Përplasjet në Komisionin e Medias, Açka: S’mund të pranoj gjykimin e atyre që diploma u vjen era barut Gërdeci

18 Janar 2024, 09:02Politika TEMA
Përplasjet në Komisionin e Medias, Açka: S’mund të

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar lidhur me përplasjet në Komisionin e Medias, mes saj, Gazment Bardhit e Flamur Nokës.

Përmes një postimi në Facebook, Açka thotë se nuk mund të pranojë gjykimin politik të atyre që u mbajnë diplomat era barut Gërdeci.

Açka shton se deputetët e grupit të “Rithemelimit” duhet të përballen vetë me kryedemokratin Lulzim Basha, nëse kanë pengje personale me të.

''Unë mund të pranoj gjykim politik prej kujtdo, por jo prej çyrëve që iu mbajnë diplomat era barut Gërdeci.

Unë kam zot vetëm Zotin.

Dhe Ai më shtyn të them e të bëj atë që ndiej e besoj se është e drejta.

Kjo është e panegociueshme.

Nëse keni pengje personale me Lulzim Bashën, përballuni me të vetë, ndershmërisht'', shkruan Açka. 

8 Komente

  1. d
    drejtesia

    Bravo Flutra,keni gjithe respektin qe meritoni!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kolonjari

      Ky lloj gjykimi eshte me se i mirepritur. Te lumte.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Popull

        Bravo....te them te drejten nuk kam pas simpati per Acken...por e vleresoj qe distancohet nga bastardet e krimit...

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muli gomari

          Hallall kesaj zonje! Ke mbeshtetjen e gjithe popullit

          Përgjigjjuni
          1. l
            labi

            Acka gabon njesoj si keta te tjeret qe i versulen. Te gjithe jane aty te zgjedhur nga elektorati per te perfaqesuar interesat e trajtuar problemet e tyre. Cili nga keta po ben detyren? Te shkrin gazit Gjylameti qe i del ne mbrojtje. Ah te ishte aq e guximshme edhe kur kendezi kryeminister fyen e denigron femrat e opozites e te pozites!

            Përgjigjjuni
            1. s
              shelegura

              Nje grua dinjitoze kjo ja vlen krytare e pd.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Argon

                U kthjellua dhe e nderuara Açka.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Muzaka i Ri

                  Zonja duhet te garoj per kryetare te PD, nqse vazhdojne me mendesine e Sales,aha, te gjithe do perfundojne neper dritare. Te pakten te vadisin borziloqet.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje