Berisha si Beleri kërkon leje nga SPAK, Haklaj: S’ka asnjë shans që të shkojë në parlament

17 Janar 2024, 09:22Politika TEMA
Berisha si Beleri kërkon leje nga SPAK, Haklaj: S’ka asnjë shans

Avokatët e Sali Berishës i janë drejtuar me kërkesë zyrtare SPAK-ut, për të marrë leje që ish-kryeministri në arrest shtëpie, të marrë pjesë në seancat plenare, në ushtrim të detyrës së deputetit.


Në emisionin “Repolitix” në Report Tv është bërë një krahasim me rastin e Fredi Belerit i cili kërkon leje që të dalë nga qelia për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Anëtari i kryesisë së PD Azgan Haklaj tha se ish kryeministri nuk ka asnjë shans që të shkojë në parlament.

“SPAK s’ka asnjë artificë ligjore që Berisha të shkojë në parlament. S’ka asnjë shans që Berisha të shkojë në parlament, është thjesht një blof.

Berisha thotë spak është organizatë kriminale ndërkohë që e ka votuar vetë...”, tha Haklaj.

 

2 Komente

  1. R
    Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

    Vampiri kerkon Gjak

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbeni

      Fuck you sali MALOKU.Aty të ngordhësh maskara e kriminel.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje