Spiropali pret ambasadorin e BE Gonzato dhe Tatiana Mrazikovën: Antena e PE për Ballkanin Perëndimor, tashmë në Tiranë

4 Shtator 2025, 14:40Politika TEMA
Spiropali pret ambasadorin e BE Gonzato dhe Tatiana Mrazikovën: Antena e PE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato dhe drejtuesen e Zyrës së Përfaqësimit të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Tatiana Mrazikova.

Spiropali e cilësoi zyrën si “Antena e Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor”. Ajo u shpreh se ajo është “Një impuls i fuqishëm për integrimin dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit, si dhe për lidershipin e Shqipërisë në këto procese.”

Zyra e Përfaqësimit do të përshpejtojë dhe mbështesë proceset e integrimit, si dhe do të nxisë e fuqizojë ndërveprimin dhe mbështetjen e Parlamentit Europian me Kuvendin e Shqipërisë dhe parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

2 Komente

  1. L
    Latifi

    Keto dy grate e BE qenkan edhe bukurane!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Putanesca

      Nuk njihet Spiro-palla

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje