Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura, të pranishëm kanë qenë kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, drejtues të drejtorive vendore, deputetët aktualë dhe ata të zgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit.
Takimi ka zgjatur rreth 90 minuta dhe është karakterizuar nga tone të ashpra dhe kërkesa të drejtpërdrejta nga ana e Kryeministrit. Sipas burimeve nga mbledhja, Rama ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të të gjithë drejtorëve të Bashkisë së Vlorës.
“Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar. Kryetari i Bashkisë duhet të firmosë menjëherë shkarkimet”, mësohet të ketë deklaruar Rama.
Gjithashtu, ai ka theksuar se të gjithë drejtuesit vendorë duhet të jenë në gatishmëri të plotë për të zgjidhur problemet e qytetarëve dhe për të adresuar me urgjencë çështjet që shqetësojnë qytetin.
Ky reagim i fortë i Kryeministrit vjen në një kohë kur Vlora përballet me një sërë problematikash të pazgjidhura nga strukturat përkatëse, ndërsa pakënaqësitë qytetare për mënyrën e funksionimit të administratës vendore janë shtuar ndjeshëm.
Ende nuk dihet se kush do të jenë zëvendësuesit e drejtorëve aktualë, por në ditët në vijim priten zhvillime dhe emërime të reja në administratën e qytetit.
Pas mbledhjes, Rama është parë duke ecur në këmbë në lagjen “Muradie”, i shoqëruar nga Arbjan Mazniku, Pirro Vengu dhe Sinan Idrizi. Ata janë ndalur për rreth 30 minuta në një lokal për kafe, përpara se Kryeministri të largohej nga qyteti.
Ndërkohë, kandidati për deputet i cili nuk hyri në listat fituese, Klevis Kaso, u emërua kryetar i PS në Vlorë. Deputetja Eriona Ismaili tashmë do të jetë bashkëkryetare e kësaj force politike. Emërimet janë komunikuar sot gjatë vizitës në Vlorë nga kryetari i PSSH Edi Rama./ TCh
Po mire e ka kryeministeri .... plehra ne plazhe , çfare dreqi bejne turpe plazhet publike , pa wc , pa dush , pis ..ku do ta beje robi urine ? .
"Ndërkohë, kandidati për deputet i cili nuk hyri në listat fituese, Klevis Kaso, u emërua kryetar i PS në Vlorë. Deputetja Eriona Ismaili tashmë do të jetë bashkëkryetare e kësaj force politike. Emërimet janë komunikuar sot gjatë vizitës në Vlorë nga kryetari i PSSH Edi Rama." Nuk zgjidhen me nga antaresia Kryetaret e PS ne rrethe ? u emerokan nga "i modhi", pas nje vizite dhe nje kafeje me Sinan Idrizin ??? Shpejt do vije dita qe PS do katandiset me keq se PD sot ...
O Kaso , je i sakte . Ku gjatovina emron e shkarkon si i do qejfi jo vetem ne administrate e ne bashki po edhe ne parti . Tani nuk ka me PS , po nje grup mjaftistesh qe Rama i xhiron si i do bytha , pa statut e pa rregulla . Po ia kalon edhe prepotentit Xhelil Gjoni .
Nuk e di nëse u shkulli veshët se një fshat si Narta, 4 km larg qendrës së Vlorës, po vuan pej kohësh me mungesën e ujit të pijshëm dhe se fëmijtë u shkruajnë prindërve nga emigracioni se nuk mund të vijnë familëjarisht sepse nuk kanë ujë për të pirë e për t'u larë fëmijtë e tyre..
Po për projektet e qeverisë që i bëri rrugët e Vlorës si rrugë milingonash e që vetëm çmënduri trafiku prodhojnë dimër e behar, kë do shkarkojë KM ?! Apo qytetarët e vlorës!!!
Shkundi mire keta vlonjatet se keta kujtojne se punet behen vete po hype ne karrige.Karrigija eshte e veshtire per tu mare por do shume bythe te firta per ta mbajtur sic duhet.
Kush tjau shkundi? Per ke e ke llafin? Se ky ahaaaa...I duhen nja 30 vjet... Aty duhet Mehmeti.
Se mos ketu ne Tirane punet jane me mire. Numri i turisteve eshte shtuar, po ashtu eshte shtuar edhe sasia e plehrave. Mos shikoni shume larg, por shikoni ne qender dhe tek Pazari i Ri. Ndertimet pa leje jane shtuar keto muajt e fundit sa qe jane shemtuar edhe pallatet e reja prej tyre. Nje person ka zene tarracen e pallatit ku ka bere ndertime pa leje, ka bllokuar me dere te blinduar hyrjen ne tarrace, dhe nuk lejon askend te hyje atje. Thote e kam privatizuar, kur tarraca eshte e perbashket. Tani i ka shtrire hapesirat edhe perreth katit perdhes ku ka lokal, dhe thote se siperfaqja ku hyjne banoret dhe rrugicat e lulishtet perreth jane te mijat, se i kam blere nga ndertuesi i pallatit. Do te ruash qetesine, por kur shikon se cfare behet te vjen te plasesh! Merr ne telefon Policine Bashkiake, por ata se rruajne fare. I rimerr prape dhe ata ose ta bllokojne telefonin, ose te thone se kemi derguar patrullen. Por, ne fakt askush nuk eshte dukur. Mezi i kemi blere apartamentet, me cmim te larte, dhe askush nuk ka te drejte te prishe pamjen e tyre dhe te demtoje pronen private. Vertet personi ka leke, por jo te neperkembi banoret, sikur eshte pronari i pallatit. Ka nje shkrehje totale te administrates dhe paaftesi profesionale, mungese respekti, njerezilleku dhe korrupsion, per te cilen Rama duhet te nderhyje edhe me fort.
Shkarkon drejtoret e bashkise, emeron kryetaret e PS dhe ledhaton kryetarin e bashkise. Ka bo shtet o plak ©️
Ne Durres eshte situata me e rende per parkimet se ne Vlore dhe ne bashki flene gjume. Ka me dhjetra makina te parkuara prej 10 vitesh , te braktisura qe kane zene vende parkimi dhe askujt ne bashki nuk ja vret syrin. Shikoni tek Niks'market prane tregut fshatar pervecse ka 2 vende te blokuara para marketit perballe tij ka nje furgon rrangalle prej 13 vitesh qe bllokon 2 vende parkimi dhe eshte kthyer ne objekt fotosh nga turistet sepse kujton se je ne Xhibuti te Afrikes . A ka polici bashkiake, po shef, te polic. Bashkiake nuk ja vret syrin ajo pamje e rende. Shikoni para ish. Fab. Bukes tek kazanet e plehrave si shitet mbi trotuar duke bllokuar ecjen e lire te njerzve dhe kane bllokuar dhe parkimet normale dhe policia bashkiake vjen dhe tallet e nuk merr asnje mase. Shikoni ten zyra nr.5 e postes lagja 12 ku vendosen cdo dite 12 manekine ne trotuar duke bllokuar kalimin e njerzve dhe askujt nga bashkia nuk ja vret syrin kjo pamje makaber, dhe sa ka keshtu neper Durres . Bllokohen parkimet me goma, gure, kova stola dhe qytetaret sillen te merzitur per te gjetur nje vend parkimi. Pol.bashkiake eshte shume indiferente. Pse duhet dhene leje parkimi 24 ore per shites lulesh plastike apo te gjalla. Turp dhe leje dhe per diten e shtune e djele. Turp i madh.
Kshtu te degjeneron administrata kur fiton zgjedhjet tuj tregu barcaleta. Kur heroine e dites na behet Zegjineja (injorante e noteruar). Kur "gjigandi" ben vetem show duke mos patur asnje program, asnje objektiv, asnje vizion. Kur e quan pjesmarrjen ne "Giro d'Italia" certifikata per te hyre ne Europe. Yxhym, o burra kush te vjedhe me shume.
Nuk ke pa gjo ala Cinxo, te kam paralajmeru
Uje ne çezem o komandar. Kur do na e sjellç, se na u poq buza per nje pike uje, si Zegjinese per Bardhon e Saliut. Mire ne behar, se lahemi ne det. Po ne dimer, si do ja bejme ?, na ngriu kaka ne bythe. U bene gjithe vlonjatet "bythmuter". 35 vjet pa uje, na zuri çezma merimanga. Si gjithmone, fajin e ka Saliu ?!.