
Mazhoranca do të falë penalitetet e vendosura në 10 vitet e fundit në zonat rurale dhe këtë po e bën me një nismë ligjore që ka mbërritur në kuvend.
Por kjo nismë ka përplasur opozitën dhe mazhorancën lidhur me efektin e saj elektoral, pasi po miratohet 4 muaj para zgjedhjeve parlamentare.
Pranvera Resulaj, deputete e PS, në një intervistë për një intervistë televizive sqaroi se kjo nismë ka më shumë se një vit që diskutohet dhe kërkohet nga deputeti Erion Braçe.
“Kjo nuk është një risi, pasi kemi kohë që brenda mazhorancës e diskutojmë, madje kemi lehtësuar edhe procedurat për të gjithë ata që duan të ndërtojnë në zonat rurale. Kjo është një iniciativë e deputetit Erion Braçe, i cili ka më shumë se një vit që është fiksuar në këtë çështje. Akuzat e opozitës se ligji ka karakter elektoral, unë do t’i thoja që çdo gjë lidhet me zgjedhësit me qytetarët. Ata na kanë votuar dhe atyre do t’i shërbejnë. Edhe lëvizjet e opozitës elektorale janë. E rëndësishme është që kjo nismë do të diskutohet në kuvend dhe do të marrë kohën e duhur”, tha Resulaj gjatë një interviste për “E-ZONE”.
Sipas Resulajt përfshirja me procedurë të përshpejtuar në kuvend nuk kishte si qëllim miratimin e saj brenda seancës së të enjtes në kuvend. Po kush do të përfitojë nga ky projektligj?
“Çdo individ që ka ndërtuar për qëllime familjare në zonat rurale pa leje, ka bërë ndërhyrje në banesë apo në oborr dhe është gjobitur. Parashikohet edhe ata që janë gjobitur se nuk kanë zbatuar masat e pandemisë. Gjobat të anulohen. Flasim për gjoba të paekzekutuara dhe vetëm në zonat rurale”, tha më tej ligjvënësja socialiste.
Deputetja Resulat thotë se janë 3200 gjoba të vendosura vetëm për ndërtimet pa lejë në rang vendi me një total prej 2.5 mld euro.
Beni amnisti totale...per te gjithe gjobat.
një total prej 2.5 mld euro. 2.5 miliard euro??????? idiot gazetar
Mendoj se diskutimet për krijimin e Partisë Demokratike duhet të nisin pasi t'i jepet përgjigje pyetjes: a ka qënë Ramiz Alia njeriu që ka drejtuar rrjetin sekret personal të diktatorit Hoxha? E them këtë pasi RAI, televizioni italian, në ditën e vdekjes së diktatorit Hoxha jep këtë njoftim: " Vdiq diktatori shqiptar Enver Hoxha, i cili për 40 vjet me radhë sundoi me dorë të hekurt fqinjin e vogël përtej Adriatikut. Si zëvëndës pritet të vendoset Ramiz Alia, njeriu që për 30 vjet me radhë ka drejtuar rrjetin sekret personal të diktatorit Hoxha". Kjo ka mjaft rëndësi, pasi ky deklarim buron nga një vënd si Italia, njohësja më e thellë e situatës politike të Shqipërisë komuniste. Ekzistenca e këtij rrjeti ekstraligjor është vënë në dukje nga vetë PPSH, kur sa herë zbulonte ndonjë grup armiqësor brënda radhëve të saj, kurrë nuk ja atribuon te organit ligjor që ekzistonte, sigurimit të shtetit, por kurdoherë thoshe se "grupi armiqësor u zbulua nga Partia", pra nga rrjeti personal ekstraligjor që kishte krijuar dhe vepronte në fshehtësi të plotë. Tani lind pyetja: mos ndoshta gjithë kupola drejtuese e PD, në masën më të madhe, janë emëruar direkt me vendim të Ramiz Alisë, dhe të paemëruarit prej tij duhej të ishin pjestar në drejtimin e PD për aq kohë sa ishte e domosdoshme të shërbenin si koperturë e në rastin më të parë, kur nuk i duheshin më askujt të faleshin jashtë saj, duke e kthyer PD në një parti totalisht në duar të komunistëve më rregresivë?