Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve, Lamallari takon ministrin britanik: Stereotipet janë të padrejta

22 Nëntor 2025, 16:30Politika TEMA
Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve, Lamallari takon ministrin britanik:

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka përcjellë shqetësimin e qeverisë shqiptare ndaj deklaratave të fundit të zyrtarëve britanikë, gjatë një takimi në Tiranë me Lord Timpson, Ministrin e Shtetit për Burgjet, Shërbimin e Provës dhe Uljen e Përsëritjes së Veprave Penale në Mbretërinë e Bashkuar.

Lamallari theksoi se narrativa që synojnë një kombësi të caktuar përmes etiketimeve negative nuk i shërbejnë bashkëpunimit mes dy vendeve. “Qasjet që nxisin stereotipe dhe përçarje janë të padrejta dhe në fund rezultojnë të pavlefshme apo edhe kundërproduktive,” u shpreh ai, duke publikuar edhe pamje nga takimi.

Ky reagim vjen pak ditë pasi kryeministri Edi Rama e quajti “zhgënjyese” deklaratën e ministres britanike Shabana Mahmood, e cila foli për mbi 700 familje shqiptare që, sipas saj, pas refuzimit të kërkesave për azil vazhdojnë të jetojnë në Britani me fonde publike.

Në bisedimet dypalëshe në Tiranë u diskutua gjithashtu mbi ecurinë e marrëveshjes për transferimin e të dënuarve, bashkërendimin e procedurave të ekstradimit dhe forcimin e bashkëpunimit gjyqësor mes dy shteteve.

Nuk është hera e parë që autoritete të larta britanike ngrejnë akuza ndaj shqiptarëve në kuadër të debateve për emigracionin. Në të kaluarën, deklarata me tone të ngjashme kanë ardhur edhe nga ish-sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, duke shkaktuar reagime të forta nga Tirana.

3 Komente

  1. L
    Lani

    Bravo ????

    Përgjigjjuni
    1. P
      Piloti

      Duhet ti kerkosh llogari britanikeve perse e coptuan Shqiperine. I ndane shqiptaret ne 5 shtetet. Ose mos fol hiç

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Nuk e kemi akoma ate force. Do vije koha edhe per ate.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje