SPAK nis hetimet për kontratën e PD - Avokati: Seci, Noka dhe Berisha rrezikojnë dënim të rëndë

30 Prill 2025, 10:14Politika TEMA
SPAK nis hetimet për kontratën e PD - Avokati: Seci, Noka dhe Berisha

Avokati Idajet Beqiri tha se kontrata 6 milionë dollarëshe e Sali Berishës është një skandal i madh.

Sipas tij, SPAK u tregua i përgjegjshëm dhe nisi procedimin penal ndërkohë që me emrin e Donald Trump është abuzuar dhe ka qenë më e thjeshtë të bëhet kontrata.

“Ky është një skandal i madh që tregon se ne nuk kemi institucione shteti që nga SHISH dhe organet e akuzës nuk janë në rolin e tyre që një person i inkriminuar që nuk ka lënë asgjë pa bërë, tolerohet për gjëra madhore dhe të dukshme.

Unë konstatova që SPAK u tregua i përgjegjshëm dhe të nesërmen pas bërjes publike, SPAK e nisi procedimin penal. Nuk është e ligjshme kjo kontratë në disa aspekte sepse në rradhë të parë ka të bëjë me shuma të tilla, dhe në SHBA ata që bëjnë kontrata janë të detyruar të bëjnë ligjin atje.

Do ta hetojnë dhe do tu dalin edhe nga kontraktuesit Nuredin Seci, Noka dhe Berisha por dhe të tjerët që kanë firmosur dhe janë pjesë e administratës së Trump.

Kanë abuzuar dhe shfrytëzuar emrin e Trump dhe në bazë të autoritetit të tyre, kontrata ka qenë e thjeshtë të bëhet. Është pranuar një lobim që është i kundërligjshëm sepse nuk mund të pranosh lobim kur DASH ka shpallur non grata për krim madhor kundër demokracisë.

Kemi kontratën dhe kodin zgjedhor, ligjin për partitë politke.  SPAK-ut i duhen 3 muaj dhe akuzat që do ngrihen janë krim zgjedhor dhe pastrim parave të pista ndaj Berishës dhe familjes së tij, ndaj Flamur Nokës. Rrezikojnë dënim të rëndë. Kush është fondacioni i Nuredin Secit djali dhe gruaja e tij? Këta janë njerëz të Liri Berishës, djali i Secit ka një filial të fondacionit të Liri Berishës”, tha avokati në ABC News. 

6 Komente

  1. D
    Down

    Mero bajga, nuk u lodhe duke nxjerre idajet bajgen ne media??!! Se jo pee gje po ka nje limit edhe budallalleku, nis ngjan budalla dhe vete pastaj

    Përgjigjjuni
    1. z
      zhigolo

      I nxjerr dhe mirë bën që i nxjer që të hash çdo ditë se të bën mirë pasi qenke Down.....

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vala

      Gorrica pikela. Kam frike se vet Spaku eshte kumbar I kesaj a entire. Cuditem si besoni akoma tek keto kufoma drejtesie qe akoma s'guxojne te japin verdict per krime shume madhore

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        BRAVO MERO,E BRAVO HIDAJET BEQIRI,,,,POR TE SHOHIM SKAPIN E SALEHKRAXHICIT ME DUM DUM DUMANIN CDO BEJE,....DYSHIMI ESHTE PER ZERO ,DUKE U JUSTIFIKUAR QE NGA SHBA NUK KA ARDHUR PERGJIGJA,POR , KA EDHE LIGJI SHQIPETAR ZGJEDHOR PIKA KU NUK JUSTIFIKOHET KONTRATA,SEPSE TE PAKTEN ESHTE NDERHYRJE NE PROCESIN ZGJEDHOR ,,,,,,,,KQZ DUHET TA SHPALLE TE PALIGJESHME KONTRATEN JO MBRAPA POR PERPARA.......NDOSHTA P SOCIALISTE DUHET TJA KERKOJE KQZ ANULLIMIN.....VEDIAMO ,,THONE ITALIANET

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Po kush mund ti denoje ata? askush

          Përgjigjjuni
          1. s
            socialisti

            Rama duhet te caktoje juristin me te shquar jo vetem te Shqiperise por edhe te Europes z. Idajet Beqirie ne vend te Dumanit dhe ti lihet dore e lire te beje nje ekip juristesh bashke me juristet e shquar Romeo Kara, Spartak Ngjela e te tjere. Vetem keta heronj sypatrembur do ta bejne zap Berishen e ta cojne prapa hekurave qe te mos dale perjete. Kjo duhet bere para zgjedhjeve seepse Berisha ka marre shume revan dhe mesa duket do ti fitoje zgjedhjet ose zgjedhjet do te shpallen te pavlefshme nga organizatat nderkometre dhe nuk do njehen nga qeverite perendimore gje qe automatikisht con ne qeveri teknike pa Ramen dhe lamtumire pushtetit te partise tone socialiste.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje