VIDEO/ Rama: Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ngjarja e vetme ku do ndihesha i kënaqur pa kushte

23 Nëntor 2025, 11:59Politika TEMA
VIDEO/ Rama: Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ngjarja e vetme

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ngjarja e vetme, e cila do ta bënte atë plotësisht të kënaqur do ishte momenti i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë podkastit “Flasim”, Rama theksoi se në jetën e tij politike dhe personale rrallëherë ka përjetuar kënaqësi të plotë për arritjet e bëra, duke theksuar se “vuan nga pakënaqësia” dhe dëshira për t’i bërë gjërat më mirë.

“Unë vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë, ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë këtë që them. Me aq sa kam arritur të kuptoj është që në distancë, perceptimi që krijoj është shumë i ndryshëm nga ai që jam në të vërtetë.

Nëse në distancë mund të dukem si një njeri që i di të gjitha, në fakt vuaj nga pakënaqësia, jam i pakënaqur me çdo gjë që bëj. Nuk them që po, këtu jam happy, sepse nëse do të ketë një gjë që do të jem i kënaqur pa kushte, besoj do të arrij ta shoh momentin e hyrjes në BE. Është apokale, historike.

Ndërsa të gjitha arritjet e tjera, për të cilat nuk ankohem, por i shpreh me një ndjenjë pakënaqësie ndaj vetes jo nga mundësitë që më janë dhënë. Në çdo gjë e mendoj që mund t’i kisha bërë më mirë, mund t’i kisha bërë më mirë.

Unë jam shumë i vështirë në debat dhe i mbroj me shumë forcë bindjet e mija, duhet bërë kjo gjë. Por jam shumë i hapur për të bërë më mirë, edhe për të kuptuar edhe se ku tjetri mbase e ka më mirë ose unë e kam gabim. Por nuk e tregoj. Që i vogël e kam pasur, i pathyeshëm në kokëfortësinë për të nxjerrë timen”, tha Rama.

16 Komente

  1. L
    Llumi mazhorance- opozite

    Ore varja antarsimit dhe grupkapitujve te leshit, shif se jeni tu vjedh ne menyren me brutale qe ekziston dhe asgje s,po beni. Jo vetem balluku

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arsyetim

      Ky vjedh per vete o lum miku! Si kujton ti. Nqs ti ke shoke 10 hajdute, dhe rri me ta, vetë je burrë i mirë? Aman or shok! Ca gjëra janë janë llogjikë e thjeshtë! Pastaj po erdhi puna që një minister, zvkryeminister apo kryeminister, mbrohet pas pushtetit dhe procedurave ligjore, ne vend te jape doreheqjen me dinjitet shtetari, athere thjeshte bashkimi i ketyre dy llogjikave te thjeshta verteton per kedo njeri qe qeverishesh nga HAJDUTE

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        KM flet për BE në për të larguar vëmendjen nga korrupsioni,vjedhja,mungesa e ujit,rrugët që prishen tre ditë pas inagurimit,pastimin e parave të drogës dhe korrupsionit,Z.V. Kryeministrat që vjedhin dhe arratisen, fshataret e varfër që marrin tendera me miljona pa asnjë strukturë,etj,etj. Mos vallë kokëfortësia jote tregohet kur bashkëpuntorët dalin të korruptuar dhe ti i shtërngon fort ?

        Përgjigjjuni
      2. N
        Ndalo vjedhjet,kjo eshte me mire se BE

        Na cave trapin me kete BE

        Përgjigjjuni
        1. d
          dhe semundja vec agravohet

          Me kokefortesine e semure dhe kriminale historike, per te mbrojtur karrigen, me cfardo cmim kur mund t’ ja kishje lene vendin, para shume vitesh, nje personaliteti te formuar perendimor,VELIAJT,do te gjendesh si i denuari i madh i historise.Sundimi tend i gjate, ka futur uje nga te gjitha anet dhe e ka asfiksuar shpirterisht dhe truperisht shqiptarin e thjeshte. Dhe ti e di mire, perse perendimi te perkrah, me fjale, ne te kundert me realitetin ketu.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            Z kryeminister mos I trgo shume rendersi BE se nuk na pranuan nuk behet qameti , tregoi kujdes reformes ne drejtesi se aspaku po ju keput kokat nje e nga nje dhe po trimeron kriminelet .Mere ne dore sale shpejt situaten se kete qe bene tani po te afrohe ty si kryetar I qeverise .

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hajde hajdeee

              Dmth po trimeron spaku kriminelet qe bashkepunojne nga mengjesi ne darke me ballukun e me ramen!! Hajde te mbyllte e mendjes hajde!! Hajde hajdee

              Përgjigjjuni
            2. .
              ...

              O pallosh, pse nuk nxjerr ndonje foto nga rruga qukes qafe plloce sot? Se mire kur mbarojne qe ben ato videot me me dron! Po kur shemben kur prishen, pse hesht? Pse nuk ndjehesh si njerezit e thjeshte qe thone po si ka mundesi qe harxhohen (vidhen) 260 milion euro per nje rruge qe nuk ka asnje mase mbrojtese ne anesore? Qe bie mali dhe ze rrugen poshte dhe shyqyr qe nuk vdiq njeri?

              Përgjigjjuni
              1. !
                !!!

                Harrove korce erseke qe u shemb etj etj! Ky i poston vetem ne fillim nga gezimi se ka marre leket

                Përgjigjjuni
              2. N
                Nje mik qe te do te miren

                Mos u lodh fare. Jeto pakenaqesite se te frymezojne per te bere art. Futja dhe nje trahana keto dite me shi e shiko mga TV si permbyten mileti qe po qeveris.

                Përgjigjjuni
                1. ?
                  ???

                  Pallosh, per nje bllok te ilir metes, per nje video ku flitej per korrupsion 700 mije euro, karikove njerezit me shprehjen " populli i vjedhur dhe i genjyer" kerkove doreheqjen e ilir metes (qe e dha), kerkove njerezit ne rruge, desh e ktheve ne lufte civile vendin! Tani per shuummeee here me teper, per qindra milione euro qe ikin cdo vit ne drejtim te paditur, ke hyre ne llogore kundra popullit tend dhe kundra prokurorise me keq se Berisha athere!! VERTETE KESHTU DO TE KUJTOHESH???!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    BE vret dhe ne groposim qytetarët tanë

                    Politikanët tanë janë si syri dembel. Presin që BE t'ju bëjë punën dhe ata të vazhdojn në krye të vëndit. Të gjithë ata që bëhen ministra, e din që fukarallëku për ta i errdhi fundi, ndaj të gjithë përvetsojn ç'far t'ju jepet mundësia, ku e din që duhet kohë të diktohen dhe në shumicën e rasteve nuk zbulohen asnjëher mënyra përvetësuese.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sass

                      Vjedhjet qe jane tregojne cilesit e rrugeve, nese qeveria nuk merr masa per nje kontroll te rrept te gjitha duhet te behen brenda 2 viteve. Duhet nje dore e fort se per cdo tender vjedhet 50% tr fondeve e sigurt

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Real

                        Hipokrit, delirant, hajdut.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ambulanti

                          Po me ligjin 7501 do hysh ne BE ti o pallosh ??.

                          Përgjigjjuni
                          1. v
                            v

                            Ka nje moment tjeter kur ti arrin kenaqesine maksimale dhe ky moment eshte kur prish shtepite e banoreve per tu marre trojet dhe kur kundershtojne u hdh gaz lotsjelles femijve ne 5 te mengjezit dhe pastaj i terheq nenat zvarre sic bere me nene Lizen.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje