Dëmi i gazetarisë me porosi! Si u krijua lajmi fake për të goditur Lulzim Bashën?

16 Janar 2024, 14:46Politika TEMA

Dëmi i gazetarisë me porosi! Si u krijua lajmi fake për të

Është për të ardhur keq se si në këtë vend përveç shumë gjërave që shkojnë keq dhe për dreq, një ndihmesë për thellimin e së keqes e jep edhe gazetaria me porosi.

Herë në shërbim të pushtetit, herë në shërbim të axhendave të vogla, ajo e humb misionin dhe shndërrohet në megafon të goditjeve personale.

Që pronarët e mediave, për interesa të mëdha ekonomike, ta bëjnë një gjë të tillë, e kemi parë shpesh, por është për të ardhur keq teksa shohim gazetarë të rinj që marrin huqet e të vjetërve.

Madje, sheh në konferenca për shtyp se si shndërrohen në agresiv dhe e humbasin qëllimin dhe misionin e tyre, duke u bërë zëdhënës të pretendimeve të palëve në sherrnajën e përditshme të luftës politike.

Kjo nuk është gazetari, por “vrasje me porosi”.

Për të prodhuar lajme bombastike të stisura të llojit: “SHBA dhe BE mohojnë/përgënjeshtrojnë Bashën”, krijohet një fake news sikur Basha ka deklaruar se “me ndihmën e Ambasadës, është bindur PS që të arrijë dakordësinë me Enkelejd Alibeajn”.

Pra, krijohet lajmi i rremë për të marrë përgjigjen që përbën lajm dhe që nevojitet.

Në fakt, kjo “deklaratë” e Bashës nuk ekziston asgjëkundi përveçse në kokën e atyre që e kanë shpikur, sigurisht pas porosisë së dhënë për ta bërë një gjë të tillë.

E vërteta është krejt ndryshe.

Deklarata e djeshme e Lulzim Bashës, ajo që të gjithë dëgjuan me vesh dhe panë me sytë e tyre, pas seancës plenare ishte mjaft e qartë.

Përveçse u shpreh se interesi i qeverisë nuk është normaliteti politikë, llogaridhënia dhe mbajtja e përgjegjësisë, por vazhdimi i teatrit me skenarë dhe regji të Edi Ramës për të pamundësuar zërin e opozitës, Basha i kërkoi Presidentit të Republikës të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për Komisionet Hetimore.

Gjithashtu, ai kërkoi zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të regullores.

Përsa i përket çështjes së Reformës Zgjedhore, Lulzim Basha u tregua shumë korrekt dhe shumë i kujdesur, duke u shprehur se “në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, përfaqësuesit e të cilit dëshiroj t’i falenderoj, ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest sa i përket prioritetit kryesor për largimin e papërgjegjshmërisë politike nga skena politike përmes Reformës Zgjedhore. Dhe të paktën për momentin duhet që në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike si udhëheqëse e këtij procesi në kuptimin thelbësor të fjalës, ia ka dalë që të bind palën tjetër për të nisur punën për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore. Detajet besoj do të bëhen shumë shpejt publike, por unë dua të falënderojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe që kanë ndihmuar jo thjesht opozitën, Partinë Demokratike në këtë drejtim, por edhe një interes publik të jashtëzakonshëm që është shkatërrimi i skenarëve për të zvarritur edhe një herë procesin e Reformës Zgjedhore. Se kur do të mblidhet komisioni, këtë do ta shikojmë, por ne insistojmë që puna e komisionit të jetë publike”.

Kjo është deklarata e plotë dhe e zbardhur e asaj që ka thënë kreu i PD-së, Lulzim Basha, një ditë më parë, e cila hedh poshtë pretendimet dhe fake news-et e vegjël që lundrojnë me porosi në detin e turbullt të gënjeshtrave, por që sigurisht nuk e kanë jetën e gjatë.

Dëmi i gazetarisë me porosi! Si u krijua lajmi fake për të

18 Komente

  1. B
    Basha ish dashnori Argides

    Basha eshte shune i ( mire ) po kur ka qene minister i brendeshem ne 21 Janar jane vrare kater protestues te pafajshem. Basha duhet te shkoje vete ne prokurori dhe te tregoje te verteten . Ministri Tahiri u denua me burge per nje telefonate me nje te supozuar trafikant ehhhhh ky bukuroshe bashkpuntor i familjes kriminale Berrisha bashke me ata qe shqehtesohen per nje lajme te rreme me pare duhet ti thone Bashes shko trego te verteten e vrasjeve rruga kombit apo rublat Ruse

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drini

      Hajde ja arritem dites qe Tema (nenkupto halene e PS) te marre ne mbrojtje Bashen. Nejse pavaresisht se eshte e drejta juaj ta mbroni investimin e Rames po sjell ketu si link shkrimin e BIRN qe sponsorizohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku thuhet e zeza ne te bardhe se ambasadoret i cilesojne deklaratat e Bashes si thashetheme te paverteta! https://www.reporter.al/2024/01/16/nderkombetaret-kerkojne-gjithperfshije-politike-per-reformen-zgjedhore/

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anonim

        Garda nuk eshte nen ministrine brendshme

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bledi

          Kush te ka rrejt qe garda nuk eshte nen min e brendshme? Me siguri lulqimi!

          Përgjigjjuni
      2. h
        hanxhari

        O Tema,te ishte "fake news" nuk do reagonin perfaqesite diplomatike,por ata e din sa loqe eshte lul basha dhe sa abuzon ai ne emer te tyre. Lul Basha e di qe eshte karte e djegur per Amerikanet,Anglezet dhe Europianet, sepse eshte njeriu me i korruptuar ne kete vend, me mbi 350 milion euro te vjedhura ne rrugen e kombit dhe sa e sa miliona euro te grabitura nga fondet publike

        Përgjigjjuni
        1. p
          pilo lala

          Ne floket me brilantine te Lul Bashes, une shikoj te ardhmen e Shqiperise. Luli do cudisi jo vetem Shqiptaret me rezultatet e tij, por gjithe EU, e cila do transferoj seline nga Brukseli ne bregun e Lanes. Nuk keni pare gje akoma....

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jugu

            Mero ti e ke mutosur Lulin tere jeten. Tani ke marre furcen dhe mundohesh ta lash dhe shpelash mutin me shurre. Kush e ka shkrujt kete pacavurre. Jeni te gjithe hajdute. Mjer populli qe ju ka votuar. Po na duket me i ndershem Berisha tani se sa ju hajdutat ne pushtet. Mero vjedh ujin e Tepelenes dhe ben rezort me lekat qe i jep Rama.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hahaha

              O tema. Kur dhe ti si gazete qe ta le kopilin ne dere e ben burrat shtatzane, arrin nxjerr pergenjeshtrim per lul bashen po pa i vene emrin atij qe shkruan pergenjeshtrimin, vaj medet pastaj.

              Përgjigjjuni
              1. D
                DMK

                Tema është e para që sajon lajme si me shitjen e bizneseve te rruga e Salës me 50% zbritje gjoja nga protestat e Saliut që as 50 veta si bëhen poshtë pallatit Kur nje lokal me qira nga 30 mije euro në muaj jepej me 15 mije euro Tema e përdor si lajm që po ulen çmimet per shkak të Saliut dhe Pilo Vrana etj sufllaqexhinjë e besojnë

                Përgjigjjuni
              2. D
                Dervish

                Pertoi te shkruaj per nje debil dhe rruga. Si Basha. Si dihet cuar ne fushe me lopate ne dore ,nje nevojtore.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aron

                  Lluqi Basha genjen edhe kur e pyet per oren. Keta fundurina te PD me vule jane nje mut i ndare me dysh me ate te Saliut dhe sic e kam thene, duan te marrin sikur edhe nje fitim te vogel ne tavoline, sepse ndryshe nuk ia thote asnjeri per te bere votuesit per vete. Keta genjejne edhe per ate qe eshte me ze e figure. Gje e mire qe te gjitha ambasadat e pergenjestruan kete genjeshtar.

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pyetje nga publiku

                    Po ai postulati aq i dashur "Basha fle gjume" qe i mbeti ne goje 9 vjet nga Edi Rama der te Mero Baze...hyn te keto "lajme fake" per Lulken?

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gezuar Hidhnim.

                      Ky artikull i Temes eshte "Fake mew's", o Mero perse e fut me zorr ambasaden amerikane e pame dhe e degjuam shume mire mashtruesin Basha kur tha "me ndihmen e nderkombetareve" pra jo vetem te amerikaneve, por pas "presionit" qe ky i kishte bere Edi Rames, ne vend qe te thote marreveshje nen rrogoz me te. Mero Koke-tjegulla perse nuk mbron 600 mije demokrate qe votuan Rithemelin e Saliut dhe nuk jane te perfaqesuar dhe lene jashte cdo procesi, por mbron dhe merresh vetem me mashtruesin, genjeshtarin, hadutin dhe bashkeautorin e vrasjeve me 21 janar Lul Bashen.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dinua

                        TemA dhe Mero, mblidheni mendjen e mos u beni bashkpunetore permes pjesemarrjes ne “LOJEN” e Salos, Lulkes dhe Xhikes, per te shpetuar delfinin nga drejtesia. Lulzim Basha nese nuk rrefehet vete ne SPAK e te marre statusin e bashkepunetorit, do te arrestohet dhe denohet si te gjithe shefat e tij…

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sqarim

                          I mjeri mero , me kte shkrim jeni bere per te ardhur keq. Po derisa ka komentues tifoze pse jo , edhe budallalleqe te tilla mund te tentohen. Por te biesh kaq poshte eshte kulmi i servilizmit ndaj Rilindasit. Se nuk i plas bytha per bashen meros jo , por duhet ndihmuar Basha qe te perqaje sa me shume e sa me gjate PD-ne qe te jete sa me rehat Pashai i surrelit.

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            paemer

                            Mero kete radhe ja ke fut kot po kot fare. Ti e urren Berishen, si ty edhe une, por qe te vije ne pushtet Lul idioti, Luli i kunatit hajdut nuk ka ku te veje me keq. Luli eshte kot fare, e drejton gruaja dhe Kunati.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Degelisi

                              Ti qe shkruan togfjalen "fake news" je I pjerfhur ne tru dhe tregon inferiorit Pse nuk shkruan lajme te rreme apo te genjeshtra

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Trapajane hesapi

                                Lulzime Basha duhet te jape llogari per 21 janarin,per 230 milioni dollari te rruges se kombit,per te cilat eshte akuzuari direkt,Pra Ka pergjegjesi direkte.Garda e Republikes eshte ne vartesie te drejtperdrejte te Ministri te Brendeshem.Edhe Nese urdherin per 21 janarin e Ka dhene Berisha ,Ish ministri i brendeshem i asaj ngjarje Ka pergjegjesi te drejtperdrejte.Komandanti i Gardes i merr urdherat vetem nga Ministri i Brendeshem.Aq me teper qe ai,Lulush bilbilushi nuk e Ka kundershtuar urdherin e kryeministri.Asnje justifikim nuk Ka per te.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje