Spiropali: Kamza foli qartë, fort dhe pastër! Votat e Kamzës janë vota zemre

13 Maj 2025, 14:53Politika TEMA

Spiropali: Kamza foli qartë, fort dhe pastër! Votat e Kamzës

Elisa Spiropali, drejtuesja politike e qarkut të Tiranës ka reaguar pas rezultateve zgjedhore në Kamëz, duke i cilësuar ato si një sinjal të qartë mbështetjeje për Partinë Socialiste dhe për punën e bërë në këtë bashki ndër vite.

Ajo falënderoi strukturat e Partisë Socialiste, aktivistët dhe qytetarët, duke theksuar se mbështetja ka ardhur "pa dallim partiak apo prejardhjeje".

“Vota e Kamzës foli qartë, fort dhe pastër. Askund më shumë se në Kamëz, kjo diferencë shigjetash elektorale nuk qëndron kaq kontrastuese, si dëshmi se vota është fryt i punës e i transformimeve të jashtëzakonshme, shërbimeve për qytetarët, projekteve dhe investimeve që e kanë ndryshuar rrënjësisht këtë vend që deri para pak vitesh konsiderohej moçal infrastrukturor e elektoral.

Mirënjohje për punën e palodhur të strukturave të Partisë Socialiste, aktivistëve, simpatizantëve, qytetarëve që na kanë mbështetur pa dallim partiak, a dallim prejardhjeje. Votat e Kamzës janë vota zemre.

E gjitha na frymëzon e na detyron për punë edhe më të mira për Kamzën! Faleminderit!”, shkruan Spiropali.

Spiropali: Kamza foli qartë, fort dhe pastër! Votat e Kamzës

1 Komente

  1. L
    Luli i vocer me gjysme opinge

    Elisa mos ke pare ndonje hender me sy hapur ne dielle por une e di qe kamza drejtohet nga PD-ja.moj zonje

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje