Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka përshëndetur zyrtarisht marrjen nga autoritetet shqiptare të letrës së “ftesës” për dorëzimin e Pozicionit Negociues për Grupkapitullin 5, që përfshin fushat e burimeve natyrore, bujqësisë dhe kohezionit. Ky hap i rëndësishëm konsiderohet momenti i fundit për përmbylljen e procesit të çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian.
Deklarata e plotë e Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali:
“Ftesa e Presidencës Daneze për paraqitjen e Pozicionit Negociues për Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni” dhe Konferenca Ndërqeveritare që do të mbahet së shpejti përmbyllin çeljen e të gjithë kapitujve të negociatave.
Kuvendi do të vijojë të mbështesë maksimalisht paraqitjen e Pozicionit Negociues dhe përpjekjet, kontributet dhe investimet për zhvillimin e qëndrueshëm rural, modernizimin e bujqësisë dhe kohezionin social e territorial të Shqipërisë, si dhe do të intensifikojë diplomacinë parlamentare për arritjen e objektivit tonë kombëtar për Shqipërinë 2030 në BE.”
Me pelqen shume kjo vajza ne foto!
Bujqesine mbeshteteni, por moss harroni se shqiptaret po I helmon kjo bujqesi hileqare. Beni dicka qe njerezit te kthejne prape besimin tek produktet e vendit, te cilat vet bujqit I helmojne me helme e hormone. Megjithate, suksese ne udhetimin drejt Evropes, se kjo eshte me e rendesishme.
Alamet pjeshke je! Po te protesta pro palestineze e Gretes do marresh pjese? Jo per gjo po takove prinderit e cifuteve para dy ditesh! Apo ste le I gjati LOL
Haha Spiropalja me fytyr të re. Po pse moj zonjë ishe më e mirë përpara, tani je shëmtuar, kush të mbushi mendjen?