
Nga Ylli Pata
Dy ditë më parë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka refuzuar që të njoftojë mbarimin e mandatit të saj siç e parashikon ligji themeltar i shtetit, 3 muaj para afatit, duke prekur afatet ligjore. Zaçaj deklaroi se mandati i saj nuk mbaron në mars 2025, ashtu siç parashikohet, porn ë fund të vitit.
Gjykata e Lartë, që është institucioni përgjegjës për të vijuar dhe mbikyrur emërimet në institucionet e larta, ka shpallur vakancën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuetuese, që përfaqëson Hota Zaçaj.
Zaçaj duhet ta shpallte vakancën e saj dje më 10 mars, ndërkohë në mungesë të shpalljes, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka marrë sot vendimin e për këtë çështje.
Duke qenë se Zaçaj ishte anëtare zëvendësuese e ish-Kryetares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, mandate i saj ishte tre vjeçar dhe mbaron më 10 mars 2025.
Një ditë pasi kryetarja e Gjykatës Kushtetuese deklaroi se mandati i saj përfundon në fund 2025 dhe jo në 10 mars 2025, gjykata e Lartë vendos të shpallë vakancën. Holta Zacaj vendosi te mos zbatojë kushtetutën duke tentuar zgjatjen e mandatit dhe cënuar në këtë mënyrë skemën e përtëritjes së gjykatës, ndërsa njoftoi se do t’i drejtohet për opinion Komisionit të Venecias.
Por ky qëndim i Zaçaj është krejt në kundërshtim të ligjit, e vetë kërkesës së saj kur ka aplikuar për postin anëtares zëvendësuese.
Ndaj sot Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka shpallur vakancën për postin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese me mandat të lotë pra 9 vjeçar.
Në këtë vendim, theksohet: “Kryetari i Gjykatës së Lartë, në respekt të Kushtetutës, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, të vendimit nr. 2, datë 16.01.2023 të Mbledhjes së Posaçme të Gjykatës së Lartë dhe me përgjegjësinë e plotë për të përmbushur funksionin që i është ngarkuar, hap procedurën për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë 9 vjeçar.
Afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të njoftimit. Pas përfundimit të këtij afati, Gjykata e Lartë i përcjell Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të tyre në Gjykatën Kushtetuese. Kandidatët që konkurrojnë për mandatin e gjyqtarit kushtetues të zgjedhur nga Gjykata e Lartë, duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm, që vërteton plotësimin e kushteve dhe kritereve që parashikon neni 7/a i ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, i ndryshuar, si vijon:
1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:
a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
c) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;
ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;
d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
dh) të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.
2. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të plotësojë edhe këto kritere:
a) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;
b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;
c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.
3. Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:
a) vjetërsisë në profesion;
b) përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;
c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;
ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;
d) ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;
dh) informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.
Lista e kandidatëve do të bëhet publike në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, me qëllim që institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, t’u jepet mundësia të paraqesin pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat”.
Ky vendim i kreut të Gjykatës së Lartë, është pikërisht ai mekanizëm kushtetues që reforma në drejtësi e ka parashikuar për të mos lënë vakancën në institucionet e larta siç ka ndodhur në të shkuarën.
Kushtetuta, para ndryshimeve të vitit 2016, në rastin e mosplotësimit në vitin e përtëritjes së vendit vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, nuk parashikonte shprehimisht kufizimin e mandatit 9 vjeçar të gjyqtarit të ri që zgjidhej. Ishte pranuar që për mandatin e plotë gjyqtari të zgjidhej me mandat 9 vjeçar, pavarësisht konsumimit, me disa muaj apo me një vit, të mandatit të gjyqtarit që zëvendësonte. Kjo bënte që përtëritja të mos kryhej rregullisht në muajin dhe vitin përkatës. Moskryerja në kohë e përtëritjes çdo tre vjet e 1/3 së gjyqtarëve e kishte prishur balancën duke cenuar këtë standard kushtetues. Pikërisht, me qëllim kryerjen e përtëritjes së 1/3 së gjyqtarëve të GJK çdo tre vjet, ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 parashikuan në nenin 179 (por edhe në ligjin organik të GJK), mundësinë e kufizimit të mandatit 9 vjeçar të gjyqtarit, që në momentin e zgjedhjes së tij.
Anëtare zëvendësuese është edhe Zaçaj, e cila edhe ka aplikuar si e tillë siç shikohet krejt qartë në dokumentin kur kërkonte të zëvendësonte Vitore Tushën.
TemA
Keto kushte vetem Gjin Gjoni i permbush.
Edhe gruaja e Azem Hajdarit.
Gjyka e Larte, Gjykata Speciale Kunder Korrupsionit, Gjykata e Apelit te Republikes Popullore te Shqiperise duhet te nominoje per kryetr te Gjykates Kushtetuese lexhendarin Salih Berisha, qe i ka shtrire pertoke te gjithe gjyqtaret e Shqiperise.
Kur një gjykatëse i bën të tilla finte, që në fakt deri dje s’kishte asnjë lidhje me sistemin gjyqësor, por erdhe sikur të kishte, ne kërkojmë të ikin me dëshirën e tyre Saliu, Meta
fix
Ore, ai Ivi Kaso,nga eshte zhdukur keto kohe, di gje njeri???? mos po shet pasurite qe ka ne bashkepronesi me kete tipen, qe po mbahet fort pas karrikes!
Kush eshte kjo gjyqtare qe kerkon ta mbaje me thonj ate vend pune? Ke perfaqeson ajo, kush e ka sjelle deri aty? Zakonisht keta te PD ngjiten mbas karriges, nuk ikin me.
Ç'janë këto llazore që ngjiten pas karriges si m...uti pas këpucës ? A kanë dinjitet apo sedër ?
Karrige o e embla karrige.Rroge o e madhja rroge
Puna eshte or Dode, qe nuk eshte puna e rroges ketu. Kjo e ka te vertetuar e me prova dhe askujt nuk ja ka enda tja permende kete.
KUR PRETENDON EDHE KRYESPIUNI I LUSHNJES, LYM PORDHA MURRIZI PER POSTE, CA DUHET TE BEJNE TE TJERET, PERVECSE TI Q....GOCEN
Cfare kjo "vakanca"? Pse nuk shkruani, vend bosh ne gjykate e larte? A ndihesh inferior kur shkruani ne shqip? A duhet te perdorningjale te huaja we te dukeni te squt?
Degelisi. Sepse janë injorante analfabetë dhe u duket vetja të zgjuar kur shkruajnë fjalë të huaja.
Holta Zace dhe bashkeshorti i saj Erjon Duraj jane berishiane te deklaruar. Kane vile ne Rolling Hills dhe sponsorizohen nga familja Berisha. Holta ne mbledhjen e Kushtetueses mbrojti me pasion lirimin e Berishes nga arresti shtepijak. Eshte nje plan i porositur nga nongrada qe ajo te mos ja leshoje karriken zevendesuesit ne 10 mars duke krijuar nje skandal qe na diskretiton para nderkombetareve ne zbatim te projektit te rremujave para zgjedhjeve.
Aman o Lida, ce perfshin Erionin e gjore ketu; ai pershesh po ha.
uaua paska dale edhe Kreshniku sot te na prezantoje opionin e tij te paanshem. Holten e sulmuakan te dyja palet; skenar per te hequr kete koke te madhe te drejtesise e juriste me integritet te larte. Se kjo po bente namin me vendime te drejta. po leri keto skenare 2 lekeshe o Niku, se nuk ngjisin keto. nuk eshte Altin Dumani kjo o plak, e di i madh e i vogel. sa per njeriun e amerikaneve, e pe besoj lajmin sonte ne VOA. Ok???