"Vrasësi ngrihet e të quan kriminal', Spiropali-opozitës: Pretendoni të na bëni gjyqin, por ju këtu dhe ata që ulërijnë në majë të kalit do marrin përgjigje më 14 maj

16 Shkurt 2023, 13:46Politika TEMA

"Vrasësi ngrihet e të quan kriminal',

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar ashpër ndaj opozitës duke thënë se do e marrin përgjigjen në zgjedhjet e 14 majit.

“Nuk e kuptoj si vazhdon merret fjala për procedurë për të njëjtën çështje vazhdimisht dhe pa pushim.

Ndoshta jemi në pikën e rendit të ditës ku hajduti të quan hajdut, ku vrasësi ngrihet e të quan kriminal, ku imorali ngrihet e gjykon moralin kolektiv, ku ai dhe ata që janë jashtë e s’kanë lënë gjë pa i bërë këtij vendi nga dosjet, blloqet, mielli, boja, zhvatja, ngrihen këtu e pretendojnë të na bëjnë gjyq.

Populli ua ka bërë gjyqin atyre. Sa herë kanë dalë e kanë vënë fytyrën e tyre, e kanë marrë përgjigjen. Ata që janë këtu apo ata që ulërijnë në majë të kalit jashtë do e marrin përgjigjen më 14 maj se nuk e mundin dot. Kanë vetëm bilbila”, tha Spiropali.

2 Komente

  1. p
    pirro

    sakte

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mirdita

      Te ruajt zoti per mendjen qe ke

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje