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Traktatet e BE-së dhe të rënë dakord nga udhëheqësit e BE-së përmes Konkluzioneve të Këshillit Evropian të Kopenhagës të vitit 1993 dhe kornizave negociuese. Procesi i anëtarësimit drejtohet nga realizimi i reformave dhe maturimi i shoqërisë dhe ekonomisë drejt BE-së”, tha ai.

8 Komente

  1. e
    e po...

    Shqiperia nuk mund te antaresohet ne BE ne qoftese nuk ploteson kushtet e BE-se dhe ti kete deputetet te gjithe si Fredi Beleri !

    Përgjigjjuni
    1. t
      tetovari2

      Si mendon ti Greqia,Bullgaria, Romania,etj,i plotësuan kushtet?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Kete titullin Mero e ka nxjere nga analet e shekullit te kaluar, ju kutohet, lol! ====== Shqiperia do futet ne EVROPE kur te kene hy ne burg fisi Rama, fisi Berisha, fisi Meta , ai Veliaj etj. ============================================================== Por ne shqiptareve te ndershem nuk na intereson aq shume futen apo jo ne burg keto familje banditesh, por pasuria dhe milionat e tyre.Pa pare, ata do peshtyhen edhe nga komentuesit bithlepirs te Temes per regjimin aktual....lol..bile dhe nga Mero, besoj, pervec Erionit qe Mero e ka dashnor...lol

        Përgjigjjuni
      2. W
        Washington

        Lining mor idiot komentet prej kafshe .Mereni seriozisht perpjejet e qeverrise socialists me z.Edi Rama per te mire e popullit dhe Atedheut .Skeni ku kaloni kohen o mbeturina dhe mereni me opinione pa vlere , plehera .Perpara Shqiperi , Shqiperare dhe suksese e faleminderit Edi Rama .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tani

          Faleminderit Putin thuaj qe pushtoi Ukrainen, se te ishte per Ramen as per 100 vjet nuk anetaresoheshe mor gomar.

          Përgjigjjuni
        2. I
          ILIR

          Panvaresisht predikimeve te qeverise dhe komenteve te patronazhisteve, Shqiperia ka shume per te bere per te ju afruar familjes europiane. Pa luftuar korrupsionin dhe hajdutllekun e administrates shteterore as qe behet fjale per te ju afruar europes.Nuk mjaftojne llafet duhen vepra. Sot tek ne ka deficite intelektuale ne administraten shteterore,hajdutllek dhe korrupsion te tejskajshem,qe fillon nga maja dhe zbret deri tek nje punonjes i thjeshte i shtetit.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toni

            Per 3 vjet?! Nuk ndodh . Vetem hapja kapitujve dhe mbyllja e disave do te paten 5 vjet. Sa per dijeni Mali zi ka 5 vjet qe ka hapur negociatat dhe eshte aty ku eshte.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Me prokurë të posaçme

              Toni, krahasimi me Malin e Zi çalon. Arsyen gjen vetë, unë vetëm mund të të ndihmoj në një pikë që: M.Zi ka probleme të brendshme shumë të rëndësishme politike, që më së shumti lidhen me multietnicitetin etniko-fetar, prej të cilave Shqipëria nuk vuan.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje