Më 19 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mblodhi në selinë e Aleancës në Bruksel drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës civile dhe ushtarake nga të gjitha vendet aleate. Ky takim i komiteteve CIC (Civilian Intelligence Committee) dhe MIC (Military Intelligence Committee), si dhe sesioni i përbashkët, vjen në një moment kritik për sigurinë euroatlantike.
Shqipëria u përfaqësua nga Vlora Hyseni, drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Pjesëmarrja në këtë mbledhje të rëndësishme ka një peshë strategjike për Shqipërinë, që tregon edhe një herë angazhimin e vendit në bashkëpunimin për sigurinë me aleatët e NATO-s.
Gjatë takimeve u zhvilluan diskutime strategjike mbi çështje kyçe të sigurisë, përfshirë agresionin rus në Ukrainë, marrëdhëniet e Moskës me Kinën, Korenë e Veriut, Bjellorusinë dhe Iranin, si dhe të ardhmen e inteligjencës së NATO-s, me fokus tek teknologjitë e reja.
Rutte nënvizoi se lufta në Ukrainë tregon se “siguria nuk është rajonale, por globale”, duke theksuar se aleatët po shkëmbejnë inteligjencë më shpejt dhe më gjerësisht se kurrë më parë.
Takimet vjetore shërbejnë për harmonizimin e politikave dhe strategjive të inteligjencës, duke forcuar mbështetjen për planet dhe operacionet e NATO-s. Përveç seancave vjetore në Bruksel, komitetet mblidhen rregullisht përgjatë vitit.
Shqiperia e ka fjetur mendjen dhe ndihet teper e sigurte , qyshse dergoi ambasador te saj ne NATO Visho Ajazin , krahun e djathte te Bashkim Gazidedes , i faktuar katerciperisht si agjent i vene prej kohesh nen shebimin e UDB - se , fale talentit te rralle qe ka k/ministri ye E.Rama ne perzgjedhjen e njerezve per detyra te larta shteterore !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Shqiperia e fjeti mendjen qe kur plaku Mere qe shkaterroi opoziten me mdihmen e Bashes e Rames, anetaresoi Shqiperine ne Nato. Se ku e anetaresoi Rama na e thuaj ta dime. Vetem llogje e bojna beri...
Mendo një hap më larg. Amerikonët duke dit që Gazidete e dridhte bishtin me serbët , i vunë afer Vishon për ta kontrollu. Kaq. Tani po qe se Visho është aq pidh some sa e lun bishtin nga të dyja anët , atherë i lumt cari kur gjen .
Agjentēt e SHISH i sheh te sheshi Skenderbej nē Tiranē, ku personat e fishuar nē sistemin e tyre, ju bējn foto me celularin e punēs nē dijeni tē viktimēs.Jo vetēm qē SHISH ju ka hequr tē drejtēn e punës, por dhe ata qē punojn dhe nuk jan sjellur si duhet, sipas mēnyrēs sē SHISH, do pushohen ( me mēnyra nga mē tē ndryshmet) dhe do detyrohen tē largohen.Kjo ēshtē shish i metodave komuniste qē pērballen qytetarēt tanē
SHISH eshte thjesht nje zyre qe harxhon kot parate e taksapaguesve
Jane shume institucione psrazite qe majmen me gjakun e shqiptareve : Kontrolli i larte i shtetit , Insoektoriati i larte i drejtesise , Avokati i popullit , SHISH - i , nje fare Drejtorie per ushqimin ( qe fjasme u pezullua ca dite me pare , nje fare drejtorie per kujdesin e mbrojtjen e klientit qe mbikqyr zbatimin e rregullave higjenike , standartet e peshave e matjes ne treg , drejtorite rajonale te kujdesit shendetesor . . . , numuri eshte teper i gjate dhe nuk na degjon kush , fole sa te duash lokale administrata , si ajo qendrore edhe ajo lokale flene gjume dhe zgjohen ndonje here per te marre ryshfetin e radhes . Edi Rama e njeh shume mire gjendjen , por ndihet i pa fuqishem , sepse jane e gjithe kjo mase parazitesh qe e votojne dhe mbajne ne pushtet !