
Politika e lexoi në mënyra të ndryshme raportin e Komisionit te Venecias për mandatin e Olta Xhackës duke brohoritur fitore.Socialistët reaguan përmes kryetares së Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka.
“Komisioni i Venecias shprehet qartë se Parlamenti nuk është i detyruar të votoje në një mënyrë të caktuar por është vetëm ne gjendje te votoje për çështje që janë brenda kompetencës së vet. Ky Komision shpreh mendimin se dy vendimet e dhëna nga Gjykata Kushtetuese për mandatin e deputetes Xhaçka nuk duheshin Kushtëzuar nga votimi në Kuvend i zbatimit të tyre. Me fjalë të tjera vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë të zbatueshme dhe nuk duhet të diktojnë votën.”, shprehet Klotilda Bushka.
Në një reagim nga selia blu, nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha se Komisioni i Venecias foli qartë dhe qeveria ka detyrim t’i bindet kushtetueses për të hequr mandatin e Olta Xhaçkës.
“Në rastin specifik, Komisioni i Venecias thekson se Gjykata ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet nga një votim apo nga vullneti i një shumice parlamentare. Me fjalë të tjera, pavarësisht vullnetit negativ të shprehur me votë nga shumica socialiste, Kuvendi duhet të zbatojë urdhërimin e Gjykatës dhe ta dërgojë çështjen e deputetes Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.”, u shpreh Bykykbashi.
Por, mazhoranca mendon ndryshe.
“Koha na dha te drejte. Edhe një herë të Këshillit të Europës rrëzuan një puç Kushtetues”, shtoi Bushka.
“Partia Demokratike e konsideron opinionin e Komisionit të Venecias, Një goditje të fortë për përpjekjet e Edi Ramës për të bllokuar zbatimin e Kushtetutës Gjithashtu, përbën edhe vepër penale.”, shprehet Bylykbashi.
Top Channel
Jane te gjithe pe tu qire nenen dhe pleqte e venezias jane as mish as peshk "gomari do dhe uje te ftohte dhe uje te nxehte"
Komisioni i Venecies edha opinionin, për ata që dinë të lexojnë, por edhe për ata, si në rastin e opozitës ankimuese, që edhe pse dinë të lexojnë, leximi e bëjnë sipas oreksit të tyre. Se kur Kuvendi me 94 vota e shkarkoi Ilur Metën si president, dhe ky iu drejtua Venecies, ajo argumentoi se veprimi i Kuvendit ishte jo proporcional me Kushtetutën, pra Meta nuk duhej shkarkuar dhe maxhoranca qeverisëse, e pranoi atë opinion, ndërkohë që opozita e brohoriti. Atëhere nuk kemi të bëjmë këtu, të paktën në parim, me dy standarde?!