
Kreshnik Spahiu komentoi në '5 Pyetjet nga Babaramo' përplasjen mes Trump dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë. Spahiu thekson se Trump mesa duket po përpiqet ta bëjë Rusinë të madhe dhe jo Amerikën (MAGA).
'SHBA kanë pasur një vlerë në strategjinë kombëtare dhe politikat e jashtme. Kishin qëndrueshmëri. Trump sillet sikur ka dy Amerika të ndryshme. Kjo është shqetësuese. Presidenti gjerman deklaroi se nuk e kishim menduar kurrë se do mbronim Ukrainën nga SHBA. Nuk është një debat mes SHBA dhe Ukrainën, por po ndahet perëndimi. Kremlini u shpreh me nota pozitive se perëndimi po ndahet. Humbet Evropa dhe dobësohen SHBA. Kundërshtari i së ardhmes së SHBA është Kina. Edhe debatin sot, presioni i Trump ndaj Evropës që të prishen disa traktet me Kinën dhe të vendosë taksa që BE të jetë aneks i SHBA. Trump arriti derisa tha jam evropian jam gjerman, por BE është krijuar për të shkatërruar SHBA. Nga 2 vjet luftë kemi parë dobësinë e Ukrainës apo Rusisë. Të gjithë kishin pritur që për 3 ditë të dorëzohej Ukraina. Lufta ka dobësuar Rusinë. Rusia tregoi se nëse nuk vendos armët bërthamore nuk mund dot as Ukrainën. Me NATO-n e ka të humbur luftën. Ukraina është vendi më i varfër i Evropës. Slogani i Trump ishte MAGA. Tani po bën Rusinë të madhe.'
Ik mer rrot kari
Mos behet Amerik e vogel dhe Europe e madhe . Europe Turqi Angli = 700 mije banore pluse Canada......... kalone me shume , ndersa Amerike Rusia = 450 mije banore , matematikisht Amerika po zvogelohet .... Trapi s'ka lexuar nje liber ne jeté dhe nuk di asgje ..... Me pelqeu nje analist Rus ku thoshte , kujdes Europen , kujdes Gjermani France Angli me passe Italie Pologne , historia ka treguar qe jane te fuqishem...... .
Ti kujdes Trapi , mirë që përmënd Evropën , po me Turqinë ç'pate ? Turqia nuk është në Evropë po në Azi të Vogël . Turqit në Evropë hyjnë me viza , si popujt e Ballkanit para 10-15 vjetësh . Ri ore rehat, mos na ngatërro me Turqinë edhe 80 milion turq islamikë i duhen Evropës , pak ka islamikë që po bëjnë çdo ditë nga një atentat në Gjermani e gjetkë .