Avokati Ylli Manjani thote se SPAK ka urdhruar pergjim te paligjshem ndaj Gjyaktes Kushtetuese

3 Mars 2025, 19:17Politika TEMA
Avokati Ylli Manjani thote se SPAK ka urdhruar pergjim te paligjshem ndaj

Që të sqaroj edhe njëherë punën e përgjimit të gjykatës Kushtetuese.
1. Sa më takon kam thënë vetëm të vërtetën, që ka një urdhër përgjimi. Këtë urdhër e disponon media, nga ku jam informuar dhe mund të lexohet tashmë edhe nga publiku.
2. Mund t'u spjegoj gjithashtu se në bazë të ligjeve të shkruara nuk mund të autorizohet përgjim apo survejim pa u regjistruar më parë një proçedim. Që do të thotë se urdhëri për përgjim apo survejim në fjalë ka dalë vetëm pasi më parë është regjistruar një procedim. Në fakt edhe vetë përmbajtja e urdhërit e sugjeron këtë gjë.
3. Ky lloj autorizimi për përgjim mbi atë bazë ligjore të cituar, që të jetë i ligjshëm bëhet me vendim gjykate dhe jo me urdhër të prokurorit. Jo se do kishte ndonjë dallim esencial në kushtet ku jetojmë, por të paktën formalisht duhet të respektohej ligji.
Nejse, kjo është situata legale.
Sa për vete, kam dhënë autorizimin që të më përgjojnë sa herë të duan pa asnjëlloj vendimi. Si të duan e kur të duan.
Fakt është se çështja që ne kemi ngritur në Gjykatën Kushtetuese ka qenë çështje e madhe, ndoshta më e madhja, juridike e kohës. Kuktoj këtu se jurispridenca Europiane ka të njëjtin debat. Për këtë gjë së bashku me ekipin e mrekullueshëm të avokatëve ndjehemi mirë. Kemi bërë punën që kanë bërë edhe kolegët tanë në Europë.
Por askund në Europë nuk ka ndodhur që Prokuroria të ushtrojë trysni mbi vendimmarrjen e gjykatave. Kjo e bëri këtë çështje të madhe të flasë në shqipen më të shëmtuar të mundshme.
E vetmja keqardhje që kemi është se nuk gjetëm asnjë gjykatë në Shqipëri që të jetë në nivelin e gjykatave të Gjermanisë, Hollandës, Britanisë e po të doni edhe të Italisë, Malit të Zi e jo vetëm.
Gjetëm gjykata të trysnuara që vendosin në dhomë këshillimi dhe i hapën rrugë trysnisë shtetërore.
Kaq.

11 Komente

  1. P
    P

    Po e them per te disaten here,ne Spak vepron Banda kriminale e Sali halese me ne krye Altin Dumanin,mos dyshoni per kete.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Kur do arrestohet Saliu,Rama ,dhe ky Manjani?po nuk u pastrua ky vend nga keta njerez kurre nuk do behet shtet!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sokoli

        Po e tha Ydhi mostra skizofrenike cdo gje shemtohet. Qenie me te lig me te korruptuar dhe te pushtuar nga djalli se ky antishqiptar me mbiemrin Manjani nuk kam pare.

        Përgjigjjuni
        1. 9
          90

          Ylli Manjani eshte nje kostitucionalist me nivel, ndersa ti je njeri prej shume injoranteve qe komentoni neper gazeta!

          Përgjigjjuni
        2. D
          Dumdumi ka dal Jashte Kontrolli

          or tej katnar ,kaptin camur ,qytetar nuk bohesh kurr. mbajeni mend ,ky nastradini i ka hyp gamorit se prapthi ,ka me e hudh ne humner Drejtesine,sepse u hyp mbi ate gamor skapi qellimishte per te ber kaos ,qe s'do ket me birkurve ta zgjidhi me

          Përgjigjjuni
          1. E
            E

            Halet e Saliut ne Spak e kthyer ate ne nje bande repressive kunder zyrtareve socialist.Lexova nje shkrim te gazeta sot per nje Gurgur nga Fieri qe qenka ne trupen e BKH.Gurguret e Fierit kan qene antar te bandes berishiste te kryesuar nga Viktor Margilaj.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gj. Gjoni

              Po flet nje nga ministrat e drejtesise me te korruptuar qe ka patur vendi! Pergjimi mese i ligjshem, kur ka te dhena qe dy nga Gj e GJ. K kane kontakte te papershtatshme; ky i gjori, te cilin e shantazhuat me sms private dhe Zacaj, e cila merr para per cdo ceshtje, nuk eshte i panjohur ky fakt.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sali hajduti ne Burg!

                me i korruptuar se ty Gjin Gjoni?

                Përgjigjjuni
              2. h
                hila

                A ka minister drejtesije Shqiipnija sot? A ka ligje qe munde te rregulloje keto pislleqe? Ku jane njerezit e ditun te drejtesis qe nuk ndihen? pervec z Manjani. Spaku vertete paska njerezit me te ligj mrenda vetes. Kush duhet te mbaje pergjegjesi per kete gjendje? Mire paska ba Salih SErbi qe e quan SKAP. po ai e ditka mire gjendjen aty, dhe per ta kamuflu gjoja po e akuzon. Pra krimineli Sali shkon gjoja i shan dhe kthehat ne shpi, shendosh e mire, e te pa fajshmit burgosen!!!!

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Besim

                  I vetmi constitucionalist qe ka vite qe perbadhet me filosofin e shemtuar te drejtesise shqiptare duke diskutura e mbrojtur parimisht te drejtat kushtetuese te vendit qe anashkalohen pse jo neperkemben ne diten me diell. Duhet thekasuar se kjo eshte detyre e cdo juristi te kualifikuar te mbroje kushtetuten e jo ta lejojne qe te deformohet me lodra fjalesh dhe komentojne kafeneve. Nuk ka as nje konference apo qendrim nga institucioni avokatise mbi abuzimet me interpretimin e ligjeve nga organi akuzes duke shkelur te drejtat themelore te qytetarit, (indiference e plote) e cili ka gjetur shpetimin tek toke fjalshi magjik "dyshim i arsytuar" kjo logjik i jep te drejen cdo qytetari te shprehet se ka dyshime te arsytuara se akuzo abuzon me zbatimin e ligjit. Respekte zt. Manjani per kurajon intelektualo-profesionale qe ju karakterizon.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kristi

                    Manjan...sakte!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje