Tabaku takon Wisner: Shqipëria duhet të bëj kujdes në afrimin e investimeve të huaja dhe të ruhet nga vendet me tendenca malinje

13 Qershor 2024, 16:48Politika TEMA

Tabaku takon Wisner: Shqipëria duhet të bëj kujdes në

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka qenë e pranishme së bashku me një numër deputetësh nga parlamenti shqiptar në një konferencë mbi Mekanizmat e Mbikqyrjes së Investimeve të Huaja në Shqipëri. Ajo ka postuar në rrjetet sociale postimin dhe diskutimet në këtë konferencë ku i pranishëm ka qenë dhe Deleguari me Punë i SHBA David Wisner.

Gjatë fjalës së saj në konferencë deputjta Tabaku u shpreh se është e rëndësishme që Shqipëria të marrë masa parandaluese nga investimet në pikat kyçe prej bizneseve që vijnë nga vendet jo miqësore me Shqipërinë dhe që përbëjnë një kërcënim për NATO de jo vetëm. Tabaku u shpreh se është e nevojshme që Shqipëria të ketë një mënyrë dhe formë parandaluese për këto ndërhyrje duke nënvizuar rëndësinë e legjislacionit.

Si kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane, Tabaku u shpreh se do të shihte mundësinë se si mund të nduhmohej procesi parandalues.

Ajo u shpreh se ka një mënyrë se si Shqipëria mund të operojë duke marrë shembullin më të mirë nga legjislacioni i BE dhe më tej dhe nga SHBA.

Tabaku u shpreh se jo rrallë burimet kryesore të natyrës në vend apo portat hyrëse kanë qenë nën drejtimin e këtyre kompanive me origjinë nga vende të dyshimta për Shqipërinë dhe perëndimin.

 

1 Komente

  1. S
    Sygjerim ambasadorit te Usa

    Ambasador i nderuar, mos harxho kohen me Joriden sepse ajo eshte peme pa kokra, dhe per me teper bisht i fshehur i nongrates. Si politikane ajo nuk fiton mjaftueshem vota per deputete, pale te mobilizoje te tjere per opoziten. Populli e percepton ate si nje pasanike me prona te pamerituara me pune e djerse. Vetoheni dhe do shihni.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje