"Revolucioni" i Berishës, nënkryetarja e PD: Premtoi mbushjen e shesheve, por u zvogëlua në një rrugicë

16 Janar 2024, 18:16Politika TEMA
"Revolucioni" i Berishës, nënkryetarja e PD: Premtoi

Nënkryetarja e PS Orjola Pampuri ka ironizuar Sali Berishën që në arrest shtëpie çdo natë mban fjalim nga dritarja e apartamentit, ndërsa poshtë pallatit mblidhen militantët e fundit që i kanë mbetur Rithemelimit.

Referuar fjalimeve të Berishës që trumbetoi mbushjen e shesheve, thotë se ndryshimi nuk vjen duke u ngushtuar në një rrugicë, e aq më pak për një kauzë personale.

“Ajo pjesë e opozitës që shpresonte të bënte ndryshimin të mos ishte thjesht një rrugicë por sheshi i madh i shpresës të mbusheshin sheshe për kauzën e ndryshimit jo vetëm për një kauzë.

Të gjitha trumbetimet nuk duhet të ngushtohen në një rrugicë, shpresa nuk vjen nga rrugica por duke u mbushur sheshet.

Mendoj që duke parë Berishën si personazh i rëndësishëm i PD, nuk do të doja ta shikoja aty dhe e gjithë ajo të mos ishte një betejë për Berishën por për të gjithë hallet e shqiptarëve”, tha ajo.

Pampuri la të kuptohej se ishte dhe kundër sjelljes së Rithemelimit që edhe në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, “trashëgoi” skenarin e vjetër të dhunës të orkestruar fillimisht nga Berisha.

“Në situata të tilla presidenti duhet të jetë i paanshëm. Në rastin konkret çdo luftë kundrejt presidentit mendohet si betejë kundër institucionit të presidentit. Presidenti është institucion dhe duhet të respektohet si institucion”, tha Pampuri duke komentuar dhe faktin që presidenti Bajram Begaj nuk mundi të mbante fjalim në seancë plenare për shkak të situatës së krijuar nga Rithemelimi.

6 Komente

  1. l
    lexuesi

    Ky duhet te mbyllet ne cmendi qe edhe te semuret e tjere te jene privilegjin te argetohen me serenatat e gjysmakeve te tjere..

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vampiri Bisha

      Po po popo pooooooooo....ju due shume.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evisa

        Berisha dhe ai grusht përkrahësit, i kanë vënë vehtes për detyrë të armiqësohen me të gjithë. Politika konstante e Berishës, e cila ka konsistuar në mbajtjen gjallë të një terrori permanent me të vetminë qëllim për të siguruar përçarjen në gjirin e shoqërisë, ka qënë dhe mbetet rruga më armiqësore në të mirë të shoqërisë tonë. Tani, pas grushtit vdekjeprurës që i dhanë për zbatimin e një politike të tillë ata që kujdesen për mbarvajtjen e punëve në këtë botë, bëri që Berishës t'i mbetet t'a vazhdojë këtë politikë brënda feudës së tij, PD duke i bërë çorap anëtarët e saj mbi bazën e politikës së tij kurdoherë përçarëse. Sidoqoftë, një hap domethënës në të mirë të vëndit është arritur, nga përçarës i gjithë shoqërisë, atij tani i ka mbetur të përçajë vetëm PD. Por dhe kjo ka për të qënë e përkohëshme, fundi i tij ka për të ardhur shpejt...

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zina sallaksja e shkerdhyer

          Se vinte kjo dite qe Sala te fliste nga arrest shtepie??? I erdhi dita e ngordhjes qenit!!!!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sula

            Po te besh nje konkurs per dimensionet e rruges "mustafa matohiti", foltorasit do ta nxjerin me te madhe se "deshmoret e kombit"

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

              Po popo poooooooo..ju due shume..popo Vampiri

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje