Spahiu: Bejko i pari që ka mundësinë të tregojë se PD është më e madhe se Berisha

10 Prill 2023, 23:09Politika TEMA
Spahiu: Bejko i pari që ka mundësinë të tregojë se PD

 

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko ka mundësinë që të trefoj se PD është më e madhe se Sali Berisha.

I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, Kreshnik Spahiu tha:

“Sot beteja juaj është më e thjeshtë por më e rëndësishme për historinë. Sot për herë të parë një personi i jepet mundësia për të treguar që PD-ja është më e madhe se Berisha dhe jo PD-ja është më e vogël se Berisha. Unë që në fillimet kur ka ndodhur përplasja mes dy grupimeve për të larguar Berishën dhe për t’ju përgjigjur presionit amerikan për të larguar Berishën nga politika, kam pas dyshimet e mia që ka pasur një lojë mes dy grupimeve dhe lufta nuk ka qenë  reale. Argumentin tim e kanë mbështetur që kjo lojë është e shtirur për t’u treguar amerikanëve që po bëjmë luftë por në 2025 të dy grupet do të bashkohen”- tha ai.

 

3 Komente

  1. .
    ..

    Ik o kar

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjergji

      PD nuk është më e madhe nga Berisha! Nëse ka fituar vërtetë ndonjë betejë politike Berisha,ajo është beteja ndaj PD... E ktheu nga një lëvizje e qendrës së majtë,në një repart privat sulmi duke larguar çdo gjë qytetare dhe racionale nga kjo lëvizje. Jo më kot sot në PD kemi nostalgji skllavi dhe inat fshatari ..dhe asgjë tjetër ; sepse çdo gjë tjetër është Berisha. Vetëm shpërndarja e kësaj partie jep shpresë për një konfigurim të ri politik dhe figura të reja,përndryshe do kemi agoni pa fund. Dhe njeriu duhet të ketë pak turp; Si ne që thuajse e përzumë si qen Saliun më 2013,për ato ndyrësi që bëri,krejt papritur e quajmë sot "ëngjëll "dhe kërkojmë prova nga Amerika të cilës ndoshta nuk i bëhet vonë çfarë njeriu është Berisha; shkurt ata nuk e duan më në tryezë. Ky ndyraq plak është gati si më 1992,1997,1998,2002 edhe sot t'a djegë Shqipërinë për karrigen e vet! A jam unë me Ed Ramën!? Absolutisht jo,sepse ai është kopja e Berishës,kopje qytetare më i kulturuar më i rafinuar po në fund të fundit ,kopje. Të këpusë qafën Berisha,pa Rama pas veshit e ka, me tërë ato vjedhje që po bën,ama nëse mbajmë Berishën, Ramën aty e ke... Vuajtëm sa u plak e vdiq njëri, Berisha,të mos presim edhe plakje- vdekjen e tjetrit!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me dashuri - Edvini

        Kush ja rrojti mjekrrën këtij qatip-spahiut? Nuk dallohet me nga sozia e karit Bejko. Kar-shnik Spahiu te na rruash bolet.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje