"Përgjues në trup në takimet me dhjetoristët"? Teksti i e-mailit nga SHBA që u dërgua në Tiranë për Ilir Metën

8 Dhjetor 2024, 22:30Politika TEMA

"Përgjues në trup në takimet me dhjetoristët"?

Më 24 korrik ditën që Ilir Meta shënonte ditën e fundit në Presidencë, në adresën elektronike të Autoriteti të Dosjeve mbërrin një e-mail nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E-maili informonte institucionin se personi Ilir Rexhep Meta ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Ngjarja krijoi një debat të madh, ku vetë ish-presidenti e mohoi ndërsa akuzoi Ramën se po inskenon një trillim kundër tij.

Rama iu përgjigj me një letër të gjatë Metës ku theksonte se si e promovoi Ilir Meta te Dosjet Genta Sulën, që sot e quan patronazhiste

E-maili, i publikuar sot nga Vox News, e që trazoi fort ujërat e politikës shqiptare, pasoi me një shkresë nga Autoriteti Dosjeve drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, në të cilën kërkohet të ndryshohet ligji për verifikimin e figurave politike të verifikuara një herë nga komisionet e mëparshme, duke iu referuar këtu zyrtarit të lartë, ish presidentit Ilir Meta.

Autori i e-mailit i cili flet me detaje, thotë se Ilir Meta në bashkëpunim me Sali Berishën tentoi të zhdukte dosjen e tij, por “një dorë e “mistershme” e shpëtoi atë nga djegia e plotë”.

I nderuar Autoritet i Dosjeve! Denoncojmë se kemi dijeni se dosja e sigurimit të xhambazit Ilir Rexhep META nuk është zhdukur e gjitha. Me ndihmën e Sali Ram BERISHES (i cili zhduku me bekimin e Ramiz ALISE dosjen e gruas së tij serbe) dhjetoristi i infiltruar Ilir META zhduku dosjen e tij. Këtë ti Autoritet i nderuar mund ta vërtetosh, nëse nuk je komplet i kapur nga Katovica dhe nga paratë e zeza të Ilir Floririt.

Në dimë që ky kameleon i të gjitha kohërave dhe zullumeve ja ka marrë Edvin Kristaq Ramës në marrëveshjen e koalicionit, kompetencën për të zgjedhjet e Autoritetit të Dosjeve. Mbase Edvini e ka ditur nga amerikanët faktin e dosjes së zhdukur me kohë prandaj nuk e ka çarë kokën… (po amerikanët askujt nuk ja thonë të tëra dhe kush s’di këtë s’di nga lidhet gomari i politikës).

Vetëm për të kontrolluar ty i nderuar Autoritet, Like Floriri kishte infiltruar në grupin e deputetëve të Rilindjes shokun Spartak Braho, dora e zezë e hetuesisë komuniste që çoi në botën tjetër Dritan Priftin. Megjithëse e kishte zhdukur dosjen, Ilir donte të kishte kontroll të plotë mbi çdo lëvizje brenda Autoritetit. Ky është një fenomen i njohur në botën e krimit. Krimineli nuk e harron kurrë vendin e krimit.

Po ja që një dorë e “mistershme” paska shpëtuar nga djegia e dosjes atë që duhet për ta demaskuar përgjithmonë këtë turp të Shqipërisë. Nuk u duhet të mundoheni shumë i nderuar Autoritet! Mjafton të drejtoheni në raftin e duhur ku keni të shkretin Filip Talo viktima e shokut të shkollës Ilir Meta! Aty do të gjeni si studenti i Ekonomikut, spiuni i dhjetorit, Ilir Meta pajisej nga Sigurimi i Shtetit me përgjues në trup për të marrë në qafë shokët e tij.

Ne ju japim vetëm 24 orë për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur dinjitetin e Autoritetit të Dosjeve!

Tregojani shqiptarëve të vërtetën mbi kryexhambazin Ilir Rexhep Meta ose do të turpëroheni botërisht. Tani që iku nga Presidenca nuk ju bllokon dot me ndonjë nga ato makinacionet e tij prej sigurimsi të rrahur me vajin e korrupsionit dhe me uthullën e krimit.

Nëse pastaj ti Autoritet je i kapur për fyti nga Like Floriri siç u kap Shqipëria 30 vjet, shqiptarët do të gjykojnë vetë kur ne të bëjmë punën që ligji e kërkon nga juve. Në pritje. Numërimi filloi. 

Gazeta Dita

12 Komente

  1. X
    Xhulio

    Përse akoma frikë, përse duhen fshehur të vërtetat. Sigurisht që brenda atij autoriteti të dosjeve, ka njerëz të infiltruar dhe që kanë bërë apo bëjnë akoma fshehur, punët e pista si shpërblim të metës, për punën ku punojnë. Duhet veç metës për tu treguar shqiptarëve të vërtetën, duhet dhe ndonjë apo dy tre sa janë aty në institucion, të vihen përpara drejtesisë, për fshehje apo tjetersimin e fakteve reale.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Nuk është çështje frike. Kjo genta sula e dosjeve është gruaja e genti sulës ortakut dhe lavatriçes së monika dhe ilir meta. Janë të gjithë ndyrësirat të lidhur me njëri tjetrin. Shpresa është vetëm spak-u.

      Përgjigjjuni
    2. m
      matrapiku

      Shqiperia eshte bere bordello e ky pas 24 vitesh prostituim , kerkon ti vere nderin ne vend!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raw

        Berisha,Meta apo Rama si gjithe politika shqiptare nje mut jane. Ata jane te lidhur me njeri tjetrin nga qindra fije te pa dukshme. I vetmi ndryshim mes tyre eshte se Rama ka punuar me shume se dy te tjeret dhe eshte me bir kurve se ata .

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Keto qelbesirae masakruan dhe e poshteruan kete vend. Mbase afrin dita qe te marrin c'meritojne.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rama, kot lodhesh, je bere si Saliu dhe Likja

            Fajtori kryesor eshte Ed Rama, sepse eshte mashtrues, premtoi ligjin e plote per hapjen e dosjeve dhe e drodhi pa asnje argument bindes. Populli te mbushe sheshet e Tiranes per ti kerkuar Ambasades Amerikane te ndihmoje Shqiperine per te nxjerre dosjet e Saliut dhe Likes, jane te plota ato ne Beograd. Me kete rast ne do ti premtojme Amerikes se do ta zbojme Ramen nga pushteti, dhe do zgjedhim nje socialiste pra nje grua per KM.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mendje mendje kjo dynjah !

              Per momentin me te mire se te nderuarin z. Edi RAMA nuk ka ..... ha ke sy ha ke pare ndryshimet qe ka bere mbasi i mori ne duart Tirane dhe me mbrapa te gjithe shqiperine ! Te lutem shiko Vidiot e vjetera , Lexo dhe pyhet rreth e perqark njerezit e ndershem....dhe jo ato legena plehra qe te manipulojne Trute....as qe nuk me INTERSON fare si EDI RAMA....... por dreqi ta haje, te mirat dhe mrekullite nuk duhet askujt tja mohojme.... Ti ose je i shitur ose je nga ata mbeturinat e Partive tetjera qe sjane gje tjeter, por jane me kriminelel se ata qe kishim....apo ato qe ishin....Flm.. Zoti te ndimofte..

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mendje mendje kjo dynjah !

                Per momentin me te mire se te nderuarin z. Edi RAMA nuk ka ..... ha ke sy ha ke pare ndryshimet qe ka bere mbasi i mori ne duart Tirane dhe me mbrapa te gjithe shqiperine ! Te lutem shiko Vidiot e vjetera , Lexo dhe pyhet rreth e perqark njerezit e ndershem....dhe jo ato legena plehra qe te manipulojne Trute....as qe nuk me INTERSON fare si EDI RAMA....... por dreqi ta haje, te mirat dhe mrekullite nuk duhet askujt tja mohojme.... Ti ose je i shitur ose je nga ata mbeturinat e Partive tetjera qe sjane gje tjeter, por jane me kriminelel se ata qe kishim....apo ato qe ishin....Flm.. Zoti te ndimofte..

                Përgjigjjuni
              2. P
                PANAJOT KRIST LOLI...

                Ky Spiuni Florriri qe te thyhen Carin ne mese i ngjan Origjinal si PANAJOT ( alias PANAJOTIS ) djali i KRISTOS LOLI....... Spiuni PANAJOT i biri i KRISTO LOLI , me pseodonimin " THUPRA " Do te bejme nje kenge nje dite te bukur me diell..

                Përgjigjjuni
                1. P
                  PANAJOT KRIST LOLI...

                  Ky Spiuni Florriri qe te thyhen Carin ne mese i ngjan Origjinal si PANAJOT ( alias PANAJOTIS ) djali i KRISTOS LOLI....... Spiuni PANAJOT i biri i KRISTO LOLI , me pseodonimin " THUPRA " Do te bejme nje kenge nje dite te bukur me diell..

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Ermir

                    Oh, o Zot! Ka me injorante se patronazhistet qe komentojne ne faqen e gazetes Tema? Shikoni cfare shkruajne: ka njeri me te mire se i nderuari Edi Rama? Natyrisht, njeriu qe i paguan eshte me i miri e me i nderuar! O idiote! Po kini sy? Shikojeni se si e lane amerikanet gjate inaugurimit te Notre Dame te rindertuar ne Paris! Nuk i hodhen syte atij! E lane ne vetmine e tij. Tani vjen fundi. Fundi politik dhe fundi ne liri. Kaq e pat!

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Ose futja nje pjate supe mbase flen rehat..

                      Sa per dijeni as me Intereon fare si Person..... se skam qene kure dhe nuk behem kure per as je Parti Simpatizante...... se skam fare lidhje me shqiperine...... por nese ke sy qe ka e gjithe shqiperia dhe e gjitha Evropa .... shiko ndryshimet qe ka bere ! apo i bene Kriminelet ish komuniste plehrat qe vodhen dhe dogjen nje shqiperi te tere...... Asnjhere nuk duhte tja hajme hakun qofte dhe kundershtare apo qofte dhe nje jo dashamire....Zopti thote: jepi te drejte atij qe i takon..... gjithsesi mendja jote.... Zoti te rujte cfare te them.....

                      Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje