Baza ajrore Kuçovë, çelet tenderi për modernizimin e infrastrukturës

22 Nëntor 2025, 21:00Politika TEMA
Baza ajrore Kuçovë, çelet tenderi për modernizimin e

Pas hapjes si bazë ajrore që shërben si qendër taktike për NATO-n në marsin e 2024-s, Baza Ushtarake në Kuçovë do të pësojë të tjera investime. Operatori i Blerjeve të Përqendruara, ka shpallur hapjen e garës për përmirësimin e infrastrukturës, veçanërisht në hangarin e bazës . Fondi limit i përllogaritur është 10 milionë e 985 mijë lekë.

Referuar dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti përfshin një sërë ndërhyrjesh, në ndërtimin e infrastrukturës elektrike, infrastrukturë telekomunikacioni përmes fibër optike, si dhe parashikohet plan-vendosja e ndriçuesve në rrugë.

Një element i rëndësishëm i projektit është ndërtimi i një kabine të re elektrike, e cila do të furnizohet me tension të mesëm 20 kV, në mënyrë që të garantohet funksionimi i pajisjeve elektrike në të gjithë kampusin.

Projektimi i rrjetit për sistemet elektrike është hartuar në përputhje të plotë me organizimin e ambienteve të përbashkëta, lëvizshmërinë brenda kampusit, vendosjen e objekteve dhe hapësirave të jashtme, përfshirë terrenet sportive dhe mjediset shoqëruese. Ky projekt pritet të modernizojë ndjeshëm infrastrukturën ajrore në Kuçovë, duke e përafruar atë me standardet bashkëkohore në siguri dhe teknologji, shkruan A2 CNN.

Sipas dokumentit, parashikohet gjithashtu që të krijohet rrjeti i jashtëm i furnizimit me ujë, i cili do të kryhet përmes tubacionit kryesor ekzistues të Bashkisë Dimal.

Gjatë zbatimit, është parashikuar përdorimi i produkteve dhe materialeve të certifikuara, të cilat janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, me qëllim garantimin e një ndërtese funksionale, moderne dhe të sigurt, thuhet në dokument. 

6 Komente

  1. B
    Beqir Balluku mut muti

    Obobo tani qe ska te drejt firme belaja doli ky tenderi. Te presin pak se i thon gjithato lek te fitoj dhe ca e shkreta ,te plotesoj leket per te bler ndonje ishull.

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1

      Ketu do vidhen miliona Euro.

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        Kucova eshte pjese e NATO. Te vidhet dhe ne kete project do jete klasike lol.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Munika

        Me tenderat mos u ngaterroni. Tani e tuteje ato do I jap Dumani me qelbesirat e Spakut. Nuk paskan te ngopur non gratat!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Armand

          Qelbesire je ti. Spakun shyqyr qe e kemi.

          Përgjigjjuni
        2. E
          Emigrant

          Mendoj qe kete tender ta bej spaku Sepse te tjereve sua mban sepse spaku i fut ne burg

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje