"Mos ja jep më fjalën, se po na flet me cinizëm" - Plas 'sherri' tek "Shëndetësia" mes demokratëve dhe deputetit socialist, pse u përmend 21 Janari dhe Gërdeci

10 Dhjetor 2024, 13:48Politika TEMA
"Mos ja jep më fjalën, se po na flet me cinizëm" - Plas

Sot u mblodh Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, për të diskutuar mbi projektligjin “Për përcaktimin e kushteve dhe kritereve të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë”.

Komisioni është shoqëruar me debate të ashpra midis deputetëve socialistë dhe atyre të opozitës, anëtarë komisioni.

Pati disa herë ndërhyrje pa mikrofon ose ndërprerje fjale nga kryetarja e Komisionit, Zheni Gjergji. Pjesa më e ashpër e debatit ishte në replikat Ilir Metaj- Zheni Gjergji- Albana Vokshi.

Pjesë nga debati:

Ilir Metaj: Që ju kolegë opozitarë, të flisni për minimumin jetik do duhej të kishit minimumin e integritetit e dinjitetit, të atyre që lanë pas një trashëgimi qeverisëse, ku bënë maksimumin për të siguruar minimum jetik dinjitoz, dhe jo maksimumin për të mbjellë kaos e varfëri në çdo cep të Shqipërisë.

Ju që sot kërkoni minimum jetik jeni të njëjtët që kur qeverisnit ndërtuat një realitet me minimum standardesh, minimum mundësish dhe maksimum të pabarazisë sociale. Ju kërkoni të flisni për minimumun jetik, thjesht si një kauz politike, tjetër rast për të treguar qeverinë me gisht. Ju nuk kërkoni minimumin jetik sepse u dhemb për hallet e njerëzve, apo dinjitetin njerëzor. Ju e keni treguar me fakte, sa vlen për ju dinjiteti i shqiptarëve.

E bëtë kur i përdorët si kavje laboratori e u ofruat për model ekonimik piramidat financiare, që pastaj njësoj si “black hole” zhdukën jo vetëm ekonominë dhe dinjitetin, por edhe mbi 2000 jetë njerëzish. Për ju dinjiteti i shqiptarëve ka vlerë edhe sa një plumb, njëri nga ata që morën katër jetë njerëzish të pafajshëm në 21 janar. Ose sa një fuçi baroti nga ato të Gërdecit që…

Zheni Gjergji: Të ndërpres fjalën, mos fol me cinizëm…

Ilir Metaj: Kryetare mos më ndëprit të lutem…

Zheni Gjergji: Të ndërpres patjetër se nuk mund të përdorësh cinizëm.

Klodiana Spahiu: Kryetare lereni të thotë opinionin e tij, ne nuk u ndërpremë kur folët ju…

Zheni Gjergji: Jo, jo, ai nuk flet…

Ilir Metaj: Kryetare mos më me këto ndërprerjet e bezdishme pa kuptim, si ato mushkonjat gjatë natës. Mushkonjat të paktën kanë vlerë për ekosistemin, ti nuk ke asnjë vlerë këtu..

Albana Vokshi: Do ta bëj postulat këtë të mushkonjave, ça ishte kjo na doli mushkonja me vlerë…

Ilir Metaj: Ti duhet të bësh postulat jo vetëm këtë, po çdo fjalë që them unë. Do ngresh nivelin, nëse do i kuptosh sadopak pas analizës…

Zheni Gjergji fik përsëri mikrofonin. Ilir Metaj kërkon fjalën me insistim.

Zheni Gjergji: Ti nuk e merr më fjalën…

Albana Vokshi: Mos ja jep më jo…

Zheni Gjergji: Ndërpresim komisionin, 5 minuta pushim…

18 Komente

  1. p
    prec ulaj

    Nuk e di nga eshte ky de[puteti Ilir metaj, por ky qenka fantastik, godet ne shenje, i ben analizen e plote PD me 10 fjali. Jam kurioz te di cfare zanati ka, ku ka punuar.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Ilir Metaj është nga Vlora, dhe është djalë intelligent, intelektual. Këta të PD nuk e perballojne dot. Por ky Ilir Metaj nuk pjerdh as per Ramën, prandaj nuk ka ndonje post. Sepse Rama u jep poste vetem atyre që ka nen hyqëm. Ka post Taulant Palla dhe disa sharabajka, por jo Ilir Metaj. Ndersa kjo Zheni Gjergji qenka lopë komplet. Sepse Alban's Vokshin e dime se kush është.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zagali

        Keta te pd jane pisa njerez.

        Përgjigjjuni
      2. Q
        Qejfliu

        Vokshit i vjen orgazma sa here permenden bemat e Saliut dhe e humbet orientimin per moment .

        Përgjigjjuni
        1. R
          Robi

          Këta plehrat janë me të vêrtetê demokratë! Ia presin fjalën tjetrit se i thotë të vêrtetat që atyre u vrasin veshin! Ti flet me cinizëm? Ta presim fjalën. Ti përdor metafora? Ta presim fjalën. Ti përdor figura letrare? Ta presim fjalën. Oh Zot çfarê tmerri dhe çfarê niveli! Dhe këta "demokratë" duan edhe që tê rivijnë nê pushtet. Por ky popull nuk ështê çmendur akoma.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noci

            Ai djali me duket eshte nga Vlora dhe eshte shume inteligjent ne krahasim me njerezit e PD qe kane nivel te ulet zgjuarsia por te larte ne dhune.Mundohen te bejne te fortin kur nuk ja dalin me kundershtarin,se thjeshtë jane vetem militantë por jo politikane.Kur e kujton PD e vitit 1991 te merr vaji qe nga viti ne vit,ka patur vetem besnike te bindur por jo deputete

            Përgjigjjuni
            1. a
              american22al

              PD eshte nje bande rrugacesh dhe antikombetare qe duhet shpallet e jashteligjeshme per veprimtari antishqipetare.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vezhguesi indiferent

                Pervecse qe ke thene ca te verteta te hidhura per bemat e gjysh Saliut me shoke gjate qeverisjes se tyre, me vjen mire, Ilir, qe u ben thirrje zonjes kryetare dhe zonjes Vokshi, qe ta ngrene pak nivelin kulturor, se kam pershtypje qe nuk e kane fare idene c'eshte metafora, ekosistemi, roli i mushkonjes ne ekosistem etj, etj. Tani, me thene te verteten, eshte pak si vone per to, por ca perpjekje duhet te bejne, te mesojne sadopak nga njerezit rreth tyre e te mos degjojne vetem gjysh Saliun, idhullin e tyre, qe ka marre rrokopujen fizikisht e menderisht. Se te dyja jane, me plot kuptimin e fjales, personifikimi i mediokritetit. Por nuk kane faj te shkretat, e duan patjeter ate vendin ne listat e sigurta per deputete. Mbase e fitojne, se gjysh Saliu te tilla i do rreth vetes. Sidomos ajo mbesa e Bije Vokshit eshte shume e pershtatshme.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vini

                  Kush eshte Vokshi, historia e PD se e dime, objekti I mbledhjes se komisionit eshte minimumi jetik per shqiptaret dhe jo riberja e biografise se PD se! Pjesemaresit e komisionit paguhen me parate e shqiptareve per te zgjidhur hallet e shqiptareve e jo te bejne biografite e partive qe u perkasin.

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pyeteni ekspertin e shendetesise, ish-in Ilir Beqj

                    Permenden histori me 21 janare e Gerdec qe te hiqet vemendja nga milionat Euro te vjedhura ne ato Koncesionet njeri me mafioz se tjetri!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dardan

                      Zheni Gjergji, ti nuk do te jesh me deputete, pse ia nderpret fjalen kolegut. Per t'i bere qejfin , birit dhe dhenderrit te Serbise, kreut te agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit Salih Vuk Berisha?! Pergjigja eshte derrmuese dhe e tmerrshme: ia dha Gjykaten e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem te Shqiperise!? Tani cfare te beje Berisha me vulen, flamurin dhe seline e Opozites Demokratike, te heshte, te luaje domino? Kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Berisha nuk duhej te lirohej, por te dergohej ne burg, pasi ka ne kurriz 38 akuza penale per vrasje, vjedhje e shkaterrime ne mbare Shqiperine. Sali Berisha i lire do te vazhdoje me parrullen e "Qeverise Teknike" te bllokoje rruget dhe institucionet me vagabondet dhe rrugecerit qe i ka rritur me duart e veta dhe i ushqen me para te vjedhura nga tenderat, firmat piramidale dhe pagesat marramendese te agjenturave serbo-greko-ruse.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dardan

                        , birit dhe dhenderrit te Serbise, kreut te agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit Salih Vuk Berisha?! Pergjigja eshte derrmuese dhe e tmerrshme: ia dha Gjykaten e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem te Shqiperise!? Tani cfare te beje Berisha me vulen, flamurin dhe seline e Opozites Demokratike, te heshte, te luaje domino? Kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Berisha nuk duhej te lirohej, por te dergohej ne burg, pasi ka ne kurriz 38 akuza penale per vrasje, vjedhje e shkaterrime ne mbare Shqiperine. Sali Berisha i lire do te vazhdoje me parrullen e "Qeverise Teknike" te bllokoje rruget dhe institucionet me vagabondet dhe rrugecerit qe i ka rritur me duart e veta dhe i ushqen me para te vjedhura nga tenderat, firmat piramidale dhe pagesat marramendese te agjenturave serbo-greko-ruse.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          K O R C A

                          Pse more plehrat e shpellarit serbo-grej , me simpati u dashka te flitete per krimet monstruoze te shtazes mesjetare ? ! Si mundet qe kjo organizate terroriste qe mban enrin PD . t`i mohoje te drejten e fjales deputetit kujtdo qofte ?!

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Eleonora

                            Ky Iliri nga vlora pelqe goxha. Vecant esht.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kimi

                              Janë llumi i llumit të këtyre 33 viteve,mefshire albaveza dhe ju të tjerêt pa tru e shtyllë njerzore,minimumi juaj ka qenë 1 bukë thatë pa gjellë,kjo do ju bëj ju opozurpum pas 11 majit me vjellë. Bravo ilir meta ia ke qendisur

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Koli

                                Zheni Gjergji,Nga Elbasani.Vajza Hava Bebit, ish Mesuese,martuar tek Bebt ne Elbasan,Komunista te thejur.Vete Zheni e martuar me Mustafa Gjergjin,ose Muzi,qe ishte Nipi Fatmir Gjergjit,ish Nenkryetari Komitetit Ekzekutiv ne Elbasanin e Kohes se Enverit.Komunista nga 100 anet,tani thone jemi Demokratet e Saliut,ose te Djathte,pra Ish Te Persekutuar.Te Shkrihesh duke qesh me DR Zhenin,Injorante pa kufi.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Llaqi

                                  Hahahaha...debilet e rrumpallës.O budallaçka jeni bërë si shëllira e Nafie dybekut

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Henk

                                    Nuk e kuptoj si mund të vihet anëtare komisioni një gjallesë si Vokshi! Biles ka qenë edhe kryetare komisioni. Kuku moj nane..

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje