Açka flet pas përplasjeve të ashpra me Bardhin dhe Nokën: Duan ta mbajnë në kaos parlamentin, keqardhje për kolegët

17 Janar 2024, 11:43Politika TEMA

Açka flet pas përplasjeve të ashpra me Bardhin dhe Nokën:

Pas incidenteve që u regjistruan sot në Komisionin e Medias, ku deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u përplasën me kryetaren Flutura Açkën dhe përfaqësues të tjerë, vjen një reagim nga demokratja.

Në një deklaratë për gazetarët, Açka u shpreh se ata duan të mbajnë në kaos Parlamentin, ndërsa shtoi se ndjen keq për kolegët e saj të cilët kanë vendosur të prishin çdo seancë plenare.

"Kam qenë shumë e qartë në të gjitha intervistat e mia, që opozita meriton komisionet hetimore dhe është një detyrim kushtetues i shumicës që të ja japë Komisionet hetimore opozitës. Po duke parë në vijëmësi që parlamenti ka dalë nga aksi, është jofunksional, e mendova si një gjest të parë timin që ta fillonim këtë vit mbarë.

Kolegët e mi të opozitës kemi bërë beteja të mëdha në Komisionin që drejtoj unë. Presim nga dita në ditë që të marrim një përgjigje pozitive për çështjen Butrinti. Sot u përballëm me një përplasje me kolegët që mendojnë se duhet ta mbajnë në kaos parlamentin.

Personalisht e shoh si një gjest jo të mirë dhe jashtë detyrës time si deputete që të dalë e të bërtas në komisione. Kjo ka qenë arsyeja që kam vendosur që këtë sesion ta hapim me  mbledhje fizike ku ti shohim në sy dhe shqiptarët. Kam një keqardhje të madhe për kolegët që kanë vendosur të prishin seancat. Keqardhjen më të madhe e kam për aludimet", tha Açka. 

5 Komente

  1. E
    Emigranti

    Ke te beshe me kafshe moj zonje.ik nje ore e me pare nga shpellaret.

    Përgjigjjuni
    1. K
      KARMA !!!

      Zonja Açka . E kupton ne ç’mut je futur?!? Nuk te kerkoj falje per fjalen që po perdor, se nuk e merriton . Ke bere edhe ti shfaqje te tilla. Kupto tani që me shume se gjysma e Shqiptareve jane kunder kafdhëvr te familjes politike ku je futur .

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Ke keqardhje per aludimet,e vertete qe aty te rreh cekani sepse eshte viti i fundit si deputete dhe sherbetore e pushtetit,se mbas kesaj nuk do jesh me deputete. Keqardhje se pas ketij perdorimi neverites do te te hedhin si lecke kepucesh.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Po ti qenke per dekorate mij sherbetore. Qellim te larte paske ne mendje , te shpetosh futyren e vertete te parlamentit. Jepi se iku koha se me vone nuk do jesh me ne kuvend

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mondi

            E po mire moj Zonjaaaa Flutura.Edhe ti ne Elbasan i more mare Burrat e Martume.Ja dy i ndave nga Grate.Per mua ju te PD jeni te gjithe per tju Perplasur mbas Murit,por Mjere Shqiptaret e shkrete qe Merren me ju.Flutra,je Gollobordse e ardhur ne Elbasan,unevqe shkruaj te njoh mire cfare Pise Femer ke qene e re,por shoh qe te quajne Zonjeeee.Cfare te them me,ndoshta ne Krahasim me Bardh Peden dhe Flamurin e Katuneve te Kuksit,ti ndoshta je Zonjaaaa e PD.Hajde Shkerdhatlluqe Hajde,Flutra Zonjeeee.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje