Talibanët dhunojnë dy zonja të PD-së!

18 Janar 2024, 11:32Politika TEMA
Talibanët dhunojnë dy zonja të PD-së!

Nga Azgan Haklaj 

Kaçakët ashtu si egersirat dimrin e sidomos janarin e kane stinë të vështirë për të gjetur ushqimin dhe prenë e tyre për mbijetesë ndaj egërsohen përtej  limiteve duke u bërë të rrezikshëm.

Kështu ndodhi dhe dje fatkeqësisht në Kuvendin e Shqipërisë me dy kaçakë të zbuluar të rradhës si Gaz Bardhi e Flamur Noka, të cilët pretendojnë të shpalosin opozitarizëm që në fakt duket qartë se janë në mejdan për lidership të lëvizjes çartiste, foltores, çetës antiamerikane, antidrejtësi.

Dy kaçakë të vaksinuar nga nongrata Marshall Berisha e të ndërsyer nga Trekëndëshi i Bermudës, për ta mbajtur peng parlamentarizmin, të mbështetur nga disa të tjerë që rrinin në prapaskenë publikisht e mediatikisht fyen, kërcënuan deri duke përdorur dhunë verbale e fizike ndaj deputeteve të PDSH-së që qëndruan si burrnesha Flutura Açka dhe Merita Bakiu.

Këto dy zonja të nderuara kanë qëndruar sypatrembura edhe me dt 8 janar të vitit 2022 në Selinë e PDSH-së përballë sulmit barbar të organizuar nga Hamasi i foltoristëve me të gjitha arsenalin e armëve mesjetare për ta marrë shtëpinë e lirisë me dhunë, por në fakt ikën me bisht ndër shalë.

Duhet theksuar se Flutura Açka përpos statusit  politik është  përsonalitet eminent i letrave shqipe më të cilën mburrej Gazeli në fushatën elektorale në Elbasan në vitin 2021.

Merita Bakiu është pinjolle e familjeve Bakiu & Balla, e përsekutur politike, kontributore mbi tre dekada për PDSH-në.

Ky është një akt i neveritshëm e i paprecedent i cili mund të gjëjë sinonim vetëm me aktet talibane ne Afganistan.

Nuk dua të përsëris mijëra shqiptarë që  kanë dënuar në rrjetet e tyre sociale këtë paturpësi e cila tashmë është ndërkombëtarizuar e bërë virale por po ndalem ne dy aspekte që e rëndojnë veprimin e shëmtuar përtej ndëshkimit juridik i cili nuk ka arsye përse të mos ndodhë pasi ata të njëjtën gjë duan ta bëjnë të premten tek komisioni i reformës zgjedhore, sepse aty e kanë hallin, pasi nuk e duan këtë reformë që çertifikon fundin e tyre.

E para ky akt ndodh në një kohë kur i gjithë opinioni ynë po përjeton akte barbare dhune ndaj grave duke cënuar deri dinjitetin tonë dhe himanizmin si komb.

E dyta, ky  makabritet publik, përveçse shembullit të neveritshëm që ekspozon në tempullin e demokracisë është një përdhosje e kodit zakonor të shqiptarëve ku gruaja, nderi dhe dinjiteti i saj janë të shenjta, e ndodhi pikërisht ditën e kalimit në amshim të simbolit kombëtar e përsonofikimit shtetëror të shqiptarëve Gjergj Kastriotit (Skenderbeut).

Imagjinoni çdo të kishte thënë Hipokrati për doktor Mulin!!!

Mirëpo me egërsira të uritura nuk mund të negociohet.

Këtu nuk është fjala për uri njerezore pasi të dy "talibanët parlamentarë" janë pasanikë të deklaruar por për uri politike pasi koncentrati i tyre i ushqimit ka prekur fundin.

Natyrisht ka në ballkonin e marrëzisë të Sali Magdalenës ca krunde që ju hidhen pasditeve por dimri është i gjate dhe krundet “non grata" po shterojnë.

Nuk kam fjalë të shpreh indinjaten time dhe jo vetëm dhe as epitete të kualifikoj këtë marrëzi e cila në gjithçka mund të përkthehet e perifrazohet por kurrë në  opozitarizëm e politikë.

Shpresoj që nëse ka ngelur një pikë cipë politike e demokratike në Parlamentin Shqiptar ky akt jo vetëm të ndëshkohet por të jetë i fundit në këtë klime konflikti antikombëtar që po ushqehet me qëllime ugurzeza të cilat janë përsëritur shpesh në momente delikate nacionale në Atdheun tonë.

Së fundmi u them trimave huthi shkoni e protestoni tek spaku kur ta marrin Marshallin për tu pyetur po ua mbajti!

Aty nuk guxoni sepse nuk u mbështet dot Bermuda!

Këto sorra që sulmojnë shqipet do të kenë fundin e akrepit skorpion.

21 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Idioti mund shkenctarin. A di pse Kulluri? Se idjoti ka eksperience si idjot, ndersa shkenctari nuk hyn dot ne idet e idiotit se ka tjeter qasje...

    Përgjigjjuni
    1. A
      Argita shemtuar e baxhelle

      Ke thene shume gjera te sakta Azgan. Bjerini mē hienave Flamur me shkop nē bithe e Gazes qe pallohet në bithe

      Përgjigjjuni
    2. s
      sapa

      Ne boten perendimore keto pamje do ngrinin Prokurorine ne kembe pa pasur nevoje te denoncoje njeri!Po jo ne Albanistan!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Refugjati

        Kjo eshte shqiperia ,njerezit me bisht qe i quajne politikane ,te gjthe politikanet ne shqiperi jane si mul maloku ,mafjoz e hajdut njerez te dale nga shpellat

        Përgjigjjuni
        1. D
          Daullxhiu

          Mul muti, spiun I hapur I serbit, do perfundoj ne burg ku do trajnohet ne kapjen e sapunit.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tetovari2

            A vërtetë ,Muli është doktor?! Nëse është e saktë, propozoj që oda(urdhëri)e mjekëve urgjentisht të ia mer licensën nëse e ka dhe diplomën të ia shpallë të pavlefshëm.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjei

              Denoncim ,dhune ndaj grave

              Përgjigjjuni
              1. s
                sevi

                Turpi i botes ..fatkeqesi qe kjo eshte PD... nuk po e kuptojne edhe pas 33 vitesh cdo te thote NON GRATA por shpellaret nuk gdhenden...

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Humoristi

                  Tam-tam makutet e pleoave ne drejtesi bashkepunuan me talebanet,hamasin, ,Putinin,… per te mbreteruar shoku Sali !

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rozafa

                    O edi rama o maskara ku e ke garden, pse nuk nderhyn garda ndaj talebaneve, deri kur. Bravo moj burrnesh malesh, mu kujtuan legjendat e nores se kelmendit e shote galices, ti ke gjakun etyre stu trem suri perbadhe bardha gazmendt bythqimi e muuuliit. Je e vetmja burrnesh qe u perbadhe me talebanit, nuk u trembe, kujtoj vetem edhe nje raste burrneshe kur gjylameti cau rrugene hyri nekuvend midis turmes se talebaneve, ku jeni grate e shqipris e te kosoves qe ngreni zerin per cdo gje por per ket raste jo. O edita tahiri turpi i shqiptaris pse nuk po leh per kete raste badhke me ate termollin

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Muzaka i Ri

                      Nuk kam ndonje simpati per z.Haklaj, por ketu ka te drejte, vertet Taliban. Per turp dhe faqe te zeze jan bere.Me kete qasje, kur nuk jemi ne qe jemi votues te kesaj partie,vaj halli per te lekundurit. Nuk vijne kurre ne pushtet me kete mendesi.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kështu është kur alabakët bëhen deputet

                        I pa epur qëndroi edhe Salianji me shkop me bardhoshe që blindoi shqupin,nga sulmi i gërdallës Sali me çeçenët e tij që donin të pushtonin shqupin,po ku janë sot që presin poshtë ballkonit e të pastrehit sali

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Traktori

                          Pse ty Sgan te duket vetja me i mire? Te gjithe nje soj jeni, shkoni mbytuni sa me shpejt te shpetoje Shqiperia.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arditi

                            Shume me i mire eshte. I degjova nje emision qe beri para disa kohesh edhe mendoj qe eshte zoteri burre. Ka vuajtur edhe nuk e ka pasur te lehte. Kete shkrim e ka qare. Respekte z haklaj

                            Përgjigjjuni
                          2. e
                            emigrant në Greqi

                            Thuhet se deputeti arrestohet menjëherë kur kapet në flagrancë gjatë kryerjes së një krimi. Pamjet epërcjella tregojnë se Muli me Bardhin kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike mbi dy deputete. Rasti është i qartë. Pyes: Ps SPAK-u nuk i arreston menjëherë të dy deputetët në flagrancë?

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Koli

                              E para ato jane bushtra e dyta ti Azgan je zonje e vertete.

                              Përgjigjjuni
                              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                PD i mungojnë dy meshkuj, për t'i treguar vendin zonjës esterike , Bardha , dhe kaubojsit prej Kukësi.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Talebanë dhunojnë motrat!

                                  Talebanët dhunojnë motrat e tyre! Përfaqësuesit e masakrave të shfrenuara e kanë vendin në burg. Këta horra dhe morra të ndyrë janë antishqiptarë. Dokumentimi në mediat vizive i fakteve mbi sjelljen e këtyre talebanëve është një shërbim i padiskutueshëm në vërtetimin real të natyrës së tyre kriminale. Në këto kushte lind pyetja: Si mund të bashkohet pëdëja? Kurrë! Pëdëja ka shkuar për lesh me duartë, me kokën dhe me llapën e të çmendurit sahali ballkoni, virusi shkatërrues i shqiptarëve, që edhe i izoluar dridhe e përdridhet nga frëngjia duke hedhur pështymën epidemike mbi surratin e atyre ndjekësve, që rrinë poshtë dhe presin me kënaqësi spërklat e të çmendurit. Me Gardhin, Nulin, sahalenë, lulziun dhe ndjekësit poshtë frëngjisë nuk ka bashkim.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tironci

                                    Azgani thote "Kacaket" se ate fjalen "Talibanet" duhet t'ja shpjegosh se c'eshte ...natyrisht pasi te kete ngrene nje gjysem buke!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. e
                                      emigranti

                                      mos u merzisni i ka dhene urdher saliu per cdo gje te ushtrojne forcen ne cdo vend

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dani USA

                                        Mir e ke ti o azgan po ke zgjedhur te besh karier rrugen e gabuar me Lilin qe eshte per ne burge qe me rrugen e kombit etj dhe ske per te ardhur kurr ne pushtet me rruge demokratike.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje