Spiropali pret Komisionin për Punët e Jashtme në Senat: Spanja mbështetje ndërpartiake për integrimin e Shqipërisë në BE

11 Nëntor 2025, 14:06Politika TEMA
Spiropali pret Komisionin për Punët e Jashtme në Senat: Spanja

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti sot në Tiranë delegacionin e Komisionit për Punët e Jashtme në Senatin e Spanjës, të drejtuar nga José Ignacio Landaluce Calleja.

Në senatin spanjoll, thekson Spiropali, spikat mbështetja ndërpartiake për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ndërkohë Shqipëria dhe Spanja, sipas Ministres, mbeten dy vende mike të Mesdheut që reflektojnë kulturë të thellë, vlera, partneritet dhe besim reciprok.

"Bienvenidos a Tirana! Mirëprita sot drejtuesit e Komisionit për Punët e Jashtme në Senatin e Spanjës, ku spikat mbështetja ndërpartiake për integrimin e Shqipërisë në BE.??

Shqipëria dhe Spanja mbeten dy vende mike të Mesdheut që reflektojnë kulturë të thellë, vlera, partneritet dhe besim reciprok", shkruan Spiropali.

Lini një Përgjigje