Përplasja e Nokës dhe Bardhit me Açkën, Yzeiri: Cirk banal, po shfaqen si kloun! I kanë braktisur edhe demokratët

17 Janar 2024, 15:06Politika TEMA
Përplasja e Nokës dhe Bardhit me Açkën, Yzeiri: Cirk

Analisti Ilir Yzeiri ka komentuar përplasjen e ashpër të Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës me deputeten demokrate Flutura Açka.

Yzeiri në një lidhje për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri' tha se kjo skenë është një cirk banal dhe se po shfaqen si kloun në Kuvend prej katër muajsh në Kuvend.


Sipas tij, mazhorancës i intereson kjo situatë, ndërsa thekson se Rithemelimi është braktisur nga shumica dërrmuese e demokratëve.

“Këto skena u bë dy muaj që i shohim. Ata janë tre keqbërës që PS i lejon si kloun që i intereson të paraqiten sa më keq. E dëmton opozitën, por nuk është kjo opozita.

Nëse përfaqësohet nga këta njerëz lë të dëmtohet dhe te dalë fare nga skena. U bë katër muaj që nuk ka studio televizioni që nuk i anatemon këta njerëz.

Ata i kanë braktisur edhe masa e madhe e demokratëve. Ky është një cirk banak, nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë”, u shpreh Yzeiri.

Yzeiri tha se opozita e ka për detyrë që të diskutojë dhe të marrë pjesë në komisione parlamentare për të kritikuar qeverinë.

“Detyra e opozitës është të marrë pjesë në qeverisje duke diskutuar, duke kritikuar qeverinë, të marrë pjesë në komisione parlamentare. Jemi i vetmi vend që kërkojmë të bëjmë reformë të thellë zgjedhore, e kemi të domosdoshme sepse disa herë për humbjet apo pakënaqësitë fajësojmë ligjin elektoral.

Dialogu është forma dhe mjeti që përdoret në demokraci. Konfrontimet dhe përplasjet nuk janë puna e politikanëve. Mund ta bëjnë një herë për të prodhuar formën e ekzistencës të marrëdhënies mes palëve në sistemin demokratik, por nuk mund ta bëjë rrugë siç e bën foltorja”, tha Yzeiri.

5 Komente

  1. a
    ardit

    Doli ky konja bjonde e Edi Rames?!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fat man

      Sa here kerkon ndonje lek del lek dhe vemendje del e llap ky koqja qe quhet Ysh-zeir.

      Përgjigjjuni
      1. X
        XXXL

        Po c'keni more te uruar me kurven Acka qe nuk ka ngelur jevg ne Elbasan pa e shkerdhyer, ajo nga mender demokrate eshte konvertuar ne socialiste dhe i sherben Ramutit.

        Përgjigjjuni
        1. r
          robi

          Shume sakte o Ilir, po shikoje skenen tek rrugica e Ali babes ku 40 hajdute me tallagjaren e foltores Adriana nockederren me syte e dy gishtat lart drejt perbindeshit te vicidolit ne katin e 8te duke pritur nje shqiponje ti beje glacen ne goje nga qielli sharebajges se neveritur qe lemeriti Tiranen kur u shemb gerdalla bordello teatri 87 vjecar i ushtrise italiane.

          Përgjigjjuni
          1. R
            ROMBI

            Më vjen keq që "luani " i Açkës nuk u zgjua te jepte një grusht turinjve Bardhucit

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje