Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg ka shpallur sot një vendim domethënës kundër Turqisë, duke konstatuar shkelje të të drejtave themelore në dënimin e të akuzuarve për grushtin e shtetit të vitit 2016. Vendimi vë në pikëpyetje përdorimin ekskluziv të të dhënave nga platforma e komunikimit "ByLock" si provë e vetme në procese penale, duke e cilësuar këtë si dënim pa bazë ligjore – një praktikë që shkel Nenin 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që ndalon dënimin pa ligj të qartë.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar menjëherë duke e krahasuar këtë rast me çështje të njohura më parë në Europë si Sky ECC dhe Enchrochat, që kanë nxitur debat mbi ligjshmërinë e përdorimit të të dhënave të marra në mënyrë të diskutueshme si prova në gjykatë.
“Gjykata e Strassburg, ka shpallur sot vendimin kundër gjykatave Turke, të cilat dënuan anëtarët e grushtit të shtetit të 2016-ës.
Gjykatat Turke (njësoj si këta tonat) rrefuzuan të gjykojnë ligjshmërinë e marrjes së të dhënave nga platforma "By Lock", platformë e ngjajshme me Sky ECC dhe Enchrochat.
Gjykata e Strassburg e konsideron dënimin mbi bazën e këtyre të dhënave, pra të marra jo sipas ligjit Turk, si dënim pa ligj. Neni 7 i Konventës e ndalon gjykimin dhe dënimin pa ligj!
Gjithashtu, gjykimi i bërë vetëm me të dhënat e "By Lock" si provë e vetme, konsiderohet si shkelje e proçesit të rregullt ligjor.
Pra Gjykata e Strassburg vijon të mos dorëzohet mbi parimet e gjykimit të drejtë. Ja ka dhënë turinjve Turqisë vendimet e dënimeve.
Dhe këtu flitet për grusht shteti, e jo për krime urbane...
****
Po me këtë a lejohet të shpresojmë qoftë dhe me entuziazëm, se parimet e gjykimit të drejtë janë ende në fuqi?!" - shkruan Manjani.
Lini një Përgjigje