VIDEO/ ABC-ja 117 vjeç. Amaneti i Manastirit, Begaj: Kujdesuni për të!

22 Nëntor 2025, 14:40Politika TEMA
VIDEO/ ABC-ja 117 vjeç. Amaneti i Manastirit, Begaj: Kujdesuni për

Sot, në Ditën e shënuar të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi Kongresin e Manastirit, i cili me aktin historik të vitit 1908 i dha kombit bashkimin përmes germave të njësuara të gjuhës amtare. “Gëzuar përjetë Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”, uroi ai nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, nga ku bëri thirrje për ruatjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe, përballë fluksit të fjalëve të gjuhëve të huaja në epokën e teknologjisë.
Begaj shprehu mirënjohje ndaj atdhetarëve, studiuesve dhe shqqiptarëëve tëë Diasporëës, që mbajnë gjallë gjuhën shqipe.

Gjatë një fjalimi në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe ndër breza, sakrificat e atdhetarëve dhe kontributin e studiuesve për ruajtjen dhe pasurimin e shpirtit të kombit.
“Gjuha është shenja e kombësisë, është shpirti i një kombi. Ajo mban kujtesën, zakonet, këngët, legjendat, mënyrën tonë të të menduarit e të ndierit. Gjuha jonë shqipe është një nga gjuhët më të vjetra të Evropës, që i ka mbijetuar pushtimeve, ndalimeve dhe përpjekjeve për ta zhdukur. Asnjë fuqi e huaj nuk mundi ta shlyejë, sepse ajo jetonte në zemrat e njerëzve, në fjalët e nënës, në këngët e trimave, në rrëfimet e të urtëve. Shqipja na ka mbajtur gjallë si komb kur nuk kishim shtet, kur nuk kishim ushtri e as kufij të përcaktuar. Prandaj, të ruash e të zhvillosh gjuhën shqipe është një akt patriotik po aq i rëndësishëm sa mbrojtja e atdheut”.

Në kushtet e hyrjes së fjalëve të reja si efekt i vrullit teknologjik, Kreu i Shtetit vuri theksin në pasurimin e gjuhës dhe përcjelljen e saj te fëmijët, sidomos të atyre të Diasporës.

“Çdo gjuhë, por veçanërisht ato që fliten nga një numër më i vogël bashkëkombësish, si shqipja, ditët e sotme janë në rrezik, nga njëra anë prej ndikimit të gjuhëve ndërkombëtare, dhe, nga ana tjetër, prej deformimeve që ndodhin në komunikimin digjital. Besoj se pedagogët e nderuar të këtij universiteti e dinë më mirë se kushdo se, kush nuk e flet mirë gjuhën e vet, do të jetë gjithmonë i kufizuar të mësojë gjuhët e tjera. Kush dëshiron të flasë mirë një gjuhë të huaj, duhet të nisë duke mësuar mirë dhe me dashuri gjuhën amtare”, - theksoi Presidenti i Republikës.

Kreu i Shtetit nderoi figurat historike të Kongresit të Manastirit, e krahas tyre kontributin e atdhetarëve e të studiuesve të mëvonshëm. Duke iu referuar veprimtarëve shkodranë, Presidenti Begaj vlerësoi figurën e Luigj Gurakuqit, emrin e të cilit mban universiteti i Shkodrës, ku dhe u kremtua Dita e Alfabetit, si dhe studimet dhe përpjekjet e studiuesit të historisë së albanologjisë, Jup Kastrati, studiuesit të alfabetit, Tomor Osmani, dhe veprën e gjuhëtarit Bahri Beci.
Në fund të fjalës, Kreu i Shtetit përcolli këtë mesazh bashkë me urimin për Ditën e Alfabetit.
“Sot, ne kemi gjithçka që ata ëndërruan: kemi Shqipërinë, kemi Kosovën, kemi arsim shqip, media shqip, teknologji shqip. Por kemi edhe një detyrim moral: ta ruajmë, ta mbrojmë dhe ta zhvillojmë më tej këtë trashëgimi të shenjtë: gjuhën tonë, si shenja më e gjallë e identitetit shqiptar.
Një gjuhë, një shqiptari, një amanet.
Pa gjuhë, nuk ka komb!
Nuk mund të ketë shqiptari pa gjuhën shqipe, pa shkronjat shqipe. Për shkollat shqipe,
Kongresi i Manastirit na mëson se bashkimi është forca që i jep kuptim çdo përpjekjeje kombëtare. Të jemi sot si atëherë, një komb që sheh përpara, që nderon rrënjët e veta dhe që beson në fuqinë e gjuhës, të dijes dhe të unitetit.
Dua të mbyll fjalën time me një falënderim të vecantë, mjaft të madh për të gjithë shqiptarët, Diasporën e vjetër dhe të re, kudo janë, arbëreshët e Italisë, arbanitasit e Zarës në Kroaci apo arbëreshët e Mandricës në Bullgari dhe të gjitha shoqatat, mësuesit, studiuesit e gjuhës, të cilët, me përkushtim dhe dashuri të madhe punojnë çdo ditë dhe pa u lodhur për të promovuar, për të ruajtur dhe trashëguar këtë gjuhë të mrekullueshme të identiteit tonë.
Gëzuar përjetë Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”
Gjatë vizitës në Shkodër për festimin e Ditës së Alfabetit, Presidenti i Republikës u prit nga Kryebashkiaku Benet Beci. Kreu i Shtetit zhvilloi takime me studiues shqiptarë, vizitoi bibliotekën e universitetit “Luigj Gurakuqi”, si edhe muzeun “Vendi i dëshmisë dhe kujtesës”.

2 Komente

  1. P
    Presidenti me i paafte shqiptar, sa keq.....

    Hesht President Begaj, hesht, te kesh turp. Me mosveprimet e tij Presidenti Begaj po demton gjuhen, kulturen dhe artin e popullit tone! Pse, sepse nuk i shkon mendja qe te kerkoje leshimin urgjent te sinjalit te TVSh per gjysmen e shqiptareve qe jetojne ne emigracion! Si do munden brezat e rinj te mbajne gjalle gjuhen, kulturen e artin tone pa TVSh qevtransmeton edhe per ta?!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Draori

      Flasim për Kongresin e Manastirit?Në shtëpin ku u mbajtë ky kongres ,jashtë është vendos një plakë ku shkruan në sllavomaqedonisht më spari dhe pastaj në shqipë ,zhgarravitur që vështirë se lexohet.Kaqë meriton ky popull ,si është katandisur?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje