Ministrja e Jashtme e Austrisë të martën në Tiranë

23 Nëntor 2025, 19:40Politika TEMA
Ministrja e Jashtme e Austrisë të martën në Tiranë

Ditën e martë, më 25 nëntor, Ministrja Federale për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Ministrja austriake do të pritet në një takim bilateral nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ku do të diskutojnë mbi zhvillimet aktuale në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin rajonal dhe çështje të rëndësishme ndërkombëtare.

Pas takimit bilateral, të dyja ministret do të mbajnë një konferencë për mediat, e cila do të zhvillohet nga ora 14:15 deri në 14:45, në mjediset e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.


Vizita e Meinl-Reisinger vjen në një moment të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Austrisë, si dhe për diskutimin e çështjeve të integrimit evropian dhe forcimit të partneriteteve strategjike në rajon.

 

 

1 Komente

  1. K
    K O R C A

    Dje shkruanit se do te na vizitonte ministrja e jashteme e Australise , kurse sot paski nderruar mendje . do yte na mvije ajo e Austrise ! Dhe . . . . , kerkoni vemendjen e respektin e lexuesve ! ! !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje