Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, ka komentuar akuzat që iu bënë në seancën e ditës së djeshme në Kuvend deputetët e opozitës, kreut të SPAK Altin Dumani se është bashkëpunëtor i kryeministrit Edi Rama.
Aliabeja tha në ‘Frontline’ se akuzat e deputetëve opozitarë janë alogjike. Sipas tij, nuk mund të jesh bashkëpunëtor i Ramës, ndërkohë që ka marrë nën hetim disa zyrtarë të lartë të mazhorancës. Ai tha se ka bindje të plotë se SPAK sot nuk është në kontrollin e kryeministrit Edi Rama.
"Janë alogjike, sepse nuk më duket normale që të jesh në krah të Ramës dhe të procedosh zv.kryeministrin, ish-deputetin Bllako, ish-ministrat Koka dhe Beqja, të procedosh ish-kryetarin e bashkisë Veliaj dhe nga ato që thonë mediat, zv.kryeministren Balluku. Cdo gjë mund të jesh, vetëm avokati i ramës jo", tha ai.
Ndërsa i përket ndryshimit të Kushtetutës, Aliabeja tha se kryeministri dhe kreu i opozitës po ndryshojnë Kushtetutën për interesat e tyre personale dhe jo për atë të Shqipërisë.
“Mund të rendis një sërë arsyesh pozitive dhe negative. Ju e thatë me të drejtë, se për herë të parë jepet ideja për ndryshimin e Kushtetutës nga përfaqësuesi i opozitës, por mos harrojmë që për herë të parë e ka dhënë kryeministri. Duket se është ide mes Ramës dhe Berishës. Kur foli Rama atëherë nuk iu dha shumë zë. Fakti me numrat e shumtë që Rama ka, ta merrni seriozisht idenë e ndryshimit të Kushtetutës. Fakti që edhe partneri i tij e thotë këtë gjë, duket se është një ide, por nuk është një ide e ndershme.
Janë duke gatuar diçka në interes të tyre dhe kundër interesit. Cilat janë arsyet? Tani të pretendosh nga zoti Rama, i cili ka marrë mandatin e 4 dhe merr mandate dhe duke marrë parasysh një sërë skandalesh që e kanë gërryer por ky sërish merr më shumë mandate, tregon se nuk është interesi i Shqipërisë që e gërryen për të ndryshuar Kushtetutën.
Ndërsa Berisha, ka një sërë hesapesh nga mënyra sesi është sjellë politikisht, por edhe të qasjes së shtetit që ka pasur, të paktën në 4 vitet e fundit nga sistemi i drejtësisë, duket se janë duke gatuat dhe i kanë vota për të gatuar diçka në kurriz të institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe interesit publik. Ideja është për ngritjen e Senatit, shumica e vendeve të BE-së kanë nga dy dhoma, por ka diçka për të kuptuar nëse është e sinqertë apo jo”, tha Alibeaj.
Lini një Përgjigje