Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
“Në paraburgimin e Gjykatës Speciale këtu në Hagë takova presidentin Thaçi dhe përmes tij i dërgova të fala e mia por edhe të qeverisë shqiptare por besoj edhe të popullit shqiptar. Edhe tre luftëtarëve të tjerë Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”, tha Spiropali.
Ajo shtoi se e gjeti Thaçin “në gjendje të mirë”, duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë, “me dëshirën për të parë vendet tona sa më mirë”.
Ministrja i shprehu mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për një proces të rregullt dhe të drejtë që të prodhojë drejtësi historike.
“I shpreha mbështetjen e Ministrisë së Jashtme, të qeverisë shqiptare, të kryeministrit Rama për një proces të rregullt dhe të drejtë i cili në fund të prodhojë drejtësi historike dhe jo padrejtësi historike”, theksoi Spiropali.
Spiropali uroi që vendimi i Kosovës për krijimin e Dhomave të Specializuara të mos kthehet në të kundërtën e saj.
“Ne urojmë shumë që ai vendim i pjekurisë shtetërore të Kosovës për të votuar Dhomat e Specializuara dhe Gjykatën Speciale të mos kthehet në të kundërtën e vet, të respektojë procesin e rregullt ligjor, të drejtat e njeriut dhe mbi të gjitha besimi që Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët kanë ndaj drejtësisë ndërkombëtare të mund të jetë i përligjur deri në fund”, deklaroi Spiropali.
Si ishin kushtet aty ne burg te mira? Sdo i kesh aq te mira te burgu i grave kur te vije rradha.
Te semafori pashe motren tende o b,q,