Ironia e Spahiut për 8 dhjetorin: Berisha dhe Meta po qëndrojnë më gjatë se Enver Hoxha në politikë

8 Dhjetor 2024, 18:10Politika TEMA

Ironia e Spahiut për 8 dhjetorin: Berisha dhe Meta po qëndrojnë

Në 34-vjetorin e 8 Dhjetorit, Kreshnik Spahiu vlerësoi ndryshimet që solli lëvizja studentore dhe përmbysja e regjimit komunist, por kritikoi ashpër klasën politike të pas viteve ‘90.

Ai e cilësoi hapjen e Shqipërisë një arritje historike, megjithatë jo meritë e politikanëve vendas, por rezultat i presioneve ndërkombëtare. Spahiu ironizoi Berishën dhe Metën, duke i krahasuar me figura të tranzicionit të stërzgjatur, të cilët, sipas tij, mund të mbeten në pushtet për dekada, ashtu si Enver Hoxha.

'U përpoqëm në dhjetor të përmbysnin regjimin, për të përmbysur në shkurt bustin e diktatorit. Sot kemi Berishë dhe Metën që kanë 34 vite, që do shkojnë me mandatin e ri 40 vite sa Enver Hoxha. Kemi prodhuar Enver Hoxha të rinj, mendoj se do shkojnë më gjatë, aq sa do u japi mundësi Zoti të jetojnë biologjikisht.

Progresi është relative. Shqipëria nuk është ajo e tollonave. Nuk është ajo ku rihej në radhë për çdo gjë. Progresi më i madhe është hapja. Por nuk ndodhi për meritë të Metës apo Berishës. U hapën gjithë vendet e Europës Lindore. Nuk mund të qëndronte bunker. Ishte presioni ndërkombëtar. Interesat e superfuqive. Nëse ka një arritje, shpëtuam nga izolimi. Dhe sot shqiptarët jetojnë dhe punojnë atje ku u intereson. Jetojnë kudo. Kjo nuk është për meritë të ndonjërit. Një Shqipëri e izoluar sot e njohin miliona e miliona. Për shkak të burimeve natyrore, për shkak të klimës', thotë Spahiu.

9 Komente

  1. L
    Llazar

    Edi Rama ka 26 vjet në pushtet, Saliu 13 vite ka drejtuar. Narkomani po konkuron për jetgjatësinë në pushtet dajon e nënës, Kryetarin e Komitetit të Internim-Dëbimeve, famëkeqin Spiro Koleka, që ishte Anëtar i Byrosë Politike nga 1956 deri më 1991.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Llazi n'a vrane o Llazi

      Berrisha demokrat haaaaa popull trap

      Përgjigjjuni
    2. B
      Berrisha Bleona Qerreti Kellici haaaa

      Berrisha dhe Méta nuk jane te djegur por te perveluar te mbaruar por kush munde ti zevendesoje ? Paloqe Noka Bardha kush ? . Kthehemi ne krahun tjeter nuk ka sens qe Rama te qendroje akoma ai duhet te deklaroi qe mbas fitores PS do zgjidhi nje kryeminister por heshtje sic duket po i pelqene pushteti . Largohemi me teje a mundet ti besohet Tik Rosakut vegel e Berrishes apo A.Qorri bolshevik . E thene shkurt thjeshte nuk ka akoma nje persone qe te drejtoje shtetin. Dilemme ....

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cen Dymi

        Kreshniku maloku njeriu me i afert i Ssli Kermes Ktyetare i KQZ - se 1996

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cen Dymi

          Kreshniku maloku njeriu me i afert i Ssli Kermes Ktyetare i KQZ - se 1996

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cen Dymi

            Kreshniku maloku njeriu me i afert i Ssli Kermes Ktyetare i KQZ - se 1996

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkelqimi

              Sa t’jen gjall spiun Meta e komunist Salia zvarrree do hiqe Albania!

              Përgjigjjuni
              1. B
                Berti

                Po Ramiu sa vjet ka o byth qire servil pa pike vlere si njeri.Njesoj te gjithe jane pse ke frike ta thuash.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Flutura

                  Po mjafte me kete te ashtuquajturen "levizje studentore"... Te gjitha Monarkite ashtu " jane rrezuar", nga kasta mbeshtetese, si ketu tek ne, nga periferia e 'Bllokut', me kerkesen e Ramizit... Dhe keshtu pra, lindi Borgjezia e Re dhe Aristokracia fshatare T'i kemi me jete! Te na rrojne!...

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje