Përplasjet në Komisionin e Mediave, reagon Nikolla: Bardhi e Noka i kaluan caqet, sulm i paprecendentë ndaj një zonje deputete

17 Janar 2024, 14:19Politika TEMA
Përplasjet në Komisionin e Mediave, reagon Nikolla: Bardhi e Noka i

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dënon sjelljen e deputetëve Gazment Bardhi dhe Flamur Noka ndaj kryetares së Komisionit të Medias, Flutura Açka.

Nikolla thotë se Bardhi dhe Noka i kaluan caqet e dhunës verbale, dhe për këtë flasin pamjet e transmetuara nga media. 

“Dënoj ashpërsisht ngjarjen shumë të rëndë që ndodhi sot në Komisionin e Medias të Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, jo vetëm penguan me dhunë zhvillimin e mbledhjes së Komisionit, por fyen rëndë Kryetaren e Komisionit, deputeten e nderuar Flutura Açka.

Ky sulm i paprecendent ndaj një zonje deputete të Kuvendit të Shqipërisë, është shumë më tepër se shkelje e Rregullores së Kuvendit dhe e etikës së sjelljes së deputetit. 

Në një kohë kur Kuvendi është duke punuar për ashpërsimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave, në mjediset e tij, në një sallë mbledhjesh ku duhet të zhvillohet debat për ligjet dhe prej nga duhet të rrezatohet edukatë dhe qytetari, në sy të kolegëve, medias dhe gjithë qytetarëve, dy deputetë ushtrojnë dhunë ndaj një kolegeje të tyre, deputete dhe Kryetare Komisioni.

Dhuna e ushtruar prej deputetëve Bardhi dhe Noka i kaloi caqet e dhunës verbale, dhe për këtë flasin pamjet e transmetuara nga media.”

 

 

4 Komente

  1. J
    Jari N

    Po pse nuk i dënoni dy shoqet e Sali Non Grada, Bardha G dhe Mula F, e keni miratuar rregullore e re, dënoje shoqen Muli dhe Shoqen Bardha Homo, edhe pikë.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbeni

      Dy krelegenër janë.Është e turpëshme t’i bësh presion një zonje të nderuar dhe aq më pak një deputeteje.Turpi i mbuloftë zagarët e sali MALOKUT !

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bushati Saliut nipi Hysniut

        Kane kohe qe i kane kaluar caqet po cfare po beni ju ?

        Përgjigjjuni
        1. l
          lexuesi23al

          Imuniteti nuk zbatohet per kafshet , shteti ligjor duhet te veproje per sjellje antiligjore per cilindo qofte, mjaft me se nuk po durohen nga populli i thjeshte po duket sikur jemi ne American latine , ka shtet apo jo..???!!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje