Spartak Ngjela: Si e shoh unë Berishën në izolim!

9 Shkurt 2024, 09:35Politika TEMA
Spartak Ngjela: Si e shoh unë Berishën në izolim!

Avokat Spartak Ngjela i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV foli për Sali Berishën, i cili që prej fundit të dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie. Duke folur për Berishën Ngjela u shpreh se ish-kryeministri ka rënë shumë moralisht dhe kjo për shkak se nuk po përballon dot izolimin që ai nuk e njeh. Ndaj sipas Ngjelës, Berisha u thotë përkrahësve të tij nga ballkoni që shumë shpejt do të vijë Berisha 3.

“Ish-kryeministrit Sali Berisha i është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie, sepse ai nuk mund të burgoset. Berisha është 80 vjeç dhe ligji e përjashton që t’i jepet masa arrest me burg. Nëse ndodh që ai të burgoset dhe të pësojë infarkt, ai që ka dhënë dënimin mban përgjegjësi. Por ajo që dua unë të theksoj është se masa është e njëjtë në mënyrën se si përjetohet.

Kjo duket qartë edhe te Berisha. Ai ka ndryshuar që prej 30 dhjetorit, kur iu dha masa e sigurisë. Ka rënë moralisht. Dhe po ua thotë dikush që e njeh izolimin. Berisha nuk e ka eksperiencën për ta përballuar izolimin. Koshienca njerëzore në izolim shkon në delir, persekucion ose iluzion. Më të lehtë e kanë ata që shkojnë në delir. Në këto degë të çon izolimi dhe këtë po e them këtë nga eksperienca.

Por ndryshe nga Berisha unë isha i përgatitur. Kisha qenë prokuror, avokat, dhe e dija çfarë të pret në burg.

Ndërsa njerëzit poshtë ballkonit janë tifozët. Ata nuk të lënë kurrë sado poshtë të shkojë skuadra ata vazhdojë të ndjekin. Pastaj ka edhe iluzionistë, si Gazment Bardhi. Është e ndarë bota. Problemi i tyre i gjithë këtyre është që delirantë, tifozë dhe iluzionistë, janë të tre pa parti. Partinë e ka Basha”, u shpreh zoti Ngjela. 

10 Komente

  1. B
    Bureto

    Që ke qenë prokuror e dimë, por me atë avokat më duket se ke ngatërruar kohën, sepse atëhere jo vetëm që nuk kishte avokatë, por edhe sikur ti si pinjoll i nomenklaturës së lartë komuniste, nuk mund të ishe avokat. Kë do mbroje armiqtë e pushtetit tuaj? Kjo sa i përket të shkuarës. Tani përsëri, për të mos të të runduar me një 'lajthitje', më e pakta tregove një naivitet. Po thua se Bardha na qenka një iluzionist?! Ti je njeri i kënduar dhe e di kuptimin e kësaj fjale ndaj ajo vetëm atij nuk i shkon. Ai më e pakta është një karierist arrivist dhe më e shumta një idiot politik. Tak, ca nga lodhja e jetës dhe ca nga pleqëria, e ke humbur ca dhe ti nuhatjen politike, kështu që bën mirë të bësh ca pushim.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lymi Tymi

      Ty Taku, burgu i partise te la me pasoja mendore te pa korrigjueshme. Fatekeqesija me e madhe është te bindja idiotike që i ushqen vetes se ti i di te gjitha. Kjo te jepe frymezim dhe deshire te shprehesh pa as me te voglin preokupim talentin tënd si debil katastrofik ne një llomotitje pa fund e krye.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agim

        Per Bureton! Taku nuk ka qene prokuror, ka qene hetues. Kete ai e fsheh gjithnje. Taku ka kulture, por ka vuajtur gjithnje nga mosmirenjohja dhe deshira per protagonizem. Berisha ishte kumbari i tij politik. E mori ne PD, e beri dy here deputet, e vuri kandidat per kryetar bashkie te Tiranes. Dhe ai ia shperbleu duke e provokuar dhe regjistruar me mikrofon te fshehur. Ku e kishte mesuar nje gje te tille. Ne kohen kur ishte hetues? Taku mban nje qendrim eklektik. Here te mbron e here te shan, kjo nga interesat dhe shperblimet e castit. Kjo eshte e verteta e Ngjeles. Dhe shqiptaret e dine mire kete. Berisha duhet te dale ne pension. Koha e provoi kete. Por edhe Taku duhet te dale ne pension. Parashikimet e shumta qe ka dhene nuk kane dale te verteta. Mire edhte te heshte.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emisioni

          Z. Ngjela, per diejni per te gjithe shqiptaret llafazan eshte nje profesionist me pasion leximin letraro-shkencor. "Diagnozat" qe ai i ben situates apo personave, jane diagnoza shkencore, ndaj dhe nuk kuptohen plotesisht nga publiku i "amortizuar". Per informacion, avokat ne kohen e diktatures, kishte.......por qe ishte ne funksion te mbrojtjes se shtetit shqiptar ne "zonen" nderkombetare....... Dhe nuk ishte nje avokat....por nje zyre me te tille. Informohu pakez me thelle @Bureto

          Përgjigjjuni
          1. H
            Humoristi

            Dy komunistet te vetshpallur antikomunist te thekur,ne pleqnine e thelle vazhdojne ta urrejen njeri-tjetrin me intesitetin e dikurshem te luftes se klasave!Per brezin e ri nuk kane asnje vlere!.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Koli

              Ky i lexuar?! Ky qe fajin per perdhunuesin e gjykon nga shkalla e rezistences gjate perdhunimit?! Ju kujtohet ligjerata e famshme! Ky hajvan qe ligjet e anglise se sotme i gjykon nga librat e Dickensit?! Ky eshte turp per ekranin.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Treni

                Si e shoh unë Berishën në izolim? Në HD.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkoni p.s

                  Fuck bastardet berrishjane,, tani e tutje mut do hane....boll me nongrata...rrnofte Amerika...poshte komunistit SaliSerbi...

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tirona

                    Një pyetje për z. Ngjela! Nëse Berisha provohet nga prokuroria dhe gjykata se Ai ka shkelur ligjin sidomos vrasjet në bulevard dhe shkatërimin e shtetit në 97 dhe puçin në 98 pa përmendur shumë e shumë të tjera , nëse do të ishit Ju gjykatësi , z Ngjela, do ta dënonit Berishën me arrest shtëpie apo me burg ?

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Teuta

                      Fol idiot se koha e idioteve dhe pleqve qe spermbajne dot narsicizmin eshte…

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje