Skena të papranueshme i ka cilësuar ambasadori holandez në Tiranë, tensionet që degraduan në dhunë verbal sot në Komisionin e Mediave.
Në një reagim në rrjetin social “X”, ambasadori holandez shkruan: “Skena të pa pranueshme në Kuvend. Nuk do t’i shfaq pamjet”.
Problemet e brendshme të PD-së sot u përcollën në tryezën e komisionit të Medias, ku deputeti Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u përplasën ashpër më koleget demokrate, Flutura Açkën dhe Merita Bakiun.
Nuk munguan as skenat e dhunës, nga ku Bardhi dhe Noka i kanë shkulur mikrofonin me të cilën po drejtonte mbledhjen kryetares së Komisionit të Mediave, Flutura Açka, pasi kjo e fundit refuzoi t’i nënshtrohej kaosit sistematik në Kuvend dhe komisionet e tjera, të cilat për t’i mbijetuar tensioneve janë kthyer online.
Për të mos lejuar zhvillimin normal të mbledhjes, deputetët e Rithemelimit vendosën në sallë edhe zhurmues. Në pamundësi për të kontrolluar situatën, Açka ndërpreu mbledhjen.
Kafsha e ka vendin ne pylle jo ne parlament por faji eshte i drejtueses se parlamentit denoje tre muaj dhe mbaron filmi mbas tre muajesh nese fillojne tre muaj te tjera . Çfare po bene prokuroria me aktin e tentatives se djegjes se parlamentit nga kafsha Flamur ? Nese nuk vepron ligji nuk mund te gjykoshe shkelsin e ligjit .