Analisti Ergys Mërtiri komentoi primaret e mbajtura dy ditë më parë nga Partia Demokratike.
Sipas Mërtirit ky proces u karakterizuan nga pazaret dhe ata që fituan ishin njerëzit e Berishës.
“Isha i sigurt që do fitonin njerëzit e Berishës dhe ata fituan. Pati nga mbështetwsit e tij që u lanë mënjanë për shkak të pazareve që bën Berisha dhe nevojave për të ruajtur ekuilibrat brenda grupit parlamentar.
Për shembull, një gjë që të bën të dyshosh është që njerëzit nga grupi i Gazment Bardhit morën vota, ose njerëz që kanë qenë kundër Berishës dhe kanë fituar urrejtjen e berishistëve.
Për shembull, Jorida Tabaku ka qenë një njëri i urryer deri para pak kohësh dhe më duket pak çudi që urrejtja të kalojë në dashuri në kaq pak kohë.
Një berishiste si Adriana Kalaja, që ka ndezur zjarr te dera e bashkisë dhe që në logjikën e asaj partie duhet të gëzonte mbështetje kishte marrë 130 vota, kjo lë për të dyshuar te procesi.
Kemi fryrje të shifrave, di në zona të caktuara si në një njësinë 8 ku votojnë deri në 200 veta, këta i nxjerrin 700”, tha Mërtiri në emisionin Now në Euronews Albania.
Mos lexoni Ergys Mertirin qe lahet nje here ne vit. Ky pervers nuk don as nonen e vet, e jo me te thote ndonje fjale te mire per ndokend. Ergysi eshte gjoja lektor, llafollog i poshter.
Sa te ulet jeni. Shani njerezit e zgjuar personalisht Shikoni cfare ai thote dhe shkruan. Shume I artikuluar dhe me sens