Edi Rama: Tregim për Shqipërinë, fshehur 80 vjet në histori!

22 Nëntor 2025, 21:21Politika TEMA
Edi Rama: Tregim për Shqipërinë, fshehur 80 vjet në histori!

Një faqe e jashtëzakonshme dhe e harruar e historisë së përbashkët shqiptaro-italiane po vihet në dukje nga dokumentari i gazetares Rudina Xhunga. Për herë të parë për këtë dokumentar u fol zyrtarisht ne konferencen e shtypit në Romë mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni. Bëhet fjalë për shpëtimin e rreth 25,000 ushtarëve italianë nga familjet shqiptare në vitin 1943, pas kapitullimit të Italisë dhe mbërritjes së forcave naziste në Shqipëri. E pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga në konferencën e përbashkët për shtyp, Kryeministrja Meloni e cilësoi këtë ngjarje si "një faqe të jashtëzakonshme të historisë dhe marrëdhënieve" që tregon afërsinë e thellë mes dy popujve.

Ajo konfirmoi se ishte në dijeni të projekteve për rivlerësimin e kësaj historie dhe shprehu gatishmërinë e plotë të qeverisë së saj për të mbështetur këto nisma. "Do të ishte një nga shprehjet më të bukura të asaj që është miqësia dhe dashuria, gatishmëria për të sakrifikuar veten për tjetrin," tha Meloni. Kryeministri Edi Rama, i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga në një intervistë për Dritare TV pranoi se kjo histori ka mbetur në heshtje për 80 vite dhe se vetë ai ishte njohur me dimensionin e saj të plotë falë punës së gazetares. Ai shpjegoi se narrativa kombëtare shqiptare e pasluftës e kishte anashkaluar këtë ngjarje, ndoshta sepse ushtarët italianë ishin pjesë e një ushtrie pushtuese fashiste dhe kujtesa kolektive e kishte portretizuar italianin më shumë si një figurë "gjysmë qesharake" si në filmin "Njeriu me top", sesa si një masë prej 25,000 njerëzish në nevojë që u shpëtuan nga shqiptaret.

"E vërteta është që ky nuk është një fakt historik i njohur mjaftueshëm për të zënë vend në memorien kolektive," tha Rama, duke e krahasuar këtë heshtje me atë që mbuloi për dekada edhe historinë e shpëtimit të hebrenjve, e cila fitoi vëmendje vetëm pas rënies së komunizmit. Kryeministri Rama e theksoi këtë akt humanizmi si një nga dy momentet më krenare të historisë shqiptare, krahas shpëtimit të hebrenjve.

Rama përgëzoi gazetaren Rudina Xhunga që po nxjerr në dritë këtë histori të harruar ndërsa i bëri një kërkesë publike ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, për të ndihmuar në shfaqjen e këtij filmi në Parlamentin Italian, në mënyrë që kjo dëshmi e fuqishme e miqësisë dhe humanizmit të bëhet e njohur për të gjithë, shqiptarë dhe italianë, që kanë një të kaluar ku i janë gjendur njëri-tjetrit jo vetëm pas 1990./dritare.net

 

 

6 Komente

  1. N
    Nik

    Shumë mirë që kujtohet një gjë e tillë por nuk është përmëndur dhe ana tjetër e medaljes, ushtarët italianë ishin shumë puntorë dhe ata nuk u paguan për punën e bërë, vetëm u strehuan dhe ushqimin.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Si nuk turpërohet ky të flasi për prralla të vjetra ,kur duhet të flasë për qeverinë hajdute e korruptuar nga i pari tek i fundit ?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albert

        Te lumte, Rudina.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Juaji, Tarasi

          Idiote Rudina e idiot ky. E pavertete qe jane trajtuar si personazhe gjysem qesharake. Tek Njeriu me Top i Driteroit eshte Augusto inteligjenti dhe i dituri. Mato Gruda dhe Mere Fisi jar dy injorantet qesharake. Edhe tek Malet me Blerim Mbuluar jane dy personazhe mjeku partizan Peliceli dhe depresiv italiani depresiv te cilet nuk jane aspak qesharake. Ka dhe plot vepra artistike qe e rrezojne kete diversion te rradhes se mender KM. Qesharaket e vetem ne kete histori jane Rama dhe Rudina.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Keci

            Ne librin ‘ la guerra piu lungha’ botuar nga nje ish mjek italian i forcave pushtuese ne vitin 1969 jep nje tablo qe histriografia koministe e la menjane.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Rreth kësaj historie "Nderi i Kombit", Petro Msrko ka shjruar romanin e bukur "Qyteti i Fundit", i cili në mos gabohem është bërë film nga Kinostudio. Nëse nuk është bërë prej tij mund të bëhet një skenar filmi italo-shqiptar, i cili mund të realizohet me ndihmën e qeverisë italiane, siç premtoi kryeministrja Meloni në konferencën për shtyp me Ramën në Romë, në përgjigje të pyetjes së Xhungës.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje