Anëtarja e Kryesisë së PD i drejtohet Bardhit e Nokës: Hallet tuaja mos i zgjidhni në kurriz të grave demokrate, e patolerushme dhuna që ushtruat

17 Janar 2024, 12:45Politika TEMA
Anëtarja e Kryesisë së PD i drejtohet Bardhit e Nokës:

Anëtarja e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi ka reaguar pas përplasjes së Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit me deputetet demokrate Flutura Açka dhe me Merita Bakiun në Komisionin për Mediat.

Përmes një postimi në Facebook, Jupi shkruan se kjo dhunë është e patolerueshme, ndërsa shton se hallet e tyre nuk duhet t’i zgjidhin në kurriz të grave demokrate.

"E patolerueshme dhuna që ushtrohet live nga Kuvendi i Shqipërisë ndaj Kryetares së Komisionit të Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Zj. Flutura Açka.

E rëndë të ngulmosh në dhunë, e papranueshme ta përsëritësh dhe ta kërkosh dhunën me vetëdije. Dhuna nuk zgjidh asnjë konflikt politik apo social. Dhuna thjesht krijon probleme të tjera më të ndërlikuara.

Të ndalet dhuna dhe akuzat ndaj deputeteve të Partisë Demokratike në Komisionin e Medias. Hallet personale mos i zgjidhni në kurriz të zonjave demokrate", shkruan ajo. 

 

3 Komente

  1. N
    Noka dhe Bardhi , DESHTAKET E SAQIUT .

    Mos u a vini re . Falimentuan bashke me nongraten.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marseli.

      Kundershtimi tuaj dhum I drejte,por trajtimi I njeanshem.Kjo te le te kuptosh se dhuna duhet ndaluar ndaj demokrtateve kurse per te tjeret perdoreni.Shum keq.

      Përgjigjjuni
      1. d
        dsa

        Persona plehra dhe bajga kur Ramuti tall karin me grate deputete te PD pa lene pas ato te PS nuk thone kurre nje gjysem fjale, por kerkojne te bejne lajm kur kjo gje ndodh brenda stanit te PD se Vules dhe asaj te "Rithemelimit". Mund te na sqaroni se ku e ka rezidencen dhe familjen e saj Grereza Ashkla e kalbur nga..... shkerdh....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje