Spiropali pritet nga Presidenti kroat: Mbështetje për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE, partneritet për sigurinë e përbashkët

24 Nëntor 2025, 11:24Politika TEMA
Spiropali pritet nga Presidenti kroat: Mbështetje për integrimin e

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit mëngjesin e sotëm nga Presidenti i Kroacisë Zoran Milanović. Në fokus të takimit bilateral ishte perspektiva europiane dhe mbështetja e Kroacisë për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE.

Gjatë takimit, Spiropali falenderoi presidentin kroat për mbështetjen politike dhe teknike që Kroacia vijon t’i japë Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit.

Eksperienca e Kroacisë përgjatë anëtarësimit në BE, sipas Spiropalit, tregon se reformat serioze dhe diplomacia proaktive japin rezultate konkrete dhe Shqipëria është e vendosur të ndjekë të njejtën rrugë.

Presidenti kroat vlerësoi angazhimin e Shqipërisë dhe kontributin e saj për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal, duke veçuar partneritetin mes dy vendeve për sigurinë e përbashkët.

"Nder dhe kënaqësi pritja nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, për integrimin e shpejtë dhe të merituar të Shqipërisë në BE, për sigurinë e përbashkët, si dhe për vlerat që e bëjnë marrëdhënien tonë, pikë referimi në të gjithë rajonin.", shkruan Spiropali. 

1 Komente

  1. K
    K O R C A

    Partneritet e marredhenie te verteta reciproke e te natyreshme midis dy vendeve , krejt e kunderta me mesjetaret greke e serbe , qe nuk kane asnje ndryshim nga shek.XIX e deri me sot !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje