Nga konferenca e përbashkët për shtyp, Ministrja Elisa Spiropali dhe homologu kroat bënë një ftesë publike për Bullgarinë, për t’ju bashkuar deklaratës së përbashkët për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
Kjo marrëveshje trilaterale është nënshkruar tashmë mes Shqipërisë, Kroacisë, dhe Kosovës.
“U shprehëm, gjithashtu, të hapur për të përfshirë gradualisht edhe partnerë të tjerë me të njëjtat qëndrime, dhe do të mirëprisnim pjesëmarrjen e Bullgarisë në fusha ku përputhen interesat strategjike, veçanërisht në lidhje me ndërlidhshmërinë Adriatiko–Joniane, qëndrueshmërinë dhe sigurinë rajonale. Objektivi ynë është i qartë: ta bëjmë rajonin tonë më të ndërlidhur, më të qëndrueshëm dhe më të përafruar me arkitekturën europiane dhe euro atlantike. Në këtë kontekst, mirëpritëm rritjen e bashkëpunimit të mbrojtjes mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, siç reflektohet në formatin trilateral të krijuar këtë vit dhe të formalizuar përmes “Deklaratës së Përbashkët për Bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes”. E konsiderojmë këtë bashkëpunim një platformë të vlefshme për rritjen e ndërveprueshmërisë, forcimin e kapaciteteve mbrojtëse rajonale dhe mbështetjen e rrugës euroatlantike të Kosovës”, tha Spiropali.
Ore ne 99 hapem dyer e dritare per Kosovare, sot bejme organizime politike, Kosovaret mire qe s na e dijne per faleminderit po na shajne me llafet me te pista, urrejtje dhe nenvleresime.
Pse kemi ushtri Ne të albanistanit?
Ne krahasim me Kosoven Afgane jemi superfuqi. Kosova sa bashkia Librazhd e ka buxhetin. Me drona supermarketi
Një aleancë e munguar që në të ardhmen na shërben të rimarrin atë që në shekuj ka qenë e jona dhe të ri dalim sërisht në Egje. Aleancës duhet t'i shtohet edhe Turqia dhe në rast se NATO bie, ne të jemi gati. Binomi Serbi- Greqi duhet të pushojë së ekzistuari. Ishte dhe ngelet kanceri më i madh i Ballkanit
Shoku s jam dakort me qendrimin ekstrem. Greqia ka elemente ekstreme por pjesa me e madhe e popullit jane kushurinj te trete me Shqiptaret e Shqiperise. Sa i perket Serbise duhet te jemi promotor te paqes ne lidhje me Kosoven. Po lufte per ta jo se s ta dijne per nder, e ka treguar koha. Plus jane shume te ndryshem nga ne Kosovaret. Pra miq po ne distance
Po i ftoi elisa, do futen patjeter. Hahaha